LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tokat në disa zona dalin me nga 4 pronarë/ Lame: Kemi trajtuar 7 500 ankesa

29 Tetor 2019, 10:49, Politikë CNA
Tokat në disa zona dalin me nga 4 pronarë/ Lame: Kemi trajtuar 7 500

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku theksoi se në vetëm 6 muaj e fundit janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime nëpër të gjitha drejtoritë vendore, ku janë marrë 120 masa ndëshkimore, përfshirë edhe largimet nga detyra.

Më tej, Lame ka shtuar se në këta muaj janë trajtuar rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucione të ndryshme, ku pjesa dërmuese ka sfond grabitjen e të drejtës së pronës.

Po ashtu ai theksoi se problematika me Kadastrën do të dalin në pothuajse të gjitha zonat e tokës shqiptare që kanë prespektivë të madhe zhvillimi ekonomik

Lame ka përmendur edhe raste konkrete, duke thënë se si problematika që ekziston në Vlorë me pronat ku u dorëhoqën disa drejtorë, do të ketë edhe  qytete më të mëdha të vednit si Tirana, Durrësi apo Elbasani, dhe sidomos në vijën bregdetare të vendit.

Deklarata e plotë:

Prej disa muajsh, pas përmbylljes së riorganizimit institucional të saj, Kadastra Shqiptare, po merret me sfidën më të vështirë që ka përpara vetes: Shthurjen e rrjetës çerekshekullore të kaosit të pronave, abuzimit me pronat dhe plackitjes së pronës. Duhet të jemi të qartë me veten dhe me shqiptarët: Ajo çka ka ndodhur me pronën në këtë çerekshekulli në Shqipëri, e tejkalon atë që ndodhi gjatë gjysmëshekullit të mëparshëm.

Diktatura shpronësoi shqiptarët, por prona mbeti po aty, në dorën e shtetit dhe, me rrëzimin e sistemint socialist, do të duhej të fillonte procesi i kundërt, ai i kthimit të pronës tek i zoti, ai i ndarjes së drejtë të tokës tek fshatari, ai i privatizimit nga pozita të barabarta e kështu me rradhë. Për fat të keq, nuk ndodhi kështu gjithmonë. Ditë pas dite ne kemi grumbulluar dhe vijojmë të evidentojmë raste abuzimi me pronën, qoftë atë publike e qoftë atë private.

Ky evidentim nuk bëhet thjesht se s?kemi me ç?merremi apo se duam të çojmë njerëz përpara drejtësisë. Ky evidentim bëhet sepse abuzimi me pronën është shkelje e rendit kushtetues, është bllokim i jetës ekonomike të vendit. Në këta 6 muaj operim të Kadastrës së re Shqiptare, janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime nëpër të gjitha drejtoritë vendore. Janë marrë 120 masa, përfshirë edhe largimet nga detyra, madje si një risi e jona, të gjitha masat janë shoqëruar edhe me vendosje gjobash ndaj punonjësve. Janë trajtuar në këta muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucione të ndryshme, ku pjesa dërmuese ka sfond grabitjen e të drejtës së pronës.

Do të mjaftonin këto shifra për të dëshmuar se sa i thellë është problemi, se sa e thellë ka qenë reforma dhe se sa e madhe është pritshmëria e publikut ndaj këtij institucioni të ri. Harta e abuzimeve me pronat përfshin të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por është e kuptueshme që këto abuzime dendësohen në zonat me interes ekonomik, pra pikërisht në zonat ku vendi dhe ekonomia duhet të tregohen më të hapura ndaj investimeve, zhvillimeve dhe iniciativës së lirë. Por, pikërisht në këto zona, problematikat e trashëguara të pronave bllokojnë shumicën e investimeve.

Do të përmendja këtu zonat bregdetare përgjatë gjithë Jonit dhe Adriatikut, apo zona të tjera me fluks ekonomik si ato përreth qyteteve të mëdha dhe veçanërisht Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Kronikat e mediave në gjithë këto vite kanë trajtuar herë pas here problematika të tilla, por përgjatë këtij viti ky fluks është shtuar. Do të veçoja dy arsye për këtë çështje, e para tani Shqipëria kjo është, bregdeti i saj u nda dhe u s?tërnda dhe konfliktet kanë filluar të ngrenë krye ngado; dhe e dyta, gjatë këtij viti ndjeshmëria dhe reagimi i Qeverisë dhe e Agjencisë së re të Kadastrës, duke vënë dorën në plagë, është rritur dukshëm.

Përpara disa kohësh, unë paralajmërova se problematika si ato të Vlorës do të bëhen publike edhe në zona të tjera. Do të ndeshen në Sarandë, ku i gjithë bregdeti i qytetit, i gjithë amfiteatri i kodrave të Sarandës është ndarë dhe rindarë e mbindarë në më tepër se dy-tri herë, përfshi dhe zona që praktikisht janë në det. I ndeshim në zonën e Butrinti dhe përreth tij, në situatat tragji-komike të Butrintit antik, i cili sot del me pronar. Do ndeshen përgjatë Rivierës së Jonit, ku së shpejti ne do të fillojmë regjistrimin fillestar dhe nga ku sondazhet na rezultojnë mbivendosje deri në katër pronarë të ndryshëm për të njëjtën tokë. Problematika të tilla janë bërë publike dhe do të vazhdojnë të bëhen publike në gjithë Gadishullin e Karaburunit, ku falë ndërhyrjes së Task-Forcës së Kryeministrisë u mundua t?i kthehej shtetit rreth 250 hektarë tokë e grabitur.

Problematika të tilla do t?i ndeshim në bregdetin e mrekullueshëm të Spillesë, ku edhe këtu në një pikë që vuri dorën Qeveria u zbulua një vjedhje kolosale e tokës Shtet, e cila i është referuar organeve ligjore, apo po këtu, i gjithë brezi i pishave përgjatë bregdetit, tani rezulton i ndarë si tokë buke. Do t?i ndeshim këto problematika në të gjithë Gjirin e Durrësit, ku pikërisht këto ditë organet ligjzbatuese kanë ndërmarrë veprimet e para, nisur edhe nga indicie të bëra nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Më tej, do t?i ndeshim këto problematika në Gjirin e Lalzit dhe në bregdetin e Shëngjinit, ku edhe bankina e Portit ka dal me pronar.

Do t?i ndeshim këto problematika në Bregdetin e Velipojës, ku si tokë buke janë ndarë dhe pjesë e kënetave që prej mijëra vjetësh janë nën ujë. Nuk përbën asnjë kënaqësi për ne të denoncojme raste, apo punonjës tanët, të cilët në vite janë përzier në këtë llum. E bëjmë këtë sepse është e vetmja mënyrë që, nga njëra anë të pakësojmë konfliktet sociale dhe të ndikojmë në vendosjen e drejtësisë së pronës; dhe, nga ana tjetër, të japim mesazhin punonjësve të këtij sektori, të mos përzihen në afera të tilla. Më tej, si deri më sot, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjitha organet dhe agjensitë ligjzbatuese, për të bërë të mundur që në fund të këtij procesi të kemi një rregjistër prone të saktë dhe një institucion të besueshëm ndaj qytetarëve.” ka thënë ndër të tjera Lame.

Lajmet e fundit nga