Connect with Us

“Është shkelur ligji për sigurimet shoqërore”/ Arben Malaj akuza Ministrisë së Financave

Politikë

“Është shkelur ligji për sigurimet shoqërore”/ Arben Malaj akuza Ministrisë së Financave

Publikuar

-

“Ka shumë institucione që nuk derdhin në fondin e pensioneve shumën e parave që e kanë detyrim ligjor për punonjësin”,  këshu është shprehur ish-ministri i Financave, Arben Malaj, teksa e cilëson një gjë të tillë si shkelje hapur të ligjit.

I ftuar në studion e emisionit “360 Gradë”, Malaj bëri përgjegjëse direkte Ministrinë e Financave për këtë rast.

“Siç e pranoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, por edhe Ministria e Financave, ka shumë institucione publike duke filluar nga Ministritë, janë të dhëna të qeverisë, janë ente publike që nuk derdhin në fondin e pensioneve shumë e parave që e kanë detyrim ligjor dhe nuk është pak, është 27.9%, gati 1/3 dhe një pjesë e saj paguhet nga vetë punonjësit.

LEXO EDHE:  A ka një histori shantazhi, pas emërimit të dytë të Malajt në bordin e BSH?

Ma mban mua nga paga që ta derdhësh për pensionin tim të ardhshëm dhe këto para që janë të punonjësve një pjesë e institucioneve nuk i kanë derdhur.Shteti me këto para ka financuar shpenzime të tjera dhe përgjegjëse është Ministria e Finacave që të mos e lejojë që ky fenomen të ndodhë”, është shprehur Malaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një institucion i pavarur monitorimi

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas konferencës së djeshme të donatorëve.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh falenderuese ndaj vendeve që kanë ndihmuar Shqipërinë, ndërsa shtoi se ky është një mesazh i qartë se nuk ka asnjë paragjykim ndaj shqiprarëve.

“Konferenca e djeshme do t’iu japë shqiptarëve kurajon për të vazhduar betejën e tyre. Ajo tregoi mbështetjen nga BE për shqiptarët. Takimi i djeshëm tregoi qartë se nuk ka asnjë lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, përkundrazi ndiejnë detyrimin për t’i ndihmuar ata”-tha Kryemadhi.

Më tej, ajo i drejtoi një mesazh të fortë qeverisë, ndërsa tha se “Ajo që dua të theksoj është se tani duhet të fillojë përgjegjësia dhe përgjegjshmëria e qeverisë. Buzëqeshja e kryeministrit ishte e madhe, sepse prej vitësh kërkon kredi.”

LEXO EDHE:  Arben Malaj jep alarmin/ Sjellja e Ramës do dëmtojë ekonominë e vendit

LEXO EDHE:  Kongresi PS/ Arben Malaj: Duhet më shumë demokraci dhe përgjegjshmëri për Shqipërinë

Më tej, ajo theksoi se “Shuma 880 milion euro, është hua, borxh që do paguhet nga taksat e shqiptarëve prandaj është shumë e rëndësishme për të pasur një institucion monitorimi të pavarur, që do të bëjnë monitorimin e të gjithë këtij projekti. Besimi tek kjo qeveri ka humbur.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po shkoni si delet drejt thertores”/ Avokati i njohur bën paralajmërimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me konferencën e donatorëve për Shqipërinë, e cila u zhvilluar një ditë më parë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se 880 milionë € kredi, në emër të qeverisë shqiptare, që sipas tij është njëlloj si “t’i hapësh varrin vetes”.

“Të të miratojnë 880 milionë € kredi në emrin tënd pa të pyet hiç (thuhet që është akoma dhe më shumë por duhet të presim konfirmimin) kur je zhytur me 13 miliardë € në total, do të thotë që ke marrë lopatën dhe po hap varrin tënd ekonomik.. ose po bën gati valixhet për t’ja mbathur për të mos paguar për dekada interesa për një kredi që e ka marrë Qeveria në emrin tënd pa të pyet e pa të pjerdh hiç (në fakt mendo se muaj ka Edi me 40 hajdutët e vet që bisedojnë mçeftas me këto banka)..”-shkruan Goxhaj.

Më tej, Goxhaj bën edhe një paralajmërin të frikshëm, ndërsa shkruan se “Veç ajo gjëja që s’kuptoj unë:

LEXO EDHE:  Zbardhet pazari i Edi Ramës me Arben Malajn

LEXO EDHE:  Zbardhet pazari i Edi Ramës me Arben Malajn

Po pse janë kaq të gëzuar xhanëm.. sidomos këta me shkollë?!? Si ato delet që shkojnë me qejf t’u këndu e tu lodru drejt thertores!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasi fugonin e burgjeve me të dënuar brenda/ Arrestohet shoferi

Publikuar

-

Nga

Policia ka arrestuar shoferin e drejtorisë së Burgjeve që u aksidentua paraditen e djeshme në vendin e quajtur Qesarat.

Në pranga është vënë 56-vjeçari me inicialet H.H.

Sipas policisë, 56 vjeçari duke drejtuar furgonin tip “Hyunday” në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve po kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë u përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet S. Sh. Për ngjarjen u arrestua 56-vjeçari, ndërkohë që u referuan materialet në Prokurori për 60-vjeçarin nga Memaliaj që drejtonte ‘Benz’-in.

LEXO EDHE:  A ka një histori shantazhi, pas emërimit të dytë të Malajt në bordin e BSH?

LEXO EDHE:  Shengeni ballkanik/ Arben Malaj: Unioni doganor, gabim i qeverisë

Në furgon ndodheshin shoferi, gjashtë efektivë shoqërues edhe dy të paraburgosurit./CNA.al

LEXO TE PLOTE