Connect with Us

Denoncimi në “STOP”/ Doriana humbi jetën në lindje, mjekët shfaqin arrogancë pas 5 vitesh

Denoncim

Denoncimi në “STOP”/ Doriana humbi jetën në lindje, mjekët shfaqin arrogancë pas 5 vitesh

Publikuar

-

Në dhjetor të vitit 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, Doriana Haka lindi një djalë përmes operacionit. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas gjendja e saj rëndohet. Doriana ndërroi jetë pas 15 ditësh në pavionin e neurologjisë në QSUT.

Prindërit e saj jetojnë ende me plagën e vdekjes së parakohshme të 25-vjeçares, e mbi të gjitha për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

24 orë që nuk ka ardhur mjek. Një herë i kanë matur tensionin, të paktën për sa kam qenë unë. Dhimbja e kokës i ka ardhur kur nuk isha unë. Kur shkuam në dhomë, dhoma ishte bosh”, tregon mes lotësh e ëma e Dorianës.

Ndërsa për çunin, i cili do mbushë 5 vjeç, ajo thotë se “ka ikur tek halla në Itali. Kur është në kopsht fëmijët thërrasin mami, mami, mami, edhe ai dikur do ta thoshte këtë fjalë. E dinte që Dori është mami vet, (dhe pyet) pse kam dy mama unë? Unë iki largohem, nuk kthej dot përgjigje. Është i vogël”.

Çfarë ndodhi realisht me gjendjen shëndetësore të Dorianës? Pse gjendja e saj pas lindjes u përkeqësua? A iu dha ndihma mjekësore në kohën e duhur?

Goca ra në gjendje kome dhe shkoi tek neurologjia. Më thirri infermierja dhe shkova. Më pyeti nëse ka pas reaksion dhe çfarë mjekimi merrte edhe Elona ka qenë prezente. (Ato duhej të ishin pyetur në fillim fare), por nuk janë pyetur. Kjo është e gjitha”.

Një muaj para lindjes, kardiologia Sonila Bele konstatoi një problem me zemrën e vajzës, pas të cilit, ajo duhet të merrte hollues gjaku. Por para momentit të lindjes kontrollet nuk iu bënë, për të vendosur që edhe kardiologia të merrte pjesë në ndërhyrje për të mbajtur nën kontroll gjendjen e Dorianës.

Pas humbjes së jetës, u regjistrua vepra penale për dy mjekët e maternitetit, anestezisten Elona Burba dhe mjekun Petrit Rexhepi. Dy akt-ekspertimet konstatojnë se moskryerja e analizave para operacionit, ishte shkaku i vdekjes së të resë.

Ekspertët mjekoligjorë Arben Lloja dhe Elmaz Shaqiri kanë konstatuar ndër të tjera se konsulta mjekësore e ekipit kirurgjikal dhe anestezist nuk është kryer. Mjekët e konsultës dhe anestezistja nuk janë njohur me problemet e zemrës që kishte Doriana. Nuk janë zbatuar procedurat mjekësore të regjimit spitalor në rastin e shtrimit të planifikuar dhe përgatitjes për operacion të të ndjerës. Shkak i përkeqësimit të gjendjes së pacientes ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e tij të majtë…rezulton që me shumë gjasa shkaku i vdekjes së pacientes Doriana Haka mund të ketë qenë arresti kardiak.

Edhe në akt ekspertimin e dytë, mjeku ligjor Sabri Hoxha ka konstatuar të njëjtat mangësi si dy kolegët e tij në akt ekspertimin e parë.

Një tjetër pikë që ia vlen për t’u diskutuar dhe që është një ndër pikat më të errëta në çështjen e vdekjes së 25-vjeçares është edhe mungesa e autopsisë. Asaj kohe autoritetet përkatëse kanë neglizhuar dhe të ndjerës nuk i është bërë autopsia për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

Dori meriton drejtësi. Ka mbaruar juridik, do të ishte…të jetë një kauzë, Dori meriton një kauzë…”, thotë e ëma.

Pas seancave të tensionuara, gjyqtari i çështjes Altin Abdiu në fund të procesit i shpalli mjekët fajtorë, por i dënoi ata me gjobë 400 mijë lekë.

Bashkim Sulstarova, avokat: Gjykata në përfundim të gjykimit konkludoi në vendimin e saj që mjeket të dënohen me nga 400 mijë lekë gjobë. I deklaron fajtorë gjykata për mjekim të pakujdesshëm, por masa e dënimit është 400 mijë lekë gjobë. Kjo gjobë u vihet të pandehurve në raste kur ka dëmtime dhe jo kur ka humbje jete.

Gazetari i Stop, shkoi dhe takoi gjyqtarin, i cili vazhdon përsëri me të tijën.

Gazetari- Si je? Thjesht, që të jem i saktë: Çfarë gabimi kanë bërë mjekët, që është vendosur vetëm një gjobë dhe nuk është marrë një masë tjetër? Nuk është kërkuar pezullim, ashtu siç e ka kërkuar prokurori?

Gjyqtari- I ke në vendim ato gabime.

Gazetari- I lexova. Nuk ka.

Gjyqtari- Për arsye hetimi ligjor, këtu e ke atë tani. Shikoje! Ç’të them unë ty?!

Gazetari- Ideja është, që gjoba aplikohet, kur kemi një aksident d.m.th, ose një reaksion, a një gjë, që nuk kemi me humbje jete. Më kupton? Ndërkohë që akt-ekspertiza nga mjeko-ligjori ka konstatuar…

Gjyqtari- Ajo është, e arsyetuar në vendim aty, nuk prodhohet në mënyrë të plotë, që çfarë janë veprimet e mjekëve, apo mosveprimet.

Gazetari- Analizat janë bërë, janë bërë në një klinikë private.

Gjyqtari- Janë bërë ato, janë bërë të gjitha procedurat.

Gazetari- Janë bërë në mënyrë autodidakte, kur kemi një aksident dhe nuk kemi humbje jete, aplikohet gjoba. Ok! Faleminderit shumë!

Për të qenë profesional dhe të pa-anshëm, “Stop” ka siguruar pretendimet e të dy palëve, të familjarëve dhe pretendimet e dy mjekëve që akuzohen nga organi i akuzës për neglizhencë.

Unë ia kërkoj Elonës, sepse Elona e ka pas këtë letër në dorë. Petriti thjeshtë ka ardhur dhe ka bërë operacionin. Me kartelë ka shkuar ajo dhe kartelën e ka parë ajo. Ajo duhet të kishte bërë konsultën, të kishte thirrur Sonilën, kardiologun dhe të tjerat me radhë”, thotë e ëma e Dorianës.

Mjekët përgjegjës shprehen sot pas 5 vitesh me arrogancë se ata kanë zbatuar vetëm protokollin dhe nxjerrin gazetarët me arrogancë jashtë.

Anestezistja Elona Burba- Ju gazetarët lexoni të fundit, nuk lexoni të fillimit. Të tipit së gazetarisë je, kjo rrymë të ka marrë edhe ty dhe do të marri, ishalla ndryshofsh! Brenda në dosje i ke të gjitha, në kartelë janë të gjitha. Tek kartela bashkangjitur, nëse nuk ka humbur ndonjë gjë, ke dhe një protokoll mbi bazën e të cilit, punojmë ne dhe analizat, që duhen në spitalin tonë. Puna në spital bëhet në bazë të protokollit, jo në bazën e atyre, që mendon njëri, apo tjetri. Mbi bazë të atij protokolli i ke të gjitha analizat. Hape! Lexoje! Vlerësoje! Shikoje! N.q.s ka një gjë, që nuk të shkon, hajde më pyet!

Gazetari- Për analizat, doja të të pyesja unë! Si funksionon?

Anestezistja Elona Burba- Nuk ka asnjë mangësi, nuk ka funksion fare. Hape dhe lexoje! Di të lexosh? Di, se je gazetar, n.q.s, ka një protokoll, ti bazohesh mbi një protokoll. Ka një protokoll atje dhe protokolli thotë, 1-2-3-4-5, analiza. Hape kartelën dhe shihe!

Gazetari- Më fal!

Anestezistja Elona Burba- I ka ato 5 analiza?

Gazetari- Unë i kam!

Anestezistja Elona Burba- Nuk më duhen fare mua ato!

Gazetari – Unë i kam një pjesë të…

Anestezistja Elona Burba-Nuk më duhet mua ajo fare! Unë e di përmendësh, nuk më duhen. Atëherë..!

Gazetari- Se ajo i kishte bërë analizat në një klinikë private.

Anestezistja Elona Burba- Ore, nuk ka rëndësi fare!

Gazetari- “AMA” më duket, se e kishte.

Anestezistja Elona Burba- Nuk më duhet fare, ku i ka bërë analizat. Po të them edhe një herë: ka një protokoll, hape protokollin dhe lexoje!

Edhe më arrogant është mjeku Petrit Rexhepi.

Mjeku Petrit Rexhepi- Për çfarë je ti? Gazetar je ti? Ik ore ik, s’ke çfarë kërkon tani! Dil jashtë! Hidhu! Vjen ti si gazetar këtu…

Gazetari- Ç’lidhje ka? S’është nevoja, as të bërtasësh, as…

Mjeku Petrit Rexhepi- Po do bërtas sa…Policeee, hajde këtu! Merre këtë!

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra thotë se “në fakt, deri para se edhe ju të shikonit këtë qasje, këtë moment të këtyre dy, anestezistes dhe mjekut, ndoshta edhe do t’i kundërvihesha prindërve të Dorianës, do thoja, ‘tani shiko, edhe mund të ndodhin, edhe është normale’, por pas këtij momenti, këtij fudullëku dhe kësaj arrogance që i lidhi gazetarët pikërisht me këtë situatë, me vdekjen e Dorianës në atë kohë, që kanë qenë këto shkaktarët kryesorë. Dhe e them përsëri: Ju keni qenë shkaktarët kryesorë…po kjo përgjigje arrogante për një ngjarje të tillë është e patolerueshme për ju.

Urdhri i Mjekut pas gjykimit penal thotë se do të aktivizojë komisionet e veta, për të vendosur masat për dy mjekët në fjalë. / Tvklan.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Skandali në ISSH Krujë/ Drejtori i merr 70-vjeçarit 900 mijë lekë ryshfet për pensionin!

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi me zë dhe figurë një tjetër rast mitmarrje, ku në “rrjetat” e emisionit investigativ ranë disa zyrtarë të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore të Krujës.

Këta të fundit sorollatën prej 4 vitesh një 70-vjeçar. Dhe, pasi i marrin ryshfetin prej 900 mijë lekësh, e mësojnë për skemën se si duhet të vepronte të marrte pensionin e plotë që i takonte. Madje, këta zyrtarë i thonë të moshuarit se paratë e ryshfetit do t’i përdornin në gjykatë që ai të fitonte procesin gjyqësor.

Fillimisht, zyrtarët i morën qytetarit një ryshfet prej 600 mijë lekësh të vjetra. Ndërsa i garantuan se do fitonte në gjykatë dhe vendimin e gjykatës juristët e Drejtorisë Rajonale të Pensioneve në Durrës nuk do ta apelonin. Më vonë i kërkuan edhe 300 mijë lekë të vjetra, këto për të llogaritur maskimumin e pensionit që do të përfitonte në bazë të përllogaritjeve. Dhe, pasi ia marrin këtë shumë, i thonë se më në fund mund ta gëzojë pensionin e plotë. Po kështu ai do përfitoj sipas tyre edhe diferencën që i është mbajtur që nga momenti i daljes në pension.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Hamit Lama, 70 vjeç nga Kruja, i cili po bën disa vite që ka mbushur moshën për të dalë në pension. Ai tha se akoma edhe sot nuk ka mundur që ta marrë pensionin e plotë. “Nga 20 vite kontribute vullnetare të sigurimeve shoqërore, vetëm gjysmën ma kanë njohur inspektorët e ISSH Durrës” thotë ai. Më tej shton se ka dorëzuar të gjithë dokumentet për ta përfituar, por ISSH-ja i ka kthyer pas 6 muajsh përgjigje negative, duke mos i njohur plotë 10 vite kontribute të derdhura nga ai vetë.

Lama thotë në muajin maj të vitit 2018 ka bërë kërkesë në Gjykatën Administrative Durrës dhe është thirrur nga gjykata vetëm një vit më pas. Ai thotë se iu refuzua hapja e një procesi gjyqësor. “Pas këtij refuzimi shkova në zyrën e Sigurimeve Shoqërore të Krujës dhe zyrtarët më thanë se ti sorollatesh kot. Më pyetën nëse e doja pensionin e plotë. I pyeta si i bëhet dhe më thanë na sill 500 mijë lekë të vjetra. Madje, me këtë shumë duhet ta kisha përfituar me kohë” thotë qytetari. Ai shton se këtë bisedë ia bënë dy zyrtarët Ibrahim Gurra dhe përgjegjësi Eduart Zogu. “Këta më thanë se do ndërhynin edhe të gjykata. Unë lekë s’kam, prandaj jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’. Ata të sigurimeve më thanë që është shtuar kuota se gjyqtarja do paratë. Ata të sigurimeve shoqërore duan paratë. Të gjithë më kërkojnë” pohon i moshuari.Por në pamundësi për të gjetur lekët dhe dhënë parat Lama kërkoi ndihmën e Fiks Fare. që në takimin e parë midis pensionist Lama dhe përgjegjësit të ISSH-së Krujë, ky i fundit i mori 70-vjeçarit 600 mijë lekë të vjetra pasi kishte folur paraprakisht edhe me specialist në zyrën rajonale në Durrës. Këtë vlerë pensionistit ia ka komunikuar specialisti i ISSH-së Krujë Ibrahim Gurra i cili në këtë rast lunate rolin e sekserit tek përgjegjësi.

Nga bisedat e 70 vjeçarit me përgjegjësin e ISSH-së Krujë , Eduart Zogun , ky i fundit i ofron ndihmën e tij kundrejt lekëve. Zogu i tregon pensionistit se do koordinohet edhe me drejtues në zyrën rajonale në Durrës ku pasi të fitohet gjyqi nuk do të apelohet vendimi për përfitimin e pensionit të plotë. Në disa takime që kanë bërë sëbashku ,Zogu pretendon se ka komunikuar me juristen e zyrës rajonale Durrës e cila sipas tij ka marrë përsipër të flas me gjyqtaren duke e garantuar atë që nuk do e apelojë vendimin. Pas dhënies së lekëve direkt u bë i mundur hapja e gjyqit, ku pensionisti fitoi gjyqin pa qene prezent, edhe pse nuk përfaqësohej me avokat. Njoftimin e ka marr në telefon nga sekretarja e gjyqtares që e ka fituar gjyqin, por që vendimi nuk ishte zbardhur. pas vonesës së zbardhjes së vendimit pensionisti detyrohet të marrë rrugën e të paraqitet pranë gjykatës Administrative Durrës duke kontaktuar drejtpërdrejt me gjyqtaren Klodiana Veizi. Ajo i pohon pensionistit se ia ka pranur kërkesën e njohjes së viteve të punës dhe se e ka fituar gjyqin. Por zbardhja e vendimit mund të vonojë edhe një vit shprehet gjyqtarja dhe kjo jo për faj të saj , por pasi ka 450 dosje të tjera që presin në radhë të shqyrtohen prej saj. Kur pensionisti insiston që zbardhja e vendimit të bëhet sa më shpejt gjyqtarja i thotë ” Ah kur s’të rrëzova unë ty, ah kur s’të rrëzova”.

Pas bisedës me gjyqtaren pensionisti takon juristin ku ky i fundit i pohon se vendimi ende nuk është zbardhur, por të rrijë i qetë pasi ai e ka fituar gjyqin, dhe tashmë është vetëm çështje kohe për të marrë pensionin.

Gjatë kësaj kohe pensionisti ka takuar disa herë përgjegjësin e ISSH Krujë i cili i premton se sapo të zbardhet vendimi do të ndërhyjë edhe në përllogaritjen e pensionit, pasi dosja do kalojë nga ata.

Më 28 janar 2020 zbardhet e dhe vendimi i gjykatës me fitues pensionistin që nuk i njiheshin 10 vite kontribute, por ende 70 vjeçarit nuk i ishte cëlur dosja. Sipas ligjit vendimi mund të apelohet nga institucioni brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të dy palëve. Për këtë arsye pensionisti takon sërish përgjegjësin Zogu , i cili e siguron se duhet të kaloj kohë e caktuar në ligj për të marrë vendimi formën e prerë. Pasi për t’u mos apeluar nga institucioni ai kishte marrë 600 mijë lekë.

Një ditë pasi vendimi mori formën e prerë , përgjegjësi i ISSH-së Krujë takon pensionistin duke i kërkuar edhe 300 mijë lekë të vjetra me motivin që u duhet dhënë një kafe specialistëve që pensioni të dilte maksimal. Lekë të cilat pensionisti ia dha në zyrën e tij dhe në total u bënë plot 900 mijë lekë të vjetra që pensionisti pagoi për të fituar atë që i takonte me të drejtë./ Top Channeldrejtori

900 mije leke

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi në “Fiks Fare”, shkarkohen dy zyrtarët lokale

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak minuta pas transmetimit me zë dhe figurë të një tjetër rast mitmarrje, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve Shoqërore shkarkoi nga detyra dy inspektorët e degës lokale në Krujë.

Në njoftimin për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve Shoqërore me firmën e kreut të institucionit Astrit Hado vendosi shkarkimin e dy zyrtarëve Eduart Zogu dhe Ibrahim Gurra dhe nisjen e procedurave për ndjekjen në rrugë ligjore të dy zyrtarëve.

Hado ka falenderuar median që ka bërë të mundur zbardhjen e rasteve abuzive, duke i hapur rrugën kështu pastrimit të institucionit nga çdo zyrtar që abuzon me detyrën e tij.

Në “Fiks fare” u denoncuar fakti se zyrtarët i morën qytetarit një ryshfet prej 600 mijë lekësh të vjetra. Ndërsa i garantuan se do fitonte në gjykatë dhe vendimin e gjykatës juristët e Drejtorisë Rajonale të Pensioneve në Durrës nuk do ta apelonin. Më vonë i kërkuan edhe 300 mijë lekë të vjetra, këto për të llogaritur maksimumin e pensionit që do të përfitonte në bazë të përllogaritjeve.

Dhe, pasi ia marrin këtë shumë, i thonë se më në fund mund ta gëzojë pensionin e plotë. Po kështu ai do përfitoj sipas tyre edhe diferencën që i është mbajtur që nga momenti i daljes në pension./ Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Mësuesit e kthejnë shkollën në han, kafe dhe cigare në orë të mësimit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar  mesazhin e  një qytetari i cili denoncon  mësuesit e shkollës 9-vjeçare Mizë në Divjakë se e kanë kthyer shkollën në han.

Sipas denoncuesit, i cili është prind i dy nxënësve në këtë shkollë, mësuesit lënë orët e mësimit, për të pirë kafe dhe cigare, dhe pavarësisht ankesave, drejtoresha nuk merr asnjë masë.

“Ne shkolle nuk bejne mesime, narkoshteti shpartalloi arsimin! sb

Pershendetje .Z.Berisha ne shkollen 9 vjeçare Mize mesuesit nuk bejne mesim len çantat dhe e kan kthyer han shkollen.Me ne krye drejtoreshen e shkolles e cila i mbledh ne krye dhe i fusin kafe byrek cigare dhe len çantat ne klase dhe ju ben klasa mesim.Ju lutem zoti Berisha jam nje prind e cula kam 2 vajza . I ankohem drejtoreshes mos ma ler vajzen pa mesim ajo se vret fare me keq vepron.”

LEXO TE PLOTE