Connect with Us

“Spurdhjak i përhedhur”/ Vasili sulmon Cakajn: Shtrembëron e gënjen për deklaratat e Macron

Politikë

“Spurdhjak i përhedhur”/ Vasili sulmon Cakajn: Shtrembëron e gënjen për deklaratat e Macron

Publikuar

-

Nën kryetari i Petrit Vasili ka sulmuar ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj pasi sipas tij, ministri gënjen dhe shtrembëron gjithçka me synimin e vetëm jo që të informojë shqiptarët por t’i dezinformojë ligësisht ata.

“Cakaj si një spurdhjak i përhedhur për shkak të një adoleshence me sa duket traumatike shtrembëron e gënjen edhe lidhur me qendrimet e Presidentit Makron”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Cakaj “tuaf” apo antishqiptar, kur genjen per Makronin?
Cakaj me nje kurajo patologjike genjen dhe shtremberon gjithshka me synimin e vetem jo qe te informoje shqiptaret por ti dezinformoje ligesisht ata..
Keshtu genjen edhe lidhur me deshtimin e tmerrshem te Edi Rames me negociatat.
Cakaj si nje spurdhjak i perhedhur per shkak te nje adoleshence me sa duket traumatike shtremberon e genjen edhe lidhur me qendrimet e Presidentit Makron.
Makron deklaron qarte:
“si t’ua shpjegoj unë qytetarëve francezë, që vendi i dytë përsa i takon kërkesava të azilkërkuesve është Shqipëria”.
Pra Makron deklaron se problemet jane kaq te renda ne Shqiperi sa qe kjo detyron shqiptaret qe te ikin masivisht,ndaj dhe negociatat qe i jepen vetem nje vendi me standarte te mira nuk mund ti hapen Shqiperise.
Ky “tuafi” ose antishqiptari shtremberon e thote ne emisionin “Tempora”:
“Deklarata e presidentit Macron mbart disa pasaktësi. Një një moment ai thotë se duhet e çuditshme sesi ne mund të liberalizojmë vizat me një vend që nuk ka filluar negociatat. Këtu kemi të bëjmë me dy procese të ndryshme”.
Franca me vullnet te plote ka votuar per liberalizimin e vizave nje te drejte qe shqiptaret e gezojne.Por sot Franca eshte e prere ne mospajtimin me shkaterrimin e shtetit dhe kriminalizimin e tij qe i ben shqiptaret qe te ikin.
Cakaj na thote qe kjo Shqiperi eshte shume e mire keshtu sic eshte:pa shtet ligjor,me votime komuniste,me kriminalitet, korrupsion,para te pista dhe Franca e paska gabim
Cfare eshte e gjitha kjo:
Eshte Injorance ?
Eshte Debilitet politik?
Eshte Tuafllek plurivalent?
Eshte Antishqiptarizem i eger dhe i porositur?
Personalisht besoj qe eshte e fundit.
Por edhe te tjerat njera me rende se tjetra jane.
E perbashketa e tyre eshte se jane te gjitha kunder shqiptareve dhe integrimit europian dhe pro Edi Rames.
Ndaj bindja perfundimtare eshte:
Do te lutesha qe Caka te ishte “tuaf”,por per fat te keq eshte antishqiptar.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Gjekmarkaj: Beteja e Ilir Metës përkon me interesin e publikut

Publikuar

-

Nga

Agron Gjekmarkaj është pjesë e emisionit “Real Story”, ku temë e diskutimit është presidenti Ilir Meta dhe beteja e tij “në mbrojtje të Kushtetutës dhe interesave të popullit”.

Ndërkohë që avokat, Spartak Ngjela, e ka vlerësuar të mjerë pozicionin në të cilin e ka futur institucionin e lartë të shtetit Ilir Meta, duke paralajmëruar si fund burgimin e Presidentit, vlerësimi i analistit Gjekmarkaj ka qenë diametralisht i kundërt.

LEXO EDHE:  Meta sfidon Ramën/ Refuzon dekretimin e ministrit të Jashtëm

“Beteja që Ilir Meta po bën përkon dhe me interesin e publikut. Interesi i publikut është që të mos kapet drejtësia”, ka artikuluar analisti Gjakmarkaj./CNA.a

LEXO TE PLOTE

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Kadastra “mashtron” qytetarin, i hipotekon pronën në emër të komshiut

Publikuar

-

Nga

Sorollaten për më shumë se 5 vite për regjistrimin e pronës, pasi Kadastra i kishte informuar gabimisht se prona e tyre ishte regjistruar në emër të dikujt tjetër, komshiut të tyre. Pas interesimit të Fiksit rezulton se Kadastra i kishte mashtruar për vite, sepse prona rezulton e lirë për të vijuar procedurat e regjistrimit. Violeta Xhavara nga Durrësi, për arsye ekonomike në vitin 1993 nuk arriti të regjistronte banesën e saj pas privatizimit në hipotekë.

Me bashkëshortin dhe djalin e sëmurë me probleme të shëndetit mendor, ajo nuk siguroi dot lekët për të paguar aktin noterial për të bërë të vlefshëm aktin privatizimit të banesës. Në vitin 2014 ajo paraqitet pranë hipotekës Durrës për të regjistruar banesën, por në një përgjigje zyrtare me shkrim, hipoteka e informon se kjo banesë, ku ajo jeton me familjen prej më shumë se 50 vjetësh, rezulton e regjistruar në emër të dikujt tjetër, që në realitet ishte komshiu i saj.

Djali i vogël i zonjës u ankua pranë zyrës së Kadastrës Durrës, dhe kërkoi një takim me drejtorin. Gjatë këtij takimi, me kamerën e Fiksit ai vërtetoi që kjo zyrë e kishte sorollatur edhe pse në bazë të dokumentacionit ishte shumë e qartë se prona ishte e tyre. Ish drejtori i Kadastrës Liridon Pula, pasi i sheh dokumentet i thotë “Nga dokumentet që ti disponon vërtetohet se kjo është shtëpia juaj, problemi yt është shumë i thjeshtë, por duhet ta zgjidhesh më gjyq. Nëse mua do më vish për regjistrim unë nuk mund të zhbëj regjistrimin e parë, ndaj duhet t’i drejtohesh gjykatës”.

LEXO EDHE:  “Gjynah që e mbylli keq dhe me turp”/ Kujt i drejtohet Petrit Vasili

Qëndrimi i ish- drejtorit ndryshoi kur Fiks Fare u interesua zyrtarisht. Drejtori u interesua më shumë në verifikimin e dokumentacionit dhe u zbulua që faktikisht, prona nuk ishte e regjistruar në emër të dikujt tjetër, dhe se hipoteka i kishte informuar gabim për vite me radhë. Në përgjigjen me shkrim ish drejtori pretendon se qytetari duhet të shkojë pranë Entit Kombëtar të Banesave Durrës për të zyrtarizuar kontratën e shit-blerjes që më pas të vijojë me regjistrimin e pronës.

“Si konkluzion rekomandojmë Znj. Violeta Xhavari t’i drejtohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Durrës, me qëllim realizimin e Kontratës së Privatizimit të banesës së familjes Xhavari, në referim të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, Neni 193, neni 196.” shprehet ish drejtori. Por edhe ky rekomandim nuk ishte i saktë, pasi Enti Banesave në përgjigjen zyrtare për Fiksin thotë që këtë çështje e zgjidh Drejtoria e Strehimit pranë Bashkisë Durrës. Pas më shumë se 5 viteve sorollatje dhe i mashtruar “zyrtarisht” nga hipoteka për gjendjen juridike të pronës, qytetari mori një përgjigje të saktë se ku mund të drejtohet për të zgjidhur problemin e tij.Problem që mori një zgjidhje ligjore, vetëm pasi ai u ankua dhe Fiksi investigoi dhe verfikoi rastin./TCH

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shkarkimi i Metës?”/ Artur Roshi shpreh hapur qëndrimin: Duhet ruajtur neutraliteti…

Publikuar

-

Nga

Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ka komentuar deklaratat e numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla, referuar një shkarkimi të mundshëm të presidntit Meta.

I ftuar në studion e emisionit “Arena”, ish deputeti është shprehur se ka votuar dhe do votonte kundër çdo rezolute kundër Presidentit. Për Roshin, vota e tij kundër është me qëllim ruajtjen e një neutraliteti në sistemin politik.

“ Unë gjithmonë kam votuar kundër çdo rezolute që është bërë për të. E kam argumentuar edhe me qëndrimet e mija në parlament. Dekreti që Meta bëri për zgjedhjet e fundit nuk u mor në referencë, atëherë përse dekreti për një person tjetër duhet të ketë fuqi? Ajo që duhet të bëjë parlamenti është që botimin ose mos botimin në fletoren zyrtare duhet ta fusi brenda një kornize ligjore. Unë kam votuar kundër, jo sepse Balli Kombëtar demokrat është pjesë integrale e opozitës së bashkuar, që ndodhet jashtë, por edhe për shkak të logjikave. Për të mbajtur një neutralitet”, është shprehur Roshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE