Connect with Us

Nga Andi BUSHATI/Putinistët që klithin për rrezikun rus

Politikë

Nga Andi BUSHATI/Putinistët që klithin për rrezikun rus

Publikuar

-

Të gjitha nismat e Edi Ramës për ti shpallur luftë ariut rus janë një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij.

Kështu ka ndodhur edhe këtë rradhë kur socialistët po dorëzojnë një rezolutë në parlamentin e kontrolluar prej tyre kundër ndikimit të Moskës në zgjedhje dhe në media.

Eshtë pak të thuash se një nismë e tillë duket qesharake në një vend ku pro amerikanizmi dhe dëshira për Europën kanë trajtat e dogmës religjioze që nuk vihet në diskutim.

Eshtë absurde të pretendosh se në një mjedis ku mund të etiketohesh si anti amerikan, qoftë edhe po nuk re dakord me një politikë të një administrate të caktuar, apo qoftë po përqeshe një deklartatë të ambasadës lokale; pra, në një ambjent ku edhe po shtrove pyetjen naive: “a është destinacioni ynë i pakthyeshëm Brukseli”, të shohin si UFO, s’ka shanc të zërë rrënjë fara e mbjellë nga Moska.

Duhet thënë troç: Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të rajonit tonë, nuk ka shkaqe për alarm nga rreziku rus.

Por, fakti është se tre katër vitet e fundit pushteti po e bën këtë lojë sa herë gjendet në vështirësi.

Ajo filloi të artikulohet më me forcë që kur opozita ndërmori aksionin e fortë me ngritjen e çadrës.

Ajo u shpu në absurd, kur propaganda e Rilindjes, në vend që të merrej me shkeljen apo jo të ligjit për financimin e partive nga Lulzim Basha, për të paguar lobistët e tij në Uashington, krijonte tymnajën e njerëzve të Kremlinit, që fshiheshin pas llogarive off shore.

Skema qe gjithnjë naive. Zakonisht gjendej ndonjë reporter palaço i ndonjë televizioni kombëtar, i cili pa fakte apo prova raportonte për shqetësimin e shërbimit sekret për rrezikun rus, dhe pastaj pandehma e hedhur në treg i shtrohej Ramës në formën e pyetjes, duke i lënë kryeministrit mundësinë të aludonte se dihet që Moska nuk e do zgjerimin e NATO-s dhe BE.

Në raste të tjera, debati hapej pas sjelljes prej servili të zellshëm apo aleati të bindur, që Tirana zyrtare tregon ndaj vendeve të mëdha perendimore. Rasti flagrant i agjentit të dyfishtë rus, Sergey Skripal, i cili u helmua në Londër së bashku me bijën e tij, u shoqërua me dëbime masive diplomatësh nga Shba, Anglia, Kanadajë e disa vende të BE. Pas nuk mbeti as qeveria Rama, e cila zbuloi dy agjentë të rrezikshëm rusë në Tiranë.

Episodi më grotesk është ai i momentit kur pas djegjes së mandateve të opozitës në kuvend, PS organizoi një fushatë masive dorëzimi tesrash të anëtarëve të LSI-së. Dhe teksti që u ishte shkruar në zyrat e Rilindjes, atyre derdimenëve barrkderrë e kokëtrashë, që i ishin bashkuar Ilirit e Monikës për të bërë ndonjë plaçkë, qe: “po largohemi nga LSI, se ajo i shërben interesave ruse”.

Mjaftojnë këto raste për të kuptuar se sa banale është retorika me frikën e rrezikut rus në Tiranë. Kjo çështje shpesh herë serioze dhe me peshë për vendet tona fqinje, këtu është banalizuar në një thashethem kafenesh për politikat e ditës.

Dhe natyrisht ajo ka arsyen e saj. E cila ndryshe nga sa është thënë, nuk ka të bëjë as vetëm me demonizimin e opozitës dhe as vetëm me një shantazh të butë që Tirana mund ti bëjë aleatëve të saj perendimorë.

Mbi të gjitha ajo po përdoret për të maskuar modelin e pushtetit që po ushtrohet në Tiranë. Mjafton të lexosh tekstin e projekt rrezolutës të paraqitur në kuvend për të kuptuar më shumë.

Aty në disa paragrafë me radhë theksohet se ndërhyrja ruse rrezikon të polarizojë opinionin, të shtojë gjuhën e urrejtjes, të minojë demokracinë, të zbehë besimin në proceset demokratike,  të dëmtojë liritë e të drejtat e njeriut, e kështu me radhë.

Po ti analizosh ato, janë të gjitha karakteristika që i prekim përditë, e që të bëjnë të mendosh se virusi i Moskës, tashmë e paska infektuar krejtësisht qeverisjen e Tiranës.

Në fakt ato janë shenja të regjimeve iliberale kudo në Europë. Pikërisht të atyre regjimeve nga Budapesti në Varshavë, që dhunojnë opozitën, nëpërkëmbin drejtësinë, akumulojnë pushtetin ekonomik dhe ndrydhin atë mediatik. Janë pikërisht këto vende të ish lindjes komuniste, që ngjajnë sot më shumë me modelin putinian të drejtimit, sesa me shembujt që na vijnë nga perëndimi.

Në krahasimin mes dy tipologjive, ajo që ka bërë Rama në Shqipëri i ngjan më shumë të parës sesa së dytës.

Por, ndryshe nga Orbani, apo Kazinski kryeministri ynë trembet ta shprehë hapur këtë. Ai do të shfaqet 100% pro perendimor.

Për këtë ai bën rezoluta ku bërtet që mos prekemi nga virusi rus. Për këtë ai propogandon rrezikun që vjen nga Moska.

Në këtë kuptim, ai i ngjan hajdutit që klith: kapeni hajdutin.

Prandaj sa herë e dëgjojmë Edi Ramën ti shpallë luftë ariut rus duhet të shohim pas saj, një përpjekje për të maskuar thelbin putinian të regjimit të tij./Lapsi

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bashkimi kombëtar, lajthitje e një opozite në tranzicion”/ Kurti ‘i tregon’ detyrat Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër të ardhshëm në Kosovë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e LVV në Tiranë e cila do të shprehej se 28 nëntori nuk duhet të jetë ditë feste, duke njoftuar për një marshim si thirrje për bashkim kombëtar.

I ftuar në emisionin ”Open” mbrëmjen e sotme, teksa shprehet se qendra e LVV në Tiranë është OJF, as në pozitë apo opozitë, Kurti ka këkuar zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët, por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Pse Meta e çoi Lleshin për lesh?

I pyetur në lidhje me deklaratat e Ramës, i cili do ta cilësonte këtë thirrje të Vetëvendosjes si lajthitje e opozitës në tranzicion për tu bërë qeveri, kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka deklaruar se: ”Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet e Metës me Ambasadën Amerikane/ Lorenc Vangjeli hedh dyshime të forta

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka shpërthyer me akuza ndaj ambasadorëve të huaj ditën e sotme duke i quajtur hipokritë.

Ku reagim i Presidentit erdhi në një kohë ku Ambasada Amerikane deklaroi se mbështet idenë që palët t’i drejtohen Komisionin e Venecias, lidhur mbi ngërcin për Gjykatën Kushtetuese.

Por për analistin Lorenc Vangjeli, përplasja Meta-SHBA, duket se vjen për shkaqe të tjera, por që ende nuk dihen.

“Presidenti deri tani na ka treguar formën por jo përmbajtjen e kundërvënies së tij ndaj SHBA. Thelbi i përplasjes nuk është kjo, është diçka tjetër të cilën ne nuk e dimë për momentin. Shkaqet duhet të jenë të tjera. Nuk e di, refuzoj të spekuloj mbi këtë gjë. Reagimi i parë në këtë mënyrë është proporcional. Në këto ditë do fillojmë të shikojmë shkaqet e vërteta të kësaj përplasje”, u shpreh Vangjeli në “Opinion”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënimi i zëdhënësit Blushi/ Artan Hoxha dhe Klodiana Lala “përmbysin” Presidentin

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, kanë komentuar deklaratat e presidentit Meta, i cili më herët deklaroi se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.

Sipas Klodiana Lalës nëse do të ishte kërcënuar do të kishte një denoncim zyrtar.

“Nuk di të jetë kërcënuar, do duet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi.”

I këtij duket se është dhe Artan Hoxha, i cili e quajti jo etike përmendjen e emrit të një punonjësi, ndërsa risolli në kujtesë dhe “videon përvëluese” të premtuar nga Meta, megjithëse gjer tani ka mbetur vetëm në kuadër paralajmërimi.

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Pse Meta e çoi Lleshin për lesh?

“Deklarata që ka patur zëdhënësi i presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi i ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë kemi. Është kërkuar që të mos kërkohet emri i personelit të ambasadës. Është kërkuar që emri i personit, ti mund ti drejtohesh Ambasadës, por jo një personi.”/ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE