Connect with Us

TVSH-ja rënie dramatike/ Dështojnë aksionet e Tatim-Doganave

Ekonomi

TVSH-ja rënie dramatike/ Dështojnë aksionet e Tatim-Doganave

Publikuar

-

Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat gjatë muajit shtator e kanë çuar ekonominë në pikiatë të mëtejshmë, duke thelluar defiçitin e 9 mujorit në 7.4 miliardë lekë. Nga të dhënat që vijnë nga Ministria e Financave bëhet me dije se për muajin shtator, Tatimet dhe Doganat mblodhën 5,8% më pak të ardhura se plani.

Ajo çfarë shihet si më shqetësuese është rënia dramatike e TVSH-së së mbledhur nga Tatimet, që njihet si TVSH e brendshme dhe tregon konsumin në ekonomi. Për shtatorin, të ardhurat nga ky zë janë vetëm 1.8 miliardë lekë, apo 45% më pak se plani.

Nga ana tjetër, arkëtimet nga Doganat janë edhe më larg planit. Të ardhurat nga akciza, TVSH-ja e importit dhe taksat doganore janë të gjitha në rënie. Për muajin shtator nga ky institucion mungojnë 1,3 miliardë lekë, ndërkohë që për 9-mujorin dëmi arrin në rreth 5 miliardë lekë.

Treguesit e buxhetit ndërkohë nuk marrin parasysh detyrimet e prapambetura që qeveria mund të ketë krijuar gjatë kësaj periudhe. Një vlerë borxhi që Kontrolli i Lartë i Shtetit e llogarit në mbi 60 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Basha kërcënon rilindjen/ Ky buxhet do jetë gur varri për ju

Për të kompensuar të ardhurat e dobëta në buxhet, qeveria vazhdon të kursejë tek investimet publike, që për 9 muaj janë realizuar vetëm në masën 46% të planit vjetor. Por, gjatë shtatorit, qeveria ka ndërhyrë edhe në reduktimin e shpenzimeve të tjera, si pagat e administratës, subvencionet, ndihma ekonomike, pagesa e papunësisë etj.

Në këto kushte, ekspertët i frikësohen efektit negativ që do të reflektojë në ekonomi mungesa e këtyre investimeve apo politikave sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Donacionet, kreditë dhe borxhi

Publikuar

-

Nga

Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e madhe e kredive të mobilizuara një ditë më parë në konferencën e donatorëve do të rrisin borxhin publik të Shqipërisë, madje duke kërcënuar stabilitetin e vendit. Ky shqetësim I qytetarëve është i mirëkupetueshëm. Një pjesë e tij buron edhe nga kakofonia mediatike, që shpesh në ngjarje të këtyre përmasave është e paevitueshme. Megjithatë rritja e borxhit dhe falimenti i Shqipërisë është një rrezik që nuk mund të ndodhë.

Kufiri i huamarrjes dhe borxhit publik është i përcaktuar në ligjin për buxhetin e shtetit. Një qeveri nuk mund të marrë borxh përtej këtij niveli. Për vitin 2020, niveli i humarrjes që lejon buxheti për qeverinë është përcaktuar në 39 miliardë lekë ose rreth 319 milionë euro. Kaq borxh mund të marrë qeveria për të gjithë vitin, asnjë lekë cent më shumë.
Nëse një institucion apo vend donator del sot dhe deklaron se do të japë 2 miliardë euro kredi me interes zero për Shqipërinë, qeveria shqiptare nuk mund t’i marrë dot.

Maksimumi, që ajo mund të marr është 320 milionë euro dhe brenda kësaj shifre një pjesë është borxh I brendshëm, që merret nga bankat vendase. Në të kundërtën orientimi I të gjithë huamarrjes në tregun e jashtëm do të shkaktonte probleme në tregun financiar vendas, për shkak se një pjesë e mirë e biznesit të bankave buron nga blerja e borxhit të qeverisë.

Përtej kufirit të huamarrjes që është përcaktuar në buxhet, ka dhe një filtër tjetër që nuk lejon rritjen e borxhit. Ai është rregulli fiskal. Sipas një ligji të miratuar në vitin 2016, qeveria është e detyruar që çdo vit niveli i borxhit publik si përqindje ndaj Prodhimit Kombëtar të vijë duke u ulur. Pra nëse në fund të vitit të kaluar borxhi publik neto ishte 64.9 për qind e Prodhimit Kombëtar, në fund të këtij viti shifra duhet të jetë me patjetër më e ulët, përndryshe qeveria bie në paligjshmëri.

Pyetja llogjike që mund të shtrohet në këtë rast është se si ka mundësi, që edhe pse qeveria merr 320 milionë euro borxh të ri në vitin 2020, borxhi publik si përqindje e prodhimit kombëtar ulet? Edhe pse në dukje një paradoks I pamundur, ky është një fenomen plotësisht normal. Borxhi publik ulet për shkak të rritjes ekonomike dhe rritjes natyrale të çmimeve. nëse qeveria do të merrte shumë më tepër se 320 milionë euro borxh për këtë vit, atëherë borxhi publik do të rritej, për shkak se huamarrja do të ishte më e lartë se sa shuma që amortizon rritja ekonomike dhe inflacioni.

LEXO EDHE:  Sa do të paguajmë më shumë për projektin 1 miliardësh?

LEXO EDHE:  Basha kërcënon rilindjen/ Ky buxhet do jetë gur varri për ju

Por t’i rikthehemi rrezikut të rritjes së borxhit. Ka vetëm një mënyrë se si qeveria mund të rrisë borxhin. Ai është përmes një ligji të ri, që ndryshon buxhetin e shtetit 2020 dhe një ligji tjetër të ri, që shfuqizon rregullin fiskal. Por nëse qeveria do të vendosë të bëjë një gjë të tillë atëherë kompanitë ndërkombëtare të ratingut dhe institucionet që monitorojnë ekonominë shqiptare do të vepronin menjëherë duke deklasuar financat e Shqipërisë. Ky është një rrezik që nuk do ta merrte asnjë qeveri racionale.

Ironikisht donatorët më të mëdhënj të kredive në konferencën e një ditë më parë, janë pikërisht ata që nuk e lejojnë qeverinë të marrë borxh më shumë se kufiri i përcaktuar në buxhet. Rrjedhimisht shqetësimit e tipit se kreditë e donatorëve do e rrisin borxhin në 80 për qind, janë një risk që nuk ka gjasa të ndodhë. Kush e njeh buxhetin, e di mire kete.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pasojat e tërmetit, nga çmimet deri te normat e interesit

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i 26 nëntorit do të ketë ndikime në dy linja kryesore: zhvillimet ekonomike në vend dhe në tregjet financiare. Banka e Shqipërisë analizon se, në rrafshin ekonomik, tërmeti do të ndikojë në frenimin e rritjes ekonomike, si pasojë e tkurrjes së investimeve, kursimeve dhe shërbimeve në zonat e prekura; ndërsa në rrafshin financiar, pasojat e tërmetit do të ndikojnë në kursin e këmbimit dhe në rritjen e normave të interesit.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohuan se efektet afatshkurtra të tërmetit pritet të jenë negative për rritjen ekonomike dhe inflacionin. Me shtrirjen e horizontit kohor, efektet pozitive të rindërtimit pritet të jenë më dominuese dhe të mbështetin rritjen e ekonomisë dhe të inflacionit me ritme më të shpejta. Në planin afatmesëm, efektet e tërmetit në ekonomi do të varen, ndër të tjera, dhe nga vëllimi e forma e financimit të procesit të rindërtimit, si dhe nga kohëzgjatja e shpërndarja e tij në kohë. Bazuar në informacionin e disponuar deri tani, vlerësojmë se shkalla në të cilën këto ndikime potenciale do të materializohen, pritet të jetë e vogël.

Durrësi me pasojat më të mëdha

Qarku më i goditur nga tërmeti ishte ai i Durrësit. Sipas INSTAT-it, ky qark gjeneron rreth 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, strehon rreth 10.1% të popullsisë së vendit dhe punëson rreth 9.1% të të punësuarve në ekonomi. Statistikat për qarkun e Durrësit tregojnë se në të zhvillojnë aktivitetin rreth 7.9% e ndërmarrjeve aktive në të gjithë Shqipërinë. Gjatë vitit 2018, qarkun e Durrësit e vizituan rreth 9.1% e rezidentëve, të cilët udhëtuan për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri. Këto statistika ilustrojnë rëndësinë ekonomike të qarkut dhe sugjerojnë se pasojat ekonomike të tërmetit do të ndihen në shkallë vendi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kanalet potenciale të transmetimit të pasojave të tërmetit në aktivitetin ekonomik mund të jenë:

Së pari, rritja e pasigurisë te familjet dhe bizneset shqiptare. Tërmeti ka të ngjarë të përkeqësojë perceptimin e familjeve dhe bizneseve shqiptare, të cilat mund të hezitojnë në kryerjen e shpenzimeve dhe të investimeve. Tregues të pasigurisë, të llogaritur nga vrojtimet e besimit të agjentëve ekonomikë, tregojnë për rritjen e pasigurisë gjatë muajve të fundit;

Së dyti, reduktimi i aktivitetit turistik. Turizmi në këto qarqe mund të reduktohet për shkak të dëmtimit të strukturave përkatëse dhe të efekteve psikologjike te pushuesit, vendas dhe të huaj. Dëmet e bizneseve të sektorëve të tjerë përveç turizmit mbeten një kanal tjetër transmetimi;

Së treti, rritja e investimeve për rikuperimin e stokut të humbur të kapitalit. Nëpërmjet këtij kanali, ekonomia merr nxitje nga nivelet e larta të shpenzimeve, private dhe publike, të lidhura me rindërtimin e kapaciteteve të dëmtuara.

Ekonomia frenohet me 0.3-0.6%

Banka e Shqipërisë parashikon se, pasojat e tërmetit mund të ulin rritjen ekonomike me 0.3 – 0.6 pikë përqindjeje gjatë vitit 2020. Ky efekt kombinon reduktimin e të ardhurave nga turizmi dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve në kushtet e rritjes së pasigurisë. Efekti nga reduktimi i shpenzimeve për konsum pritet të jetë relativisht më i vogël në krahasim me reduktimin e turizmit. Goditja në besim dhe pasiguria pritet të zvogëlohen me kalimin e kohës dhe konsumatorët priten t’i rikthehen modelit të tyre të konsumit. Treguesi i ndjesisë ekonomike në muajin janar ruajti nivelin e një muaji më parë.

Nga ana tjetër, efekti negativ i tërmetit pritet të balancohet deri diku nga stimuli pozitiv që do të injektohet në ekonomi nga aktiviteti për rindërtimin e objekteve të dëmtuara. Duke marrë parasysh kohën e nevojshme për mbledhjen e fondeve dhe për hartimin e planeve logjistike të veprimit, ky efekt nuk pritet të mbulojë njëtrajtësisht vitin kalendarik. Për këtë arsye, ndikimi pozitiv nga rindërtimi, ndonëse amortizon efektet negative nga tërmeti, nuk arrin ta kundërbalancojë plotësisht atë.

LEXO EDHE:  Basha kërcënon rilindjen/ Ky buxhet do jetë gur varri për ju

LEXO EDHE:  Raporti për ujësjellësit/ Përkeqësohet mbulimi i kostove, vijon punësimi i militantëve

Ndikimi në inflacion 0.2-0.3%

Banka e Shqipërisë sugjeron se, goditja e tërmetit mund të ulë inflacionin me 0.2 – 0.3 pikë përqindjeje gjatë vitit 2020. Rritja e kërkesës agregate me ritme të ulëta edhe gjatë vitit aktual do të shoqërohej me presione të dobëta për rritje të pagave, të kostove të tjera të prodhimit dhe të çmimeve të konsumit në ekonomi. Në analizën e efekteve të tërmetit në inflacion është i rëndësishëm vlerësimi i ndikimit të tij në kapacitetet prodhuese të ekonomisë dhe, rrjedhimisht, në madhësinë e hendekut të prodhimit.

Ndikim në normat e interesit

Banka e Shqipërisë lajmëron se normat e interesit mund të rriten si rrjedhojë e pasigurive të agjentëve ekonomikë dhe/ose rritjes së huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm me qëllim financimin e masave për adresimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Deri tani nuk evidentohet luhatje apo pasiguri e shtuar në segmentet e tregut financiar. Shtesa në deficitin e qeverisë për vitin 2020, e planifikuar pas ndodhjes së tërmetit, është rreth 10 miliardë lekë, ku rreth 7 miliardë lekë parashikohet të financohen nëpërmjet rritjes së huamarrjes në tregun e brendshëm. Banka vlerëson se, kjo shumë mbetet brenda normave historike të financimit dhe vlerësohet e përballueshme nga tregu i parasë, pa shkaktuar goditje në ecurinë e yield-eve.

Luhatshmëri në tregun valutor

Në dy muajt që kanë pasuar tërmetin, kursi i këmbimit është luhatur përafërsisht në linjë me sjelljen sezonale të tij në fundvit. Tregtimi i monedhave të huaja është realizuar brenda parametrave normalë të rrezikut dhe në treguesit e luhatshmërisë nuk janë diktuar shenja stresi.

Por Banka vlerëson se, ndikimet e mundshme në ecurinë e kursit të këmbimit në vitin në vazhdim janë të dykahshme dhe rreziqet shfaqen të balancuara. Nga njëra anë, me efekt nënçmues në vlerën e lekut qëndron skenari i reduktimeve të mundshme të të ardhurave nga turizmi. Duke qenë se bregdeti i Durrësit është një nga zonat më të prekura nga tërmeti, gjatë këtij viti mund të kemi një aktivitet më të dobët të turizmit, si prej reduktimit të kapaciteteve pritëse dhe nevojën për rindërtime, ashtu edhe prej shkurajimit të turistëve të huaj prej kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër, një rritje e flukseve hyrëse është gjithashtu e mundshme, në formën e remitancave – si ndihmë për familjarët e prekur nga tërmeti-, apo të ndihmës dhe donacioneve të tjera të huaja. Efekti mbi kursin e këmbimit do të jetë një rezultante e veprimit të këtyre dy faktorëve.

Ndikimet në kredi

Kreditimi i ekonomisë ka qenë në përmirësim të vazhdueshëm vitin e fundit, duke reflektuar së fundi rritjen e kredisë për biznese, krahas ecurisë së qëndrueshme të kredisë për individë. Ndikimi potencial në vijimësinë e rritjes së kredisë shihet në dy plane. Nga njëra anë, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në sektorë të prekur nga tërmeti dhe rritja e pasigurive të individëve, bizneseve apo dhe vetë bankave, mund të induktojnë një frenim të rritjes së kredisë. Banka gjykon se edhe nëse diçka e tillë materializohet, do të ishte e përkohshme, sikurse edhe pasojat e tërmetit në ekonominë reale. Nga ana tjetër, nevoja për rikonstruksion dhe për zëvendësimin e kapitalit fizik mund të shoqërohet me rritjen e kërkesës për kredi. Balanca mes këtyre dy skenarëve do të varet edhe nga peshimi i rreziqeve nga ana e bankave dhe përqasja e tyre ndaj kreditimit./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Paketa për bizneset/ Zbardhet udhëzimi, si do të njihen shpenzimet e zbritshme për dëmet nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Ministria e Financave ka hartuar një draft udhëzim, i cili i jep zgjidhje një nga kërkesave më shumë të artikuluara nga biznesi, për njohjen, si shpenzime të zbritshme të dëmeve nga tërmeti.

Ndryshimet e udhëzimit për tatimin mbi të ardhurat (i cili është në fazë paraprake dhe nuk ka kaluar ende në qeveri) njohin për biznesin e dëmtuar si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve të mbetura që janë dëmtuar dhe shkatërruar.

Në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, në fund të pikës 3.5, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje: ”Njihen si shpenzime të zbritshme edhe (i) vlera kontabël e mallrave dhe (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Po çfarë dokumentesh duhet të paraqesë biznesi për të përfituar nga kjo masë?

Udhëzimi përcakton se biznesi duhet të paraqesë pranë Drejtorive Rajonale të Tatimeve, listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara dhe të shkatërruara. Në listë duhet të përfshihet në mënyrë të detajuar sasia për çdo lloj aktivi të dëmtuar; faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara. Administratës tatimore biznesi do t’i dorëzojë edhe raportin e hartuar nga institucionet vlerësuese për shkatërrimin e aktiveve afatgjatë, pra të tokës, ndërtesave dhe makinerive.

Biznesi i vogël, përfitimet

Një numër i lartë kërkesash për hyrjen në fuqi të njohjes së shpenzimeve të zbritshme, erdhi edhe nga biznesi i vogël. Udhëzimi i ndryshuar i Ministrisë së Financave për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin te biznesi i vogël njeh si shpenzime të zbritshme, vlerën kontabël të mallrave dhe të aktiveve, pra pronës dhe ndërtesës që janë dëmtuar.

Edhe biznesi i vogël për të përfituar nga kjo masë lehtësuese, duhet të paraqesë në administratën tatimore, një listë të detajuar me përshkrimin e mallrave dhe aktive që janë dëmtuar dhe shkatërruar. Faturat e blerjes së mallit të dëmtuar apo shkatërruar, si dhe të ndërtesës.

LEXO EDHE:  ANYN, kërkesë Veliajt/ Buxheti 2019 të përfshijë nevojat e Rinisë 

LEXO EDHE:  Rama nxjerr videon: Si rriten pagat për mbi 60 mijë punonjës/ “Masakrohet” nga qytetarët

Për dokumentacionin e ndërtesës, biznesi duhet të paraqesë kontratën e qirasë, apo të pronësisë. Përveç këtyre biznesi duhet të dorëzojë edhe raportin nga institucionet për dëmin e ndërtesës ku operon.

NDRYSHIMET LIGJORE

Biznesi i madh

Në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar bëhen  ndryshimet e mëposhtme:

Në fund të pikës 3.5, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:

Njihen si shpenzime të zbritshme edhe  (i) vlera kontabël e mallrave  dhe  (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve  që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Tatimpaguesit e prekur nga këto fatkeqësi, paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:

1. Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për cdo lloj.

2. Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara

3. Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata

Biznesi i vogël

Në udhëzimin nr. 32, datë 31.12.2013 “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar bëhen  ndryshimet e mëposhtme:

Në fund të pikës 5 “Shpenzime të njohura”, shtohen paragrafet me këtë përmbajtje:

Njihen si shpenzime të zbritshme edhe  (i) vlera kontabël e mallrave  dhe  (ii) vlera kontabël e mbetur e aktiveve  që janë dëmtuar/shkatërruar për shkak të fatkeqësive natyrore në zonat që sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile janë shpallur “zona të fatkeqësisë natyrore”

Tatimpaguesit e prekur nga këto fatkeqësi, paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore:

1. Listën me përshkrimin e detajuar të mallrave dhe aktiveve të dëmtuara apo shkatërruara, përfshirë sasinë për cdo lloj.

2. Faturat e blerjes së mallrave të dëmtuara apo dokumentacionin e aktiveve afatgjata të dëmtuara

3. Raportin nga organi kompetent përkatës për shkatërrimin e aktiveve afatgjata./ Monitor

LEXO TE PLOTE