LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çuni i Fahriut zbulon “sekretin”/ Ja për çfarë do e përdorë PD gazin lotsjellës

30 Tetor 2019, 11:45, Politikë CNA
Çuni i Fahriut zbulon “sekretin”/ Ja për

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’ për ish-deputetin e PD Klevis Balliu.

Ndërkohë, çuni i Fahri Balliu, në një prononcim për mediat jashtë dyerve të Gjykatës, ka vijuar të hedhë akuza ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se ka përdorur gaz lotsjellës kundër qytetarëve, grave dhe fëmijëve. Ai tha se Shqipëria është kthyer në një vend ku ligji nuk funksionon.

Por, gjithashtu Balliu tha se PD nuk do ta përdorë gazin lotsjellës kundër qytetarëve, por kundër krimit të organizuar.

Pra, krimin e organizuar çuni i Fahriut, do ta luftojë me gaz lotsjellës.

“PD gazin lotsjellës do ta përdorë për krimin e organizuar. Shqipëria sot është një vend ku ligji nuk funksionon. Pse kandidon prapë Arta Marku. Duhet të bashkohemi kundër këtij regjimi diktatorial. Edi Rama do të përballet me forcën e ligjit. Do përballen të gjithë. Banorët e Unazës refuzojnë të përplasen me policinë për interesat e Edi Ramës. Efektivët e policisë nga kjo qeveri e sotme është shkatërruar. Këtu kapet vetëm ai që ka pirë një cigare hashash. Agallarët që vjedhin çdo ditë vazhdojnë të rrijnë në Surrel”, u shpreh Balliu.

Kujtojmë këtu se Balliu u arrestua të dielën e 13 Tetorit pasi bashkë me banorët e Unazës bllokoi rrugën Teodor Keko. Ai u lirua tre ditë më pas, për t’u lënë në masën ‘Detyrim Paraqitje’./ CNA.al

11:04 Politikë

Luli i Meros

Në Shqipëri ka një perceptim për mediat. Ose je i kapur nga ...

Lajmet e fundit nga