Connect with Us

Theu masën e sigurisë / Arrestohet Bardhok Planaj

Kronika

Theu masën e sigurisë / Arrestohet Bardhok Planaj

Publikuar

-

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Bardhok Planaj, pas thyerjes së masës së sigurisë “Arrest shtëpie” duke udhëtuar drejt qytetit të Lushnjes.

Ka qenë bashkëpunimi midis dy degëve të Policisë, asaj të Lushnjes dhe të Shkodrës që ka bërë të mundur arrestimin e  Planaj, person i cili rezultonte me precedent të theksuar kriminal.

Pas arrestimit pasditen e sotme Planaj do të përballet me veprën penale “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër kishte vendosur më datë 29.11.2018 masën e sigurisë “Arrest në burg” Bardhok Planaj   për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave dhe stampave” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, si dhe i është bërë sekuestro preventive e një pallati 10 katësh me vlerën 2 milion euro. Urdhër,  i cili u ekzekutua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër më datë 03.12.2018.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i pronarit të servisit/ Zbardhet pista e hetimit

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtepi”, por nuk u gjet në banesë.

Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale  “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhen tre vjedhje banesash/ Arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37 vjeçar pasi kryente vjedhje banesash.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1, si rezultat i punës hetimore të kryer dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së banesave, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
– B. Ç., 37 vjeç, banues në Babrru/Tiranë . I dënuar më parë për “ Vjedhje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë vitit 2019.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çantë shpine me disa prej sende të vjedhura.

LEXO EDHE:  Ramizi i Lulit, oficeri i diktaturës në shërbim të Ramiz Alisë

LEXO EDHE:  Takimi në Shkodër/ Basha premton hapjen e garës brenda partisë

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Banda e Krishtlindjes”/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë që grabisnin shtëpi në Itali

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një bande që kryente grabitje në Reggio Emilia.

Ata janë quajtur si “Banda e Krishtlindjes” pasi kanë bërë një numër të madh grabitjes gjatë kësaj periudhe dhe ndërrimit të vitit.
Të arrestuarit janë M. Kishta, 21 vjeç dhe I. Fisti, 32 vjeç, me banim në Reggio Emilia.

Atyre iu sekuestruar një sërë të mirash materiale, qysh nga varëset deri te paratë e thata.
Dy të rinjtë shqiptarët kishin shfrytëzuar periudhën e Krishtlindjes për të vjedhur nga shtëpitë para, bizhu dhe kompjutera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plas arma në Vorë/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit, në pranga 3 persona

Publikuar

-

Nga

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konfikti mes disa personave në Vorë.

Disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin në rrugën “Rinia”dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë përdorën sende të forta gjatë konfliktit.

Blutë kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit me iniciale L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

I riu në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i pronarit të servisit/ Zbardhet pista e hetimit

LEXO EDHE:  Lëvizte i armatosur/ Në pranga i ‘forti’ Lushnjes

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i të rinjve A.E., 29 vjeç dhe G.SH., 32 vjeç, të dy banues në Vorë, të akuzuar për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE