LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen reshjet e shiut/ Ja si do jetë moti në vijim

30 Tetor 2019, 07:17, Sociale CNA
Rikthehen reshjet e shiut/ Ja si do jetë moti në vijim

Moti vijon të mbetet në situatë të qëndrueshme, deri mesditën e nesërme.

Sipas SHMU, nga mesdita e ditës së enjte parashikohet shtim gradual vranësirash mesatare deri dhe të dendura, ndërsa prej orëve të pasdites, në jugperëndim priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, të cilat në mbrëmje do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Mjegulla e mjegullina përsëri në mëngjes do të përfshijë luginat dhe bregdetin.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje- Veriperëndim, ndërsa në bregdet herë herë dhe mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 2ºC deri në 20ºC
Në zonat e ulëta 6ºC deri në 25ºC
Në zonat bregdetare 11ºC deri në 23ºC/ CNA.al

Lajmet e fundit nga