Connect with Us

Kosovë/ Pse po vonohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Kosova & Rajoni

Kosovë/ Pse po vonohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Publikuar

-

5000 mijë vota të diasporës janë shkaku që po vonohet shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve që i hap rrugë krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

5000 mijë vota të ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor kohor, shqyrtimi i të cilave ka ngritur dilemën, nëse ato duhen numëruar apo duhen shpallur të paligjshme, ka bërë që KQZ të mos mund ta shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa hodhi poshtë kërkesën e partisë fituese të zgjedhjeve lëvizjes Vetëvendosje, që këto vota të numërohen edhe pse kanë ardhur me postë jashtë afatit kohor sipas ligjit. Ky panel tha se kërkesa është e paqëndrueshme dhe e pabazuar në ligj, por që e njëjta mund të paraqitet sërish në Gjykatën Supreme për ankesë.

E lëvizja Vetëvendosja konfirmoi se do ta apelojë në Gjykatën Supreme vendimin për mos-numërimin e votave të diasporës që kanë ardhur me vonesë. “Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit. Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numërohen këto fletëvotime”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe certifikimin e tyre janë duke e pritur dy subjekte politike, lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të “zyrtarizuar koalicionin e ardhshëm qeverisës”, bisedimet për të cilin ende po vazhdojnë.

Pristina-Kosovo PK Partei Vetevendosja (DW/Bekim Shehu)
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Lista Srpska në qeverinë e re?

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, që pritet të jetë kryeministër dhe Vjosa Osmani që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në takime të ndara kanë pritur ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnet, takime këto të zhvilluara me dyer të mbyllura. Vet Kurti përmes rrjetit social shkroi se ambasadori amerikan ka “uruar që institucionet e Republikës së Kosovës të themelohen sa më parë, në mënyrë që edhe puna për një shtet të së drejtës që lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë t’i sjellë rezultatet e para”. Kurti thuhet ta ketë njohur ambasadorin edhe me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re. E brenda qeverisë së re që duhet të krijohet duhet të përfshihen edhe komunitetet pakicë, pra edhe serbët e Kosovës. Lista Srpska që garoi në këto zgjedhje, ka fituar 10 mandate të gjitha që janë të garantuara për serbët. Mirëpo, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti disa herë ka deklaruar, se nuk e do në qeverinë e Kosovës, Listën Srpska. Ai do të shikojë për përfaqësues të tjerë të serbëve që të jenë pjesë e qeverisë së tij.

“Kushtetuta e Kosovës thotë, se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, ka thënë Albin Kurti.

Por, nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq ka thënë se pa bisedime me këtë parti politike, formimi i qeverisë së re të Kosovës nuk është i mundur, sepse, sipas tij, këtë e parashikon Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet. “Kurti flet çfarë kishte dëshiruar, mirëpo është diçka tjetër çfarë qëndron në ligje. Në Kushtetutë, në Nenin 96 shkruhet, se “përfaqësuesi i serbëve në qeverinë e Kosovës do të zgjidhet me shumicë të përfaqësuesve të atij komuniteti në Kuvendin e Kosovës. Këtu nuk ka debat. Ajo çfarë flet Kurti se do ta marë ndonjë serb, kjo është sikur ne të themi se nuk e duam Kurtin për kryeministër, por do ta marrim dikë tjetër. Kjo është e pamundur”, citon Jevtiqin transmetuesi publik në Serbi.

LEXO EDHE:  “Kam lënë treçerekun e jetës aty brenda”/ Patozi keqardhje për PD-në

Ekspertët për kushtetutën dhe praninë e një ministri serb në qeveri

Por, çfarë thuhet në kushtetutën e Kosovës për përfaqësimin e serbëve në qeveri. Këtë e ka shpjeguar më së miri në një editorial, njëri nga hartuesit e kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, akademik dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.

Denkmal ’Newborn’ in Pristina, Kosovo (DW/I. Đerković)

Arsim Bajrami, citon nene të kushtetutës: “Sa i përket Qeverisë së Kosovës, Kushtetuta, mes të tjerash, do të parasheh si në vijim: 5.1 së paku një (1) ministër do të jetë nga komuniteti serb dhe një (1) ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë i Kosovës; nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, do të jetë edhe një ministër i tretë që përfaqëson një komunitet joshumicë të Kosovës”, shkruan Arsim Bajrami, duke vazhduar me nenin pasus të kushtetutës.

“Neni 5.3 Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit me partitë, me koalicionet apo grupet që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kosovë. Nëse caktohen jashtë anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës, për këto ministra dhe zëvendësministra do të kërkohet miratim formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit të cilët u përkasin partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë”, shkruan Arsim Bajrami.

Sidoqoftë, për krijimin e qeverisë së re të Kosovës ende duhet pritur shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre, që si duket do të kërkojë edhe disa ditë kohë. Pas konstituimit të Kuvendit dhe betimit të deputetëve të rinj, presidenti i Kosovës i kërkon partisë fituese të zgjedhjeve apo koalicionit pas-zgjedhor që duhet formuar me partinë fituese, nominimin e kandidatit të saj për kryeministër i cili duhet të marrë të paktën 61 vota nga 120 vende në parlament në mënyrë që të marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re. Pakicat kombëtare kanë 20 vende të garantuara në kuvend, ndërsa në qeverinë e re të paktën një dikaster qeveritar duhet t’u takojë përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

E sfida e parë që e pret qeverinë e re është përballja në dialog me Serbinë që me ngulm po kërkohet nga faktori ndërkombëtar në mënyrë të veçantë nga SHBA-ja. Albin Kurti gjatë fushatës parazgjedhore vazhdimisht ka deklaruar se ai si kryeministër do ta udhëheqë vet dialogun me Serbinë dhe jo presidenti i Kosovës, dhe ka paralajmëruar rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun Kosovë-Serbi./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kosova & Rajoni

Kosova mund t’i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Publikuar

-

Nga

Kosova mund t'i përfitojë vaksinat përmes COVAX-it deri në maj

Skema e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVOX, përmes së cilës pritet të shpërndahen vaksinat për koronavirus në vendet e varfra, ka bërë të ditur se Kosova mund të furnizohet me këtë vaksinë deri në muajin maj.

Sipas Faik Hotit, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, në përditësimin e fundit të kësaj skeme, për raundin e parë të ndarjes së vaksinave, periudha kohore e shpërndarjes së vaksinave në Kosovë është nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Në dërgesën e parë përmes COVAX-it, Kosova do të përfitojë 100,800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Balla sulmon opozitën/ Po përdorni Parlamentin për protesta

LEXO EDHE:  Balla sulmon opozitën/ Po përdorni Parlamentin për protesta

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë thënë në vazhdimësi se në muajin shkurt do të arrijë vaksina në Kosovë, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, në fillim të muajit janar, pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer, për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Mirëpo zyrtarë të kësaj kompanie i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ende janë në diskutime me Qeverinë në detyrë të Kosovës për furnizim me vaksina./rel

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i 24 orëve në Kosovë/ Tetë viktima dhe rreth 500 të infektuar nga Covid

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Gjatë 24 orëve të fundiot në Kosovë, tetë persona kanë humbur betejën me Covid.

Nga 2,886 testime të realizuara, 488 persona rezultuan pozitivë për Covid-19. Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik raportoi se 270 persona janë shëruar nga kjo sëmundje gjatë 24 orëve të fundit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 70.185 persona të infektuar me këtë virus, prej tyre 1.616 kanë humbur jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajçak vizitë në Prishtinë/ Përpjekje për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi

Publikuar

-

Nga

Lajçak vizitë në Prishtinë/ Përpjekje për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, fillon të hënën vizitën treditëshe në Prishtinë prej nga më pas do të shkojë në Beograd, në një përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Bisedimet pushuan në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, që u mbajtën më 14 shkurt. Zyrtarët e Bashkimit Evropian që presin rifillimin e tyre pas themelimit të institucioneve të reja të Kosovës janë shprehur të shqetësuar më deklarimet e kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të udhëheq qeverinë e re. Zoti Kurti ka thënë se bisedimet nuk do të jenë përparësi e punës së tij.

Analistët në Prishtinë thonë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të mësojë nga ngecjet e qeverive të kaluara në procesin e bisedimeve dhe duhet të çojë përpara tema që janë në interes të vendit.

“Kjo qeveri i ka numrat, e ka legjitimitetin, e ka forcën politike që ndoshta qeveritë tjera nuk e kanë pasur dhe kjo është një plus që të shtyjë përpara më fuqishëm në këtë proces gjithmonë duke pasur interesat e shtetit dhe disa tema të cilat nuk negociohen”,thotë Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Duke e ditur që kemi një qeveri të re që nuk ka presion siç ishte në administratën e kaluar amerikane me zotin ambasadorin (Richard) Grenell duhet të kemi një qartësim të procesit dhe një pozicionim të qartë të Kosovës. Kjo nuk do të thotë ta ndalim dialogun por ne duhet ta shohim atë si një proces afatgjatë dhe të planifikojmë si të tillë, jo duke u planifikuar hap pas hapi dhe duke dalur diçka ad-hok dhe vepruar në atë drejtim”, thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Analistët thonë se qeveria e ardhshme duhet të ketë një platformë për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve të ardhshme me Serbinë dhe nuk presin që ato të vazhdojnë njëlloj sikurse nga qeveria pararendëse.

LEXO EDHE:  “Kam lënë treçerekun e jetës aty brenda”/ Patozi keqardhje për PD-në

LEXO EDHE:  Nesër zgjedhjet për pushtetin vendor/ Sot Shqipëria në heshtje zgjedhore

“Nuk mund të presim që ajo të vazhdojë aty ku ka mbetur me diskutimin ku tema e fundit ka qenë e drejta pronësore që është diskutuar dhe nuk mund të presim që qeveria Kurti menjëherë tani të futet brenda këtij procesi dhe ta diskutoj atë. Është mëse e pritshme që kjo qeveri do të duhej ta riformatoj atë, t’ia jap atë dorën e vet dhe ta bëj këtë normalisht në diskutim me zotin Lajçak”, thotë Jeta Krasniqi.

“Një qasje e bashkëdyzuar BE dhe SHBA dhe një qasje e strukturuar e Kosovës karshi këtyre dy superfuqive do të krijonte një incetivë të re në raport me Kosovën por edhe Kosova duhet të krijojë asi pozicioni që të qetë tema përpara dhe ndoshta të kërkojë edhe një afat për një temë të caktuar për një marrëveshje që nuk është zbatuar nga pala serbe dhe të mos jemi ne gjithmonë në defansivë ku vihemi në kritikë për mos zbatim të marrëveshjeve të caktuara”, thotë Arbër Fetahu.

Shtetet e Bashkuara që janë mbështetëset kryesore të pavarësisë së Kosovës, në disa raste ditëve të fundit theksuan se mbështesin bisedimet Kosovë-Serbi të mundësuara nga Bashkimi Evropian, dhe presin “një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë”./ VOA

LEXO TE PLOTE