Connect with Us

Disa muaj pasi mori detyrën/ Shkarkohet kreu i doganave

Lajme

Disa muaj pasi mori detyrën/ Shkarkohet kreu i doganave

Publikuar

-

Vetëm 7 muaj pas marrjes së detyrës shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj.

Arsyeja e largimit të kreut të doganave është mosrealizimi i planit të të ardhurave , pasi deri më tani nuk bëhen të ditura shkaqe të tjera

Gjokutaj është zëvendësuar nga Gjon Bardhi, që deri më tani ka mbajtur pozicionin e zëvendësdrejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

LEXO EDHE:  Veliaj jep sot dorëheqjen

Gjokutaj u emërua në detyrë, në fund të marsit të këtij viti. Gjokutaj drejtonte më herët Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, post të cilin e mbante që prej marsit të vitit 2017./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Punonjësit e call centerave po organizohen në sindikata/ Firmoset kontrata e parë kolektive në këtë sektor

Publikuar

-

Nga

Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar mbas një pune të gjatëdy vjecare ka arritur të firmos sot kontratën e parë kolektive në sektorin e call centerave, duke vendosur kështu gurin e parë kilometrik në punën e gjatë të organizimit të punonjësve të këtij sektori.

Kontrata kolektive e punës e firmosur ndërmjet Sindikatës e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar dhe punëdhënësit “Best Training & Consulting” siguron standarte më të larta dhe mbrojtje për të 200 punonjësit e kësaj kompanie.

Gjatë firmosjes së kontratës, Administratorja e Shoqërisë znj. Ersenilda Elezi u shpreh e kënaqur për faktin që janë kompania e parë nëShqipëri nëfushën e call centerave që firmosin kontratë kolektive. “Fokusi jonë ka qenë gjithmonë rritja e standarteve dhe kushteve të punës, pasi vetëm duke pasur punonjës të kënaqur mund të ofrojmë shërbime akoma më të mira për klientët tanë, urojmë që kjo kontratë të shërbej si një udhërrëfyes, për rrugën që duhet të ndjekin edhe kompanitë e tjera të ketij sektori.” – tha znj. Elezi

Ndërsa per kryetarin e sindikatës z. Renato Mucaj, ky është një moment historik pasi nuk garanton vetëm të drejtat e këtyre punonjësve,por e ngre marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës në një standart tjetër duke u bërë kështu një shembull dhe për kompanitë e tjera për të hapur dyert dhe për të lejuar organizimin kolektiv. Z. Mucaj, falenderoi të gjithë punonjësit,organizatën “Together For Life (TFL)” dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë periudhë 2 vjecare organizimi që u kurorëzua sot me firmosjen e kontratës kolektive.

LEXO EDHE:  Vetingu në polici/ Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm

LEXO EDHE:  Presidenti Mugabe jep dorëheqjen pas 37 viteve sundim

Kontrata Kolektive është e vlefshme për të gjithë punonjësit e Shoqërisë “Best Training & Consulting” duke rregulluar drejtëpërdrejtë dispozitat e KontrataveIndividuale të Punës dhe duke i siguruar Punëmarrësve të drejtën të mbrohen nga Kontrata Kolektive e Punës.Gjithashtu kontrata kolektive përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve duke garantuar mbrojtjen nga diskriminimi, trajtimin e barabartë të punëmarrësve,mbrojtje të vecantë për gratë shtatëzanë, mbrojtjen e të dhënave personale, trajnimet e punëmarrësve, pushimet vjetore, pushime të tjera për raste të vecanta, pagesat e orëve jashtë orarit dhe gjatëditëve të festave, rishikimi i pagave njëherë në vit, shpërblimet, sigurinë dhe shëndetin në punë, vlerësimin e performancës, shpërblimet mbi vjetërsinë në punë, liritë sindikale dhe të drejtën e grevës.
Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar do të monitoroj në vazhdimzbatimin e kontratës kolektive dhe njëkohësishtdo të vazhdoj punën për organizimin e mëtejshëm të punonjësve në sektorin call center.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dy aplikacione të reja/ Ja si mund të merrni çdo informacion në kohë reale në telefonin tuaj 

Publikuar

-

Nga

Agjencia e lajmeve

CNA.al (City News Albania) ” target=”_top” rel=”noopener noreferrer”>

CNA.al (City News Albania) ” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”color: #32373c;box-shadow: none;”>
CNA | City News Albania

City News Albania

CNA.al (City News Albania) ” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”position: relative;display: inline-block;padding-left: 35px;color: #82878c;box-shadow: none;”>
CNA

prej shumë vitesh në tregun mediatik shqiptar, me një profil të fortë politik, që ka publikuar me qindra materiale ekskluzive, intervista, opinione e komente dhe që ka denoncuar mjaft afera dhe skandale, tashmë është media që ka fituar besimin e opinionit publik dhe që çdo ditë gjendet pranë tyre.

Më një gamë të gjërë informacionesh, informim profesional, të paanshëm dhe me një sërë investigimesh

City News Albania” target=”_top” rel=”noopener noreferrer”>

City News Albania” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”color: #32373c;box-shadow: none;”>
CNA | City News Albania

City News Albania

City News Albania” target=”_top” rel=”noopener noreferrer” style=”position: relative;display: inline-block;padding-left: 35px;color: #82878c;box-shadow: none;”>

LEXO EDHE:  Vetingu në polici/ Jep dorëheqjen drejtori i rëndësishëm

LEXO EDHE:  Presidenti Mugabe jep dorëheqjen pas 37 viteve sundim

CNA

ka depërtuar tek qytetarët , duke u bërë zëri i tyre dhe duke i bërë ata njëherësh pjesë të tyre, me shqetësimet dhe problemet që ata denoncojnë.

Nga informacionet e minutës së fundit, tek ngjarjet e ditës, të cilat thellohen më pas me analiza. Që nga politika, kronika, vendi, bota, sport, blog, shoë bizz, lifestyle, CNA.al ka hapësirë për të gjitha kategoritë e lexuesve.

Por për të qënë më afër lexuesve, dhe për tua bërë më të lehtë marrjen në kohë reale të informcioneve që ne publikojmë, CNA.al sjell aplikacione të reja të cilat mund ti regjistroni në të gjithë telefonat tuaj IOS dhe Android.

Për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në telefonin tuaj Android klikoni në linkun https://play.google.com/store/apps/details?id=al.codeit.cna.

Ndërsa për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në IOS, klikoni linkun https://apps.apple.com/al/app/cna-city-news-albania/id1483498279

CNA.al do të jetë gjithmonë pranë jush për informimin tuaj me paanshmëri dhe gjithmonë duke parë interesin e publikut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Dhunimi i transgjinores Anxhela/ Reagon Meta: Sulm burracak

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj transgjinores të njohur si Anxhela.

Meta ka dënuar dhunën ndaj saj duke u kërkuar autoriteteve që të marrin masat dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët e sulmit.

“E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve.”, shkruan Meta.

LEXO EDHE:  Majko e thotë për herë të parë/ Tregon se kur i ka dorëzuar dorëheqjen Ramës

LEXO EDHE:  Dorëheqja e ministrave teknikë/Vjen reagimi urgjent nga LSI: Çudi, si nuk u çmontua ...!

Lajmi për dhunimin e Anxhelës u bë publik nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, i cili dënoi sulmin ndërsa i bëri thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen./CNA.al

LEXO TE PLOTE