LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“21 janari festë zyrtare”/ Murrizi: Kërkojmë mbështetje

31 Tetor 2019, 09:37, Politikë CNA
“21 janari festë zyrtare”/ Murrizi: Kërkojmë

Sot në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji për shpalljen fesët zyrtare, të 21 janarit 1920, Kongresi i Lushnjes.

Deputeti Myslim Murrizi ka kërkuar të mbështetet nisma e ndërmarrë nga ai me disa deputetë dhe Këshilli Bashkiak i Lushnjes.

Murrizi vlerësoi se Kongresi i Lushnjes është një ngjarje historike, pas shpalljes së Pavarësisë.

“Si deputet i Lushnjes kam marrë këtë nismë bashkë me kolegët e mi me një kërkesë zyrtare të Këshillit Bashkiak të Lushnjes, të gjithë anëtarëte këshillit kanë marrë vendim që kjo ditë historike e 21 janarit e 1920 të jetë festë zyrtare se Kongresi i Lushnjes është dita e dytë më e madhe pas Pavarësisë. Duke nisur nga fakti që në Konferencën e Kryetarëve është miratuar një fond enkas për festimet e vitit që vjen, do të ketë goxha aktivitete në respekt të 100 vjetorit të mbajtjes së kësaj ngjarje të madhe historike. Ky kongres në shtator të atij viti është pranuar nga Asambleja e Kombeve”, tha Murrrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga