Connect with Us

Konferenca Rajonale Kundër Trafikimit/ Manastirliu: Mbrojtje dhe shërbime konkrete për rintegrimin e grave viktima

Sociale

Konferenca Rajonale Kundër Trafikimit/ Manastirliu: Mbrojtje dhe shërbime konkrete për rintegrimin e grave viktima

Publikuar

-

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po mbështet viktimat e trafikimit me programe sociale për mbrojtjen dhe riintegrimin e tyre”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore që zhvilloi punimet sot në Tiranë.

“Aktualisht 75 vajza dhe gra viktima të trafikimit marrin shërbim, me synim riintegrimin e tyre, në qendrat që financohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, u shpreh Manastirliu. Qendra Pritëse e Viktimave të Trafikimit është e vetmja strehë publike kombëtare që siguron strehimin dhe ri-integrimin e viktimave të trafikimit vendas dhe të huaj. Por Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale financon edhe 3 qendra jopublike në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, ku ofrohet shërbim i specializuar për gratë dhe vajzat viktima të trafikimit.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu tha se këtë vit nëpërmjet një mekanizmi të ri financiar, Fondit Social, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mundësojë financimin e shërbimeve të reja në territor në mbrojtje të menjëhershme për grupet vurnerabël.

“Nëpërmjet Fondit Social, ne jemi të gatshëm të financojmë menjëherë shërbime për grupet në nevojë ndaj gjej rastin të nxis Bashkitë të aplikojnë për këtë fond që tashmë e kanë në dispozicion për zgjerimin apo ngritjen e shërbimeve sociale. Aktualisht janë 9 Bashki që kanë aplikuar për ngritjen e qendrave që ofrojnë shërbime për grupet vulnerabël, mes të cilave dhe vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit”, tha Manastirliu.

Një tjetër program me ndikim të drejtëpërdrejtë për kategoritë në nevojë përfshirë edhe viktimat nga trafikimi, janë Ndërmarrjet Sociale, një mekanizëm i ri financiar i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEXO EDHE:  OBSH shpalli emergjencë ndërkombëtare për shkak të koronavirus/ Manastirliu mbledh Task-Forcën  

“Deri tani kanë marrë statusin e ndërmarrjes sociale 3 organizata, të cilat ushtrojnë veprimtari në fushën e ofrimit të shërbimeve të drejtpërdrejta këshilluese e mbështetëse për gratë dhe vajzat, për viktimat e trafikimit apo viktimat e mundshme të trafikimit dhe në fushën e ofrimit të shërbimeve në mbrojtje të gruas dhe familjes. Ato përfitojnë subvencion nga shteti, me kusht që të punësojnë të paktën 30% të stafit nga grupet vulnerabël, siç janë gratë dhe vajzat e trafikuara”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Manastirliu nënvizoi se arsimimi i fëmijeve dhe fuqizimi i grave dhe vajzave është mënyra më e mirë për të parandaluar këtë fenomen çnjerëzor. Konferenca Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, zhvilloi punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e ministrave Lleshaj dhe Manastirliu, përfaqësues të ambasadave Evropiane në Shqipëri dhe koordinatorët kombëtarë dhe rajonalë kundër trafikimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lufta kundër Covid/ Gjermania ndihmon Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

OBSh-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar me praninën e Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ( Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri (Ambasada Gjermane Tiranë ), dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Udhëtimet drejt SHBA/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që udhetojnë ndrejt SHBA.

Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19.

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni. Mësoni më shumë mbi kërkesat për udhëtim duke klikuar këtu  ttps://bit.ly/3srOFLA”, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura të ulëta dhe reshje bore/ Parashikimi i motit për fundjavën

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Dita e sotme do të ketë mot me alternime kthjelliemsh dhe vranësira të cilat në zonat malore do të pasohen nga reshje bore. Ne juglindje reshjet e borë parashikohen të kenë intensitet deri mesatar.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të kthejllët e vranësira kalimtare. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Brenda prillit, 10 mijë tamponë dhe 50 respiratorë të tjerë

LEXO EDHE:  Sezon turistik i sigurtë/ Manastirliu: Hapen 28 qendrat shëndetësore verore

Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët por shumë të ftohtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE