LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau dhe hodhi në kanal 34 vjeçari/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

30 Tetor 2019, 09:07, Kronika CNA
Vrau dhe hodhi në kanal 34 vjeçari/ Identifikohet dhe shpallet

Identifikohet autori i vrasjes së Eri Zefit i cili u gjet i pajetë në një kanal në Mirditë në 3 tetor tëkëtij viti.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim, Mikel (Gjovalin) Alia.
34 vjeçari, është vëllai i Ndue Zefit, që vrau në shkurt të këtij viti fqinjin e tij Martin Ndrecën në Durrës.

Ndërkohë pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes që lidhet me vëllain e tij.

34-vjeçari  u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune  dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga