LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burgosja e Nanos, Piramidat dhe Integrimi/Ish-diplomati i parë i SHBA në Shqipëri tregon disa të vërteta

30 Tetor 2019, 08:27, Politikë CNA
Burgosja e Nanos, Piramidat dhe Integrimi/Ish-diplomati i parë i SHBA

Diplomati i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit, Christofer Hill ka rrëfyer ekskluzivisht në Real Story të Sokol Ballës disa të vërteta të forta për Shqipërinë në rrugëtimin e saj 30-vjeçar, i cili paralajmëroi edhe nga se duhet të shqetësohet vendi ynë, ku çështja kryesore mbetet influenca ruse.

?Duhet të jeni vigjilentë dhe të shqetësuar për Rusinë?, ka paralajmëruar Hill në intervistën me gazetarin Sokol Balla, ku tregoi edhe disa të vërteta për burgosjen e Nanos.

?I pyetur në lidhje me akuzat e Nanos, se ai ishte direkt i përfshirë në burgosjen e tij, Hill tha se ?Ju siguroj që unë nuk kam qenë as direkt, as indirekt dhe në asnjë formë, në burgosjen e tij apo të asnjë tjetri. I kishim duart e zëna, duke u marrë me çështje tërësisht diplomatike. Por kur proceset demokratike ecin përpara, kur ka zgjedhje, ka një konkurrencë të ashpër mes shqiptarëve dhe në atë konkurrencë shume gjëra mund të thuhen.

Në intervistën për gazetarin Balla, ai ka rrëfyer edhe një plagë të Shqipërisë, sesi u krijuan skemat piramidale në Shqipëri, duke e lidhur ngushtë atë me shkeljen nga vendi ynë të embargos me Jugosllavinë.

?Nëse shihni me kujdes se si funksiononin ato skema piramidale, jepnin para që ishin këtu për shkak të kontrabandës së naftës dhe pas arritjes së paqes nuk ishte më nevoja për kontrabandë dhe skema piramidale kaloi në kolaps, duke shkaktuar që shumë njerëz të humbnin para?, ka deklaruar ish-ambasadori i parë i SHBA në Tiranë.

Sa i takon integrimit në BE, ish-ambasadori tha se ?Nëse shikoni se në çfarë rruge po shkon Bashkimi Evropian dhe se çfarë Franca po kalon, janë çaste shumë të vështira për BE. Kjo çështja e BREXIT i ka përfshirë të gjithë. Çështja e refugjatëve nga Siria dhe Afrika e Veriut është një problem i madh, veçanërisht për Francën. Nuk jam i habitur nga Franca në kuptimin që ata mendojnë se po shkojmë shumë shpejt, por nuk do ta merrja këtë si një vendim historik. Është diçka që ata janë të mbingarkuar nga këto faktorët e tjerë. Ne kemi parë shumë politikanë evropianë që duan që të përfundojë kjo punë dhe të sjellin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian. Ajo do të ndodhë. Dhe çka është më e rëndësishme për shqiptarët është që të mos e kthejnë këtë në një mëri, frustrim apo të mos hanë ushqime franceze. Duhet të kuptojnë që jo çdo moment do të jetë i favorshëm në këtë proces.?.

Lajmet e fundit nga