Connect with Us

Mandati i Kajmakut në dorën e KQZ/ Kur vendoset “fati” i kryebashkiakut

Politikë

Mandati i Kajmakut në dorën e KQZ/ Kur vendoset “fati” i kryebashkiakut

Publikuar

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e premte në orën 11:00, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, në lidhje me mandatin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 01.11.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt-vendimit:

“Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.​-thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Kujtojmë këtu se Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë pa vonesë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku.

Pas denoncimit të PD-së, ai u verifikua nga prokuroria se ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.

Në kërkesën e firmosur prej Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, Partia Demokratike kujton se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet për Kushtetuesen/ Mazhoranca nuk i ndahet Presidentit

Publikuar

-

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e ftuasr në “Mbrëmja në ABC”, ka folur lidhur me përplasjet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese .

Sipas Felaj, Xhaferllari është një person i pavetuar dhe për këtë arsye nuk sjell garanci zgjedhje për nesër.

“Paraprakisht u mendua se Presidenti Meta, nuk do të zhvillonte ceremoninë e betimit. Këtë e përdori për të justifikuar zgjedhjen që bëri me anëtaren Marsida Xheferllari. Xhaferllari është një person i pavetuar. Është bashkëjetuese  e Alibejat gjë që ligji nuk e pengon, por që moralisht e cënon zgjedhjen.

LEXO EDHE:  Rama të tregojë sot: Eshtë me ligjin apo me krimin, me Roshin apo me qytetarët

Zgjedhjen nuk e bën as Presidenti dhe as Kuvendi, por Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Në një listë të ngjashme ne zgjedhim tre të parët. Xhaferllari nuk ka qene e rënditur në treshe, por e katërta. Zgjedhja e Presidenti ishte konsumuar me afatin 30 ditorë, dhe Presidenti nuk mund të bëjë zgjedhje nën 3.  Presidenti veproi mbi bazën e Kodit të Procedurës.”, u shpreh Felaj./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhja e delegatëve të PS/ Vidhet serveri i votimit dixhital, PS pa rezultate edhe një javë pas procesit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në Partinë Socialiste për përzgjedhjen e 706 delegatëve të Kongresit, i cili pritet të mbahet në fillim të 2020-tës, duket se nuk i kanë përmbushur të gjitha pritshmëritë.

Procesi i cili do të promovohej aq shumë nga socialistët për shkak edhe të risive që solli si votimi elektronik dhe ai online, duket se sërish ka çaluar në një aspekt, atë të shpejtësisë së nxjerrjes së rezultateve.

Mirëpo pavarësisht, kësaj përmes një denocimi të mbërritur në adresën e qytetarit dixhital, mësohet se serveri i votimit dixhital të përdorur nga PS, është vjedhur.

Denoncuesi shprehet se rezultatet që presupozohej të dilnin 120 minuta pas zgjedhjeve, nuk kanë dalë akoma për shkak të vjedhjes së serverit.

LEXO EDHE:  Sherri mes PS dhe PD në Bruksel/ Ish-ministri zbulon prapaskenat

Postimi i plotë:

Vidhet serveri i votimit dixhital te partise se Krimit!

Denoncohet vjedhja e serverit te votimit dixhital te votimit ne partine e Edvin Mafise. sb

Pershendetje dr ndonse kane kaluar shume dite nga dita e votimit ne PS gjer tani nuk kemi asnhe rezultat.Shkaku i mosnxjerejes ee rezultateve te cilat supas sistemit duhet te dilnin brenda 120 minutave nuk kane dale as pas nje jave dikush thote se kane vjedhur serverin ne budrume te PS.Nuk mund te them por roja eshte ajo qe ka qene.te lutem anonim se me heqin nga puna./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Uragani studentor fillon në 4 dhjetor”/ Berisha publikon denoncimin: Rama presion mbi studentët

Publikuar

-

Nga

“Uragani studentor fillon me 4 dhjetor!”, kështu është shprehur në një postim në rrjetet sociale ish kryeministri Sali Berisha teksa publikon mesazhin e një studenti.

Studenti në mesazhin e tij shprehet se protestat studentore do të rinisin sërish, mirëpo qeveria është duke iu bërë presion atyre dhe prindërve të tyre.

Teksa publikon mesazhin e studentit, Berisha shkruan se mediat e Ramës e censurojnë lajmin për shkak se kryeministri është i lemeritur nga lëvizja e studentëve.

LEXO EDHE:  PD i kërkon KQZ-së informacion për Vetëdeklarimin e disa subjekteve

Postimi i plotë i Berishës:

Uragani studentor fillon me 4 dhjetor!

Lemeritet Edvin Mafia, mediat e tij censurojne lajmin! Suksese studenteve!! sb

LEXO TE PLOTE