LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përdorte djalin e vogël si “mburojë” për shitjen e drogës/ Pranga shqiptarit në Itali

30 Tetor 2019, 17:29, Kronika CNA
Përdorte djalin e vogël si “mburojë” për shitjen

Një tregtar shqiptar i drogës u arrestua pasditen e djeshme nga policia italiane në Ancona, teksa po patrullonin kundër lëndëve narkotike.

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Shqiptari u arrestua në flagrancë, afër një qendre tregtare, ndërsa priste të bëntë dorëzimin e kokainës.

Sipas mediave vendaze, ai përdordorte djalin e mitur si mburojë pasi gjatë shpërndarjes se lëndës narkotike merrte me vete dhe djalin e tij.

Brenda makinës, atij iu gjet një pako kokainë kristale me peshë rreth 2 kg e cila me vlerën e tregut kapte shifrën 8 mijë euro.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe 700 euro, të cilat konsiderohen të ardhura nga shitja e drogës./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga