LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqetësimi i Olldashit gjashtë vite më parë/ Shifrat zyrtare në vite, aksidentet këmbanë alarmi

29 Tetor 2019, 11:14, Politikë CNA
Shqetësimi i Olldashit gjashtë vite më parë/ Shifrat zyrtare

Gjashtë vite më parë, në 28 tetor të vitit 2013, ish-ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ngrinte shqetësimin për aksidentet rrugore, të cilat vijonë të marrin jetë dhe të përgjakin rrugët.

Vetëm pak javë para se një aksident fatal t?i merrte jetën edhe Olldashit, ky i fundit shkruante se edhe pse nuk fajësonte qeverinë për çdo gjë, ajo minimum duhet të kërkojë falje.

?Pashe pak lajmet. Makina perplas dy femije ne Tirane, Makina del nga rruga ne Shkoder, etj.etj.

Personalisht nuk jam i prirur te fajesoj qeverine per cdo aksident, por duke u rikthyer vetem pak jave prapa ne kujtese, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet nje ndjese.

Nuk kishte dite te mos dilte Saimir Tahiri te fajesonte qeverine dhe Ministrine e Brendshme per cdo aksident qe ndodhte. Ku eshte tani?! A e mendon njesoj se fajtore per cdo aksident eshte qeveria???!!!?-shkruante në profilin e tij në rrjetet sociale, Olldashi gjashtë vite më parë.

Ndërkohë, CNA.al sjell më poshtë disa statistika zyrtare të aksidenteve të ndodhura në të njëtën periudhë në vitin 2012, kur qeveriste PD, në 2013 kur sapo kishte ardhur Rilindja në pushtet.

Në tetor të vitit 2012, janë shkaktuar 173 aksidente, nga të cilat 34 persona kanë mbetur të vdekur, 43 janë plagosur rëndë ndërsa 159 të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Për periudhën tetor 2013 janë shkaktuar 179 aksidente, nga të cilat kanë mbetur të vdekur 26 persona, 40 të plagosur rëndë dhe 172 kanë marrë plagë të lehta.

Ndërkohë në shtator 2012 kanë ndodhur 174 aksidente, ku kanë mbetur të vrarë 33 persona, 45 plagosur rëndë, ndërsa 154 kanë marrë plagë të lehta.

Shtator 2013, kanë ndodhur 166 aksidente, ku 30 persona kanë humbur jetën, 38 janë plagosur rëndë dhe 172 kanë marrë plagë të lehta.

Por, fatkeqësisht edhe pse kanë kaluar gjashtë vite, aksidentet rrugore vijojnë të përgjakin rrugët e Shqipërisë duke shënuar balance të rënda e duke marrë jetë njerëzisht.

Më poshtë do të sjellim shifrat e aksidenteve të ndodhura në vendin tonë nga janari deri në shtator 2013, si dhe për të njëjtën periudhë në vitin në të cilin ndodhemi. Pra nga janari deri në shtator 2019.

Sipas shifrave zyrtare vetëm nga janari deri në shtator 2013 janë regjistruar në total 1520 aksidente. 1050 prej tyre kanë shkaktuar plagosje të lehta, 275 kanë shkaktuar plagosje të rënda, ndërkohë që numri i aksidenteve me pasoja fatale është 195.

Ndërkohë, në nëntëmujorin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 157 persona.

Pra, edhe pse kanë kaluar gjashtë vite numri i personave të cilët kanë mbetur viktima të aksidenteve rrugore, vijon të jetë në shifra të larta dhe një kambanë alarmi për vendin tonë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga