LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryesimi i OSBE-së në vitin 2020/ Shqipëria çel zyrën e misionit në Ukrainë

30 Tetor 2019, 15:03, Politikë CNA
Kryesimi i OSBE-së në vitin 2020/ Shqipëria çel zyrën

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

Cakaj thotë se qëllimi i këtij projektvendimi është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të rradhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë fokus të kësaj organizate.

Ky vendim vjen në funksion të marrjes së kryesimit të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë në vitin 2020.

Postimi plotë:
Edhe një tjetër sukses i diplomacisë shqiptare ???…
Këshilli i Ministrave ka marrë projektvendimin për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë. Ky vendim është shprehje e përkushtimit të Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e detyrës përgjatë Kryesisë së OSBE-së 2020 ?!
Qëllimi i tij është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të rradhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë në fokus të kësaj organizate.
Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së.
Shqipëria është e angazhuar maksimalisht për një kryesi të suksesshme me besueshmëri ndërkombëtare

Lajmet e fundit nga