LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Karta e studentit nuk ekziston”/ Akuza të forta ndaj Shahinit: Derdhi djersën sa për postimin në FB

30 Tetor 2019, 10:53, Politikë CNA
“Karta e studentit nuk ekziston”/ Akuza të forta ndaj Shahinit:

Ish deputeti i PD, Luciano Boçi ka ngritur akuza ndaj ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Sipas Boçit, studentëve të Elbasanit nuk i është dhënë asnjë kartë studenti.

?Në takimin e djeshëm në Elbasan ka pretenduar se ka shpërndarë kartat e para të studentit. Ka pozuar vetëm me një kartë në dorë që nuk dihet kujt i destinohej. Ministrja ka derdhur djersën e rradhës të postimit sa për sy e faqe në FCB e Instagram, se për shërbim ndaj studentëve nuk bëhet fjalë?, shkruan Boçi.

Ai shprehet se nuk ekziston asnjë shërbim i favorizuar për studentët.

Postimi i plotë:
PATURPËSIA E BESËS

Ministrja e Arsimit mashtron paturpësisht publikisht.
Paturpësia për këta nuk paska cak!
Në takimin e djeshëm në Elbasan ka pretenduar se ka shpërndarë kartat e para të studentit.
Ka pozuar vetëm me një kartë në dorë që nuk dihet kujt i destinohej.
Ministrja ka derdhur djersën e rradhës të postimit sa për sy e faqe në FCB e Instagram, se për shërbim ndaj studentëve nuk bëhet fjalë.
Studentëve nuk i është bërë kurrfarë shpërndarje. Në asnjë degë apo cikël studimi.
Karta nuk ekziston.
Nuk ekziston asnjë shërbim i favorizuar për studentët.
Në takim Besa nuk i është përgjigjur kërkesës së studentëve për bursim të plotë për degët e mbrojtura, siç duhet të jetë mësuesia.
Besa nuk i shpjegoi studentëve mbylljen e degëve themelore e katandisjen e disa prej tyre deri në 5 studentë.
Nuk i dha përgjigje as për tarifat e larta të masterit, as për mungesën e doktoraturës e as për kushtet skandaloze të konvikteve.
Nuk dha përgjigje as për mungesën e investimeve prej disa vitesh në Universitetet publike.
Besa thjesht bëri detyrën si shefi i saj Rama:
Erdhi, pa, mashtroi paturpësisht!

Lajmet e fundit nga