Connect with Us

“Dijet tona ushtarake, më të mira se të ministrit”/ Neritan Liçaj ironizon Lleshajn

Politikë

“Dijet tona ushtarake, më të mira se të ministrit”/ Neritan Liçaj ironizon Lleshajn

Publikuar

-

Aktori dhe aktivisti i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Neritan Liçaj ka treguar planin e tyre në mbrojtje të godinës në rast të një sulmi nga Policia e Shtetit.

I ftuar në “Syri Tv” Liccaj u shpreh se reagimi i “Europa Nostra” i ka futur frikën qeverisë, e cila sipas tij, po nxiton të jetësojë planin.

“I ka trembur reagimi i Europa Nostra ndaj dhe po tentojnë të nxitojnë.  Vijon qëndrimi me turne. Javët e fundit kanë ardhur policët privatë të Lleshajt që shohin çfarë bëjmë, a jemi në gatishmëri dhe kujtojnë se ne hamë bar, jemi budallenj. Është e gjitha një lojë “kukafshehthi”. Më kollaj e kemi ne të pushtojmë ministrinë e brendshme dhe bashkinë se sa ata sheshin e Teatrit.

LEXO EDHE:  Nga Denis DYRNJAJA/Autorët e vërtetë të grabitjes së Aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme!

Ata natën nuk vinë me trupa të mëdha. Por që të lëvizi shumë trupa bie në sy dhe ne kemi njerëz brenda tyre që na informojnë. Ne e marrim vesh 30 minuta para se ata të nisen.  Ata nuk kanë cipë. Nëse e bëjnë si te Bregu i Lumit do të kishte një kosto politike shumë të madhe. Ne jemi shumë të organizuar. Edhe ne kemi dijet tona ushtarake, më të mira se të ministrit”, u shpreh Liçaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Koncesioni i check up-it/ PD i drejtohet SPAK, ngre 7 akuza

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, kallëzimin penal për koncesionin e check up-it.

Duke e konsideruar atë si një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të paktën dhjetë persona, mes të cilëve ish Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Ministren aktuale të Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe aksioneren e kompanisë përfituese të check up-it, Vilma Nushi.  Ata ngarkohen me 7 akuza, që nga korrupsioni aktiv dhe pasiv, shpërdorimi i detyrës deri tek përfitimi i paligjshëm.

Kallzimi penal ka analizuar me prova dhe fakte shkeljen e ligjit, në dy faza, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës.

Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. “Sipas provave të administraura rezulton se Ministria e Shëndetësisë, ka pasur ngut të pashpjegueshëm për të përfunduar, në mënyrën e parapërcaktuar, këtë procedurë koncesionare. Ajo ka prezumuar mungesën e ankimit nga operatorët e tjerë, fakt ky që provon se e gjithë procedura koncesionare ka qenë fiktive dhe fituesi ishte paracaktuar” – thuhet në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

LEXO EDHE:  Akuza e rëndë/ Edi Rama kërkon të pastrojë para me Teatrin

LEXO EDHE:  Rilindja duhet t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve e Teatrin aktorëve!

Në kallëzimin e dorëzuar prej Partisë Demokratike vihet në dukje, përmes provave, se funksionarët publikë nuk kanë ushtruar kontrolle apo kanë lejuar vazhdimin e shkeljeve të kontratës, duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm qytetarëve shqiptarë dhe financave të shtetit. “Kjo nuk kryhet vetëm si pasojë e paaftësisë, por ka në bazë një interes financiar dhe ekonomik, që i detyron të mos kryejnë detyrën funskionale dhe duke lejuar shkeljet e jashtëzakonshme të kontratës”-thuhet në kallëzimin e Partisë Demokratike.

Të gjitha shkeljet e kryera kanë sjellë dëm ekonomik për Buxhetin e Shtetit, dhe se është provuar shkelje e barazisë në tëndera, si dhe cënimin e interesit publik, duke pasur parasysh cilësinë e shërbimit dhe marrëdhënien financiare ndërmjet fituesit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

10 vite nga ligji antimafia/ Shteti dështon të shesë pasuritë e krimit

Publikuar

-

Nga

10 vite nga ligji antimafia, asnjë pronë e krimit nuk është shitur në ankand. Në një dekadë rezulton që të gjitha ankandet kanë dështuar. Agjencia e Administrimit të aseteve te sekuestruara tregon se në 10 vite nuk ka pasur asnjë blerës.

“Në duar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara aktualisht ndodhen pasuri me një vlerë të konsiderueshme totale prej 29.4 milionë eurosh, por shteti dështon t’i shesë pasuritë e paluajtshme apo makinat që u janë sekuestruar me vendim gjykate personave të lidhur me krimin”.-tha për Report TV administratori i këtij institucioni Artur Kala.

Sipas tij, “pasuritë e paluajtshme të konfiskuara kanë dalë për shitje, por deri më tani nga të gjithë ankandet e zhvilluara nuk është shitur asnjë pasuri, nga rreth 20 pasuri te nxjerra në ankand”.

Sipas statistikave zyrtare, janë në total 3.6 miliardë lekë pasuritë në vlerë, të tilla si prona të paluajtshme, makina, mjete lundruese, por edhe llogari bankare, të cilat i administron institucioni i mësipërm. Kryesisht, këto pasuri rezultojnë të sekuestruara apo të konfiskuara në qarqet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë e Sarandë. Nga këto, 25.6 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara dhe vetëm 3.9 milionë euro janë ato të konfiskuara, pra kur pronësia i ka ikur pronarit të mëparshëm dhe i ka kaluar shtetit. Vitet e fundit, konfiskimi ka ecur me “hapin e breshkës”.

LEXO EDHE:  Nga Denis DYRNJAJA/Autorët e vërtetë të grabitjes së Aeroportit duhen gjetur në Ministrinë e Brendshme!

LEXO EDHE:  Policia aksion gjatë natës/ Ish-ministri i Ramës sulmon Lleshajn

Kështu, nga 183 pasuri të sekuestruara, vetëm 6 janë konfiskuar në vitin 2018 dhe nga 41 të sekuestruara në vitin 2019, janë konfiskuar vetëm 5 prej tyre. Aktualisht AAPSK ka nën administrim 182 pasuri të sekuestruara. Po ashtu rezulton se nder asetet e luajtshme konfiskuar krimit si makina janë 15 mjete qe po vlerësohen nëse do shiten për skrap apo si mjete. Ndërsa pese qarqet ku krimi ka investuar kapitalin e tij tashmë të sekuestruar janë Tirana, Durresi, Fieri, Vlora dhe Saranda.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Transparenca e SHBA për fondet e tërmetit/ Vasili: Kjo qeveri grabit në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-së për transparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit.

Sipas Vasilit, të gjithë e dinë që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron prandaj SHBA do të ngrenë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë.

“Mirënjohje SHBA-së për trasparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit!
SHBA do të krijojnë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies për fondet e donacioneve.
Të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvehtëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.
Ndaj edhe SHBA do të ngrenë Akademinë e Trasparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë”, shkruan Vasili./CNA.al

LEXO TE PLOTE