Connect with Us

Vila e Romana Vlahutin që shqetësoi opozitën dhe heshtja e mediave të “Ramës” për vilat e Lulzim Bashës

Politikë

Vila e Romana Vlahutin që shqetësoi opozitën dhe heshtja e mediave të “Ramës” për vilat e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Nëse fut emrin e ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, fjala vjen tek search-i i “Rilindjes Demokratike”, do të gjesh dhjetëra shkrime kundër saj, për blerjen e një vile 1.6 milionë euro.

E njëjta gjë ndodh nëse e kërkon emrin e saj edhe në shumicën e portaleve shqiptare, të cilat kontrollohen nga PD-LSI.

Vlahutin u sulmua për më shumë se një vit dhe u akuzua se po shpërdoronte paratë e BE-së, duke blerë vila të shtrenjta.

Vetë zyra e BE-së në Bruksel nuk ishte e shqetësuar, pasi ata i kishin dhënë paratë për blerjen e vilës dhe e dinin çfarë kishte ndodhur.

Por opozitarët shqiptarë ishin të shqetësuar për paratë e BE-së dhe e bënë kalë beteje, për më shumë se një vit, vilën e blerë nga BE në Tiranë, por që ata ia faturonin Vlahutin.

Për këtë arsye, BE iu përgjigj akuzave të opozitës, me anë të një deklarate.

“Vendimi për të zgjedhur rezidencën e kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë.

Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së.

Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në janar 2015. Është e një rëndësie shumë të madhe për institucionet e BE-së që buxheti të jepet në mënyrë korrekte, transparente dhe me raportin më të mirë cilësi-çmim”, thuhej në deklaratën e BE-së.

LEXO EDHE:  Trondit Ngjela/ Rama nuk është figura më e fortë në PS, është dikush tjetër

Prej dy ditësh ndërkohë, është publikuar lajmi se Lulzim Basha është transferuar në zonën e vilave ku deri më dje akuzohej Romana Vlahutin.

Dhe ka marrë dy, jo një vilë.

PD deklaron se i ka marrë me qira, por nuk ka lëshuar asnjë kopje të qirasë.

Mediat ndërkohë, në shumica nuk e kanë botuar këtë lajm, duke e shmangur totalisht.

Pikërisht ato media që ishin të shqetësuara për paratë e BE-së, që bleu një vilë në zonën ku sot jeton Lulzim Basha, nuk iu bën përshtypje se ku i gjen paratë ky i fundit, që ka marrë jo një, por dy vila.

Me siguri i kontrollon Edi Rama, i cili i urdhëron të mos e nxjerrin lajmin për vilat e Bashës.

Se ndryshe nuk ka si shpjegohet kjo heshtje për kryetarin e opozitës, që tërë ditën flet për varfërinë ku na ka zhytur Edi Rama, ndërsa në darkë vete e relaksohet në vilat luksoze, ku edhe nëse nuk i ka blerë dhe i ka marrë me qira, siç pretendon PD, duhet të paguajë 6 mijë euro në muaj për qiranë!/ TemA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tre makina në mes të detit/ Berisha: Fillon nga puna flotilja e nëndetëseve transoqeanike të drogës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas gjetjes së tre fuoristradave në zonën e plazhit të ri në Vlorë.

Sipas Berishës, mafia shqëiptare e drogës ka thyer çdo rekord duke çarë detin me makina plot me drogë.
Ish kryeministri thotë se së shpejti fillon nga puna flotilka e nëndetëseve transoqeanike të drogës.

Në foton e publikuar nga Berisha, e automjeteve në mes të detit, shkruhet: “Transport droge me foristrada në rrugë detare. Rilindje!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon lufta “dhëmbë për dhëmbë”/ Meta bën paralajmërimin “bombë”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së deputeti socialist Ulsi Manja, lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, gjë të cilën ai e cilësoi si absurde ta mendosh.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi Blushi shkruan se

“Parlamentin do e shpërndajë populli, ndërsa Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.”.

Po ashtu, ai thekson se edhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli dhe presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.

Ndër të tjera, zëdhënësi i Metës paralajmëron se do të ketë edhe disa dekrete për shpartallimin e Grushtit të Shtetit, siç e cilëson Meta kapjen e institucioneve të drejtësisë, sipas tij nga Rama.

LEXO EDHE:  Protesta te Unaza e Re/ Basha: Po u hapet rruga kriminelëve

LEXO EDHE:  Protesta e PD në Kavajë/ Basha: Të rrefuzojmë sundimin e krimit, Meta të përballet me drejtësinë

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”-shkruan Tedi Blushi.

Betimi i gjyqtarëve/ Manja i përgjigjet Metës: Donte të eklipsonte konferencën e donatorëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas takimit me Metën, Basha bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pas takimit me presidentin Ilir Meta, kreu i PD, Lulzim Basha pritet që në orën 13:30 do të mbledhë në selinë blu aleatët.

Bëhet me dije se në qendër të tryezës do të jetë diskutimi i Bashës me kreun e shtetit.

Kujtojmë që në takimin e zhvilluar pak me herët, Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare./CNA.al

Përpjekja e Rilindjes për grusht shteti/ Meta thërret në zyrë Bashën

LEXO TE PLOTE