Connect with Us

Dështimi i negociatave/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin një tjeter “ofertë”

Politikë

Dështimi i negociatave/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut marrin një tjeter “ofertë”

Publikuar

-

Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU) ka ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen këtij grupimi pas shtyrjes së negociatave.

Thirrja është bërë nga Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, gjatë Forumit Ekonomik Eurasian të mbajtur në Verona.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa në BE. Unë jam i sigurt se vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE dhe së fundmi janë” vënë në akull “nga Brukseli “mund të kenë më shumë benefite në EEU”, theksoi diplomati rus./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arta Vorpsi u betua tek noterja/ Salianji: Emër merr edhe Ver Llapa

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit para noteres duke e krahasuar me “Ver llapën”, një personazh i njohur në rrugët e Tiranës.

“Ne kemi kohë që themi se Rama do të kapë gjithë institucionet e  drejtësisë. Lufta me presidentin është që të kapë e të nënshtrojë çdo institucion tjetër. Sa njerëz ka kur kalojnë në rrugën që thonë kam folur me Ufot, kam zëvendësuar Donald Trump. Të gjithë këta që dalin në rrugë marrin emër, emër merr edhe Ver Llapa”, u shpreh Salianji nga studion e Opinon në News 23.

LEXO EDHE:  “Die Welt”: Shqipëria, sekreti që pret të zbulohet

LEXO EDHE:  Maqedoni, “Mjekët pa kufij” pengohen të kujdesen për refugjatët

Sipas ish deputetit, kryeministri po tenton të thotë “ligji jam unë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna ndaj banorëve të Astirit/ Balliu tregon dy hapat që do ndërmerren nga opozita

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka paditur penalisht policinë dhe drejtues të IKMT-së për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të zonës së Astirit.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Klevis Balliu tha se padia është vetëm hapi i parë që ka ndërmarrë opozita, ndërsa hapi i dytë sipas tij është dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të vijë në pushtet.

LEXO EDHE:  “Ta doje aq shumë Shqipërinë, nuk jetoje jashtë”/ Alketa Vejsiu i kthen përgjigjen epike komentueses

LEXO EDHE:  Detajet/ Basha-Meta fillojnë negociatat

“Padia është për shkopat e gomës, arrestimet e paligjshme, dhuna ppsikologjike, dhe drama që kanë kaluar fëmijët dhe gratë. Ky është thjeshtë hapi i partë i PD për të vënë para përgjegjësisë hajdutët.

Hapi i dytë është se me të ardhur në pushtet PD, VKM e e parë që qeveria do të nxjerrë do të jetë dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve. Shkatërrimi i shtëpive të tyre është bërë me justifikimin se ka një projejkt por nuk ka një të tillë.”-tha Balliu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hajdari takon Vjosa Osmanin/ Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka takuar sot kandidaten për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani.

Hajdari bën me dije se gjatë takimit, Osmani ka ndarë eksperiencën e LDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament”, shkruan Hajdari.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Znj. Vjosa Osmani, në selinë e LDK në Prishtinë.
Bisedë frytdhënëse ku Znj. Osmani ndau me ne eksperiencën e LDK-së me zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament.
I uroj shumë suksese Znj. Osmani, dhe shpresoj të thellohet bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet dy Parlamenteve tona./CNA.al

LEXO TE PLOTE