LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Dukagjin/ Vëllai i viktimës dhe djali kërkojnë lirimin e kushëririt: Njollë e zezë që po i mbetet familjes

29 Tetor 2019, 14:36, Kronika CNA
Vrasja në Dukagjin/ Vëllai i viktimës dhe djali

Familjarët e Lazër Arrës i cili uvra disa ditë më parë në fshatin Palaj të Dukagjinit, mohojnë se kushëriri i tyre Marash Arra të jetë autor i kësaj vrasje.

Për familjen Arra arrestimi i Marash Arrës, i dyshuar nga policia fillimisht si autor i vrasjes së kushëririt të tij është si një vrasje e dytë.
Vëllai i viktimës por edhe djali i tij mohojnë se kushëriri i tyre Marash Arra të jetë autor i kësaj vrasje ndërsa kërkojnë lirimin e tij.

Arrestimi i Marash Arrës sipas vëllait të viktimës është një njollë e zezë që po i mbetet familjes së tyre në një kohë kur kushëriri nuk ka asnjë lidhje me këtë vrasje..

Djali i viktimës, Marjan Arra i cili nuk ndodhej në Shqipëri kur ndodhi vrasja i ka dërguar një letër prokurorisë së Shkodrës duke i treguar se kushëriri i tij Marash Arra nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e babait të tij duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të kushëririt.

Familjarët kërkojnë që policia ta zbardh vrasjen e Lazër Arrës dhe të gjejë autorin e vërtetë si dhe të lirohet sa më parë Marash Arra./CNA.al

Lajmet e fundit nga