Connect with Us

Si dështoi Ben Blushi me LIBRA-n

Politikë

Si dështoi Ben Blushi me LIBRA-n

Publikuar

-

Rreth tre vite më parë, Ben Blushi themeloi partinë e tij LIBRA, që quhet Lista e Barabartë, një parti e  cila në zgjedhjet e 2017-ës mori jo pak, por rreth 20 mijë vota, në të gjithë Shqipërinë.

E përkthyer në mandate, i bie që të ketë marrë më shumë se një deputet, megjithëse ishte një forcë e re politike. Por, LIBRA u “gris”, ashtu siç shkatërrohet çdo gjë kur vë dorë Blushi.

Së pari ai e formoi partinë me Mimoza Hafizin, një personalitet dhe intelektuale, që në fakt nuk mund të bashkëpunonte gjatë me intrigat dhe skuthllëqet e Ben Blushit, i cili përtej një imazhi dhe pritshmërive se ishte kundër palëve, në pak kohë tregoi se nuk ishte gjë tjetër, por thjeshtë një vegël korruptive në duart e Edi Ramës. Tashmë i çuar në televizionin kombëtar Top Channel, ku kohë pas kohe e ndjekin skandalet dhe akuzat.

Ben Blushi pas ndarjes me Mimoza Hafizin, bëri një sulm publik ndaj shqiptarëve, dhe u largua. U tërhoq, por tentoi që partinë ta linte në duar të kontrolluara.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush merr drejtimin e LIBRA-s, pas dorëheqjes së Ben Blushit

Një pjesë të strukturave të kësaj partie sot i ka punësuar në Top Channel, si autorë emisionesh, drejtues financash, nëndrejtorë të institucionit, të cilët meqënëse ngelen pa punë dhe LIBRA u mbyll, pasi Ben Blushi e shkatërroi me dorën e tij, tani ata që pati besnikë dhe e ndjekën nga pas i punësoi tek Top-i i Vjollcës.

Ben Blushi i cili i vuri “flakën” LIBRA-s dhe e hodhi në kosh të plehrave, një projekt me jo pak shpresë, që për disa muaj mori disa mijë vota, tani nuk pritet gjë tjetër, por ashtu siç “grisi” LIBRA-n të “grisë” edhe Top Channel dhe ta çojë në kosh siç çoi partinë që e themeloi dhe e shkatërroi vetë. Ashtu siç bën gjithmonë Ben Blushi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta dorëzon në SPAK kallëzimin ndaj Dvoranit/ Fakte të reja do dalin në dritë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për Ardian Dvoranin.

Meta paralajmëron se fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.

“Të dashur qytetarë,
Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tre makina në mes të detit/ Berisha: Fillon nga puna flotilja e nëndetëseve transoqeanike të drogës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas gjetjes së tre fuoristradave në zonën e plazhit të ri në Vlorë.

Sipas Berishës, mafia shqëiptare e drogës ka thyer çdo rekord duke çarë detin me makina plot me drogë.
Ish kryeministri thotë se së shpejti fillon nga puna flotilka e nëndetëseve transoqeanike të drogës.

Në foton e publikuar nga Berisha, e automjeteve në mes të detit, shkruhet: “Transport droge me foristrada në rrugë detare. Rilindje!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon lufta “dhëmbë për dhëmbë”/ Meta bën paralajmërimin “bombë”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së deputeti socialist Ulsi Manja, lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, gjë të cilën ai e cilësoi si absurde ta mendosh.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi Blushi shkruan se

“Parlamentin do e shpërndajë populli, ndërsa Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.”.

Po ashtu, ai thekson se edhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli dhe presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.

Ndër të tjera, zëdhënësi i Metës paralajmëron se do të ketë edhe disa dekrete për shpartallimin e Grushtit të Shtetit, siç e cilëson Meta kapjen e institucioneve të drejtësisë, sipas tij nga Rama.

LEXO EDHE:  Zbulohet kush merr drejtimin e LIBRA-s, pas dorëheqjes së Ben Blushit

LEXO EDHE:  Ekzekutoi pa mëshirë 8 kushërinjtë/ Mostra e Selenicën shokon rojet e burgut me kërkesën e tij

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM!
DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”-shkruan Tedi Blushi.

Betimi i gjyqtarëve/ Manja i përgjigjet Metës: Donte të eklipsonte konferencën e donatorëve

LEXO TE PLOTE