LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjala e Yuri Kim në Senat/ Gjekmarkaj: SHBA do i bëjë presion qeverisë për zgjidhjen e krizës

30 Tetor 2019, 17:56, Politikë CNA
Fjala e Yuri Kim në Senat/ Gjekmarkaj: SHBA do i bëjë presion

Analisti Agron Gjenkarkaj, i ftuar në rubrikën ?Opinion?, në News 24, ka komentuar deklaratat e të nominuarës për ambasadore të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim e cila duke folur mbrëmjen e djeshme para Senatit Amerikan, përmendi disa nga prioritetet, mes të cilëve dhe krizën politke.

Sipas Gjekmarkaj, e nominuara e Donald Trump, vendosi pikat mbi ?i? me deklaratat e saj.

?Ambasadorja që pret të marrë emërimin nga Senati foli për disa prioritete dhe vuri pikat mbi ?i?. Ajo pranoi dhe legalizoi krizën në Shqipëri dhe premtoi se do ndihmojë që kriza të marrë një zgjidhje. Ne dimë që palët janë diametralisht të kundërta. Amerika e ka pranuar dhe legalizuar krizën dhe shtron zgjidhjen me gojën e ambasadores. Ajo foli dhe për një shqetësim të madh, raportin me narkotrafikun. Ky është një shqetësim jo vetëm i zërave opozitarë, por është shqetësim real. Pika tjetër, që meriton kaq vëmendje, është sinjali që SHBA jep për Reformën në Drejtësi. SHBA e pranon se ka krizë në Shqipëri dhe duhet zgjidhur, dhe ajo zgjidhjet me zgjedhje të parakohshme?, u shpreh Gjekmarkaj.

Si shkohet te zgjedhjet e parakohshme?
Nëse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët, do të ishte protesta, qoftë dhe agresive. Ndërkombëtarët lanë të kuptuar se nuk e duan këtë rrugë. Ata thonë që ka krizë dhe presion do të bëjnë mbi qeverinë, që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ftesa për Reformën Zgjedhore ?
Këta i lëshojnë këto ftesa, sikur po bëjnë sadaka. Nuk ka kuptim kjo reformë pa të dyja palët, që mbajnë sistemin politik në Shqipëri. Mënyra si i ndërton mazhoranca thirrjet ndaj opozitës janë provokative, por opozita duhet ta çojë patjetër zërin te Reforma Zgjedhore dhe të bëjë të mundur që produkti final t?iu shërbejë të dyja palëve, kur të shkojnë në zgjedhje.

Duket se nuk ka reflektim nga qeveria për Kajmakun ?
Kajmaku sfidoi shtetin dhe ligjin. KQZ nuk e di çfarë do vendosë, do ta dijë në momentet e fundit, kur t?i bien në telefon. Po të ndryshojë qeveria, ndryshon dhe regjimi. Kur katandiset pushteti në duart e një personi, të gjithë kanë paqartësi. Nëse ndodh ndryshimi i qeverisë, pas kaq krizash, përplasjesh, ndoshta do të kemi një standard ndërgjegjësimi të vetë shoqërisë, themelimin e gjykatave dhe pse jo, edhe të Reformës në Drejtësi, të jepet drejtësi përtej telefonit. Opozita parlamentare, shtojcë e qeverisë, nga pikëpamja politike nuk vlen. Mbase shërben që të mos fyhet Parlamenti. Ata nuk mund të kërcënojnë Ramën apo Bashën, ambasadën amerikane në Tiranë, me votë. Ata janë si marionetë dhe kështu do të jenë deri në momentin e fundit.

Ftesa ruse, pse erdhi?
Është një ftesë e kalkuluar, aspak normale. Vendet e Ballkanit, ndonëse të vogla, marrin një rëndësi të veçantë, pasi janë ato që bllokojnë Rusinë. Ftesa e tij vjen si një provokim, nuk gjen treg te qeveria dhe as tek opozita. Në Shqipëri, as PS dhe as PD nuk kanë influenca ruse. Propaganda që bëhet për ta atashuar opozitën me Rusinë, më duket e shpifur, provokative dhe përçarëse, që nuk i shërben askujt.

Lajmet e fundit nga