Connect with Us

Qeveria e re/ Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin: Kosova do të dalë nga kriza

Kosova & Rajoni

Qeveria e re/ Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin: Kosova do të dalë nga kriza

Publikuar

-

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me kryetaren e LDK, Vjosa Osmani, me të cilën po përgatitet për të krijuar qeverinë e re.

Kurti njofton se ka diskutuar me Osmanin pikërisht përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që i presin.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkruan Kurti./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dhunoi lypsarin/ Avokati nuk pendohet: Më përmendi nënën

Publikuar

-

Nga

Videoja e avokatit të njohur Tomë Gashi duke përbuzur një lypës në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, bëri xhiron e rrjetit pak ditë më parë.

Avokati shihej i irrituar dhe vihej re që ai i gjuajti me shqelm parave që lypësi kishte mbledhur nga qytetarët, ndërsa të pranishmit thanë se Gashi e ka poshtëruar atë me fjalë të ndyra.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i avokatit, i cili nuk shpreh aspak pendesë për veprimin që bëri, pasi pretendon se i ka përmendur nënën.

“Këta janë punëtorë të njerëzve me Mercedesa dhe për këtë situatë nuk ka ndërmarrë askush asgjë. Të kisha goditur unë lypsarin ai nuk do të kishte qëndruar aty fare. Ju nuk e dini se çfarë ka thënë ai person. Po ta përmendë ty nënën, si të duket?”, tha Gashi për Klan Kosovën.

“Nuk e shoh të arsyeshme të kërkoj falje për goditje të plastikës, kjo më duket budallallëk. Ata janë një grup i organizuar prej kriminelëve. Me qindra herë janë thirrur organet kompetente. Atë ditë kam qenë duke ardhur në emisionin Info Magazine dhe gjatë rrugës unë i kam kërkuar lypsarit që të largohet nga aty.  Ato çfarë ai (lypsari) ka folur ndaj meje, mos të kishte qenë kontrolli im, ai do të kishte përfunduar shumë ndryshe”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Sezoni turistik/ Rama: Ende nuk jemi gati, të bëhet më shumë

LEXO EDHE:  Basha zbulon detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA/ Ja çfarë diskutuan

Më tej, avokati thekson se punonjësit e policisë i kanë thënë se nuk kanë çfarë t’i bëjnë./ CNA.al

Video – Avokati dhunon lypësin në mes të qytetit

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pompeo: Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës, thelbësore për Ballkanin Perëndimor

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në urimin e tij me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se sovraniteti dhe pavarësia e saj mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Në urimin e tij ai shkruan se “për më shumë se një dekadë të dy vendet tona kanë gëzuar një partneritet të fortë mbështetur në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në udhëtimin tuaj drejt integrimit në institucionet transatlantike dhe do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të nxitur përparimin ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”,raporton radioja amerikane “VOA”.

Sekretari Pompeo shkruan se pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të ripërtërirë për të realizuar mundësitë e saj të plotë si për qytetarët ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

LEXO EDHE:  Sezoni turistik/ Rama: Ende nuk jemi gati, të bëhet më shumë

LEXO EDHE:  Takim"kokë më kokë" me Ramën/ Zbulohet urdhri i Kryeministrit për Markun

“Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit që sinjalizojnë një lëvizje drejt lehtësimit të investimeve, turizmit, dhe lidhjeve tregtare dhe të njerëzve me Serbinë, të cilat paraqesin themelet për përparim të mëtejshëm në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në të ardhmen e afërt”, shkroi sekretari Pompeo në urimin e tij për përvjetorin e 12-të të pavarësisë së Kosovës.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërndahet Kuvendi/ Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Sipas “INA”, për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

LEXO TE PLOTE