LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po përgatisim ofertën për nxjerrjen e vendit nga kriza”/ Basha thirrje PS: Reflektoni

30 Tetor 2019, 10:01, Politikë CNA
“Po përgatisim ofertën për nxjerrjen e vendit nga

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Pas takimit me raportuesit e KiE, Basha bëri me dije se biseduan për zgjidhjen e krizës politike.

Basha u shpreh për mediat se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të dalë nga kriza.
Kryedemokrati i bëri thirrje Partisë Socialiste të reflektojë sa nuk është vonë.

?PD ka një plan prej 5 pikash duke garantuar lirinë e votës dhe mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve të parakohshme.
Në Shqipëri ka dy qendrime: e shumicës së opozitës që thotë se kjo situatë është e paqëndrueshme, e padurueshme dhe pakica që vazhon të përfitojë në kurriz të shqiptarëve. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor, ligji s? është i barabartë për të gjithë.
Ne jemi të hapur për gjithë instrumentat që garantojnë rrugën përpara për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo që ka rëndësi sot është se kemi një opozitë që përfaqëson interesin e shumicës së shqiptarëve. Nga ana tjetër kemi një kryeminister që nuk ka asnjë ide, asnjë vullnet, asnjë ofertë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Thirrja ime ndaj PS është të reflektojë sa nuk është vonë.
Ne po përgatisim ofertën tonë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Edhe durimit  të njerëzve po i vjen fundi?, u shpreh Basha.

Lajmet e fundit nga