Connect with Us

VOA/ Kajmaku nuk shpëton, ja çfarë e çon atë në shkarkim të menjëhershëm nga detyra, KQZ vendos të premten

Politikë

VOA/ Kajmaku nuk shpëton, ja çfarë e çon atë në shkarkim të menjëhershëm nga detyra, KQZ vendos të premten

Publikuar

-

Në Shqipëri, Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, njoftoi sot thirrjen për ditën e premte të mbledhjes për të shqyrtuar rastin e kryebashkiakut të Vorës, i cili sipas Prokurorisë ka fshehur në deklarimin e të shkuarës së tij, arrestimin dhe hetimin e tij në Greqi në janar të vitit 2003.

Pëpara njoftimit të mbledhjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike, përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i kishte kërkuar këtij institucioni të trajtonte pa vonesë këtë çështje, dhe të miratonte, rezultatet e verifikimit të Prokurorisë, në bazë të të cilave kryebashkiaku i Vorës, sipas saj, duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra.

Prokuroria shqiptare u vu në lëvizje pas denoncimit nga Partia Demokratike, e cila publikoi dokumente mbi arrestimin e zotit Kajmaku në Greqi, nën emrin Jorgo Toto dhe hetimin e nisur ndaj tij. Kryebashkiaku socialist mohoi në mënyrë të përsëritur akuzat e PD-së , duke këmbëngulur se nuk është arrestuar ndonjëherë në Greqi e duke folur për një “sulm politik” ndaj tij. Por krahasimi i shenjave të gishtërinjve mes atyre të marrë nga autoritetet greke në 2003 dhe atyre të zotit Kajmaku, vërtetuan se bëhej fjalë për të njejtin person.

LEXO EDHE:  I dënuar në Greqi?/ Kryebashkiaku socialist i përgjigjet PD-së 

Vetëm pas kësaj, kryebashkiaku dorëzoi pranë autoriteteve, vendimin e shtatorit të këtij viti të gjykatës së Janinës që e shpallte atë të pafajshëm, ndonëse më parë kishte mohuar çdo fakt që e lidhte atë me ngjarjen e ndodhur në Janar të vitit 2003, kur ishte arrestuar në flagrancë, pasi kishte qenë në zotërim të kartmonedhave fallso, ndërsa po tentonte të bënte një pagesë. Por kjo nuk e shpëton atë nga fakti se ai nuk e ka deklaruar arrestimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit, gjë që sipas një vendimi të posaçëm të parlamentit, çon në shkarkim të menjëhershëm nga detyra./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tre makina në mes të detit/ Berisha: Fillon nga puna flotilja e nëndetëseve transoqeanike të drogës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas gjetjes së tre fuoristradave në zonën e plazhit të ri në Vlorë.

Sipas Berishës, mafia shqëiptare e drogës ka thyer çdo rekord duke çarë detin me makina plot me drogë.
Ish kryeministri thotë se së shpejti fillon nga puna flotilka e nëndetëseve transoqeanike të drogës.

Në foton e publikuar nga Berisha, e automjeteve në mes të detit, shkruhet: “Transport droge me foristrada në rrugë detare. Rilindje!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon lufta “dhëmbë për dhëmbë”/ Meta bën paralajmërimin “bombë”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së deputeti socialist Ulsi Manja, lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, gjë të cilën ai e cilësoi si absurde ta mendosh.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi Blushi shkruan se

“Parlamentin do e shpërndajë populli, ndërsa Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.”.

Po ashtu, ai thekson se edhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli dhe presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.

Ndër të tjera, zëdhënësi i Metës paralajmëron se do të ketë edhe disa dekrete për shpartallimin e Grushtit të Shtetit, siç e cilëson Meta kapjen e institucioneve të drejtësisë, sipas tij nga Rama.

LEXO EDHE:  Denar Biba thyen heshtjen pas largimit/Ndryshim kuajsh në mes të lumit!

LEXO EDHE:  I dënuar në Greqi?/ Kryebashkiaku socialist i përgjigjet PD-së 

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”-shkruan Tedi Blushi.

Betimi i gjyqtarëve/ Manja i përgjigjet Metës: Donte të eklipsonte konferencën e donatorëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me Metën, Basha bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas takimit me presidentin Ilir Meta, kreu i PD, Lulzim Basha pritet që në orën 13:30 do të mbledhë në selinë blu aleatët.

Bëhet me dije se në qendër të tryezës do të jetë diskutimi i Bashës me kreun e shtetit.

Kujtojmë që në takimin e zhvilluar pak me herët, Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare./CNA.al

Përpjekja e Rilindjes për grusht shteti/ Meta thërret në zyrë Bashën

LEXO TE PLOTE