LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serbia do vazhdojë ta përdorë “kartën ruse” për ta shantazhuar BE-në

29 Tetor 2019, 08:08, Blog CNA
Serbia do vazhdojë ta përdorë “kartën ruse”

Nga Vuk Vuksanoviç ?Carnegie Moscow Center?

* ?Slavic Shield 2019?, stërvitja e përbashkëta ushtarake midis ushtrisë serbe dhe asaj ruse, në datat 24-29 tetor, u shoqërua me përdorimin për herë të parë nga Rusia të sistemit të saj të sofistikuar të mbrojtjes ajrore S-400, dhe raketave Pantsir.

Vetëm disa ditë më parë, më 19 tetor, kryeministri rus Dimitri Medvedev vizitoi Beogradin.  Këto dy ngjarje, dëshmojnë se Beogradi varet ende nga truket e tij të vjetra, pra luajtja e ?kartës ruse?, për të përfituar lëshime nga Perëndimi. Nga këndvështrimi i Beogradit, shkëmbimi i fundit diplomatik dhe ushtarak, është shenjë që Serbia përkufizohet zakonisht nga media perëndimore, përmes prizmit të një aleance tradicionale me Moskën.

Gjithsesi, Serbia nuk do të hyjë në një aleancë të plotë me Rusinë, për shkak të distancës gjeografike midis dy vendeve, por edhe mungesës së stimujve ekonomikë. Ndërsa marrëdhëniet mes 2 vendeve, përshkruhen në mënyrë të gabuar përmes ?lenteve? të lidhjeve sllave dhe ortodokse, marrëdhënia moderne Serbi-Rusi, është pjesë e një strategjie të politikës së jashtme, bazuar në mbrojtjen e interesave të saj, si dhe në hedhjen kundër njëra-tjetrës të fuqive perëndimore dhe atyre jo-perëndimore.

Ky lloj sjellje në politikën e jashtme, është pasojë e drejtpërdrejtë e dy realiteteve sistemike, që nxjerrin në pah tiparet e politikës së jashtme serbe që nga viti 2008. E para është  mosmarrëveshja e pazgjidhur me Kosovën, dhe e dyta boshllëku i pushtetit në Ballkan, i gjeneruar nga kriza globale financiare e vitit 2008, si dhe paaftësia e mëvonshme e BE-së për të përfunduar zgjerimin e saj në Ballkan.

Gjatë vizitës së tij në Serbi, Medvedev përsëriti pozicionin e Rusisë mbi integritetin territorial të Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës (si Serbia, ashtu edhe Rusia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës), duke konfirmuar se Kosova është në zemër të lidhjeve midis Rusisë dhe Serbisë. Kosova është sërish një temë e nxehtë, pasi Shtetet e Bashkuara po kërkojnë me padurim, arritjen e një marrëveshje përfundimtare, për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Trump emëroi së fundmi ish-ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Riçard Grenëll, si të dërguar special për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Grenell e ka treguar tashmë, se është një bashkëbisedues i ashpër për presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Udhëheqja serbe, e ndjen presionin e Perëndimit për zgjidhjen e problemeve me Kosovën. Ndaj Beogradi beson se të kesh Rusinë në krah, është një ?kartë? e nevojshme në negociatat me Perëndimin, në mënyrë që zgjidhja e mosmarrëveshjes me Kosovën, të jetë sa më pak e dhimbshme për Serbinë.

Milovan Drekun, anëtar i Partisë Progresive Serbe në pushtet (SNS), dhe kryetar i Komitetit të Asamblesë Serbe për Kosovën dhe Metohinë, deklaroi në janar të këtij viti:?Ne kemi nevojë për Rusinë, për të pasur një pozitë më të fortë negociuese me amerikanët. Pasi kur Rusia e vendos peshën e saj pas nesh, amerikanët e dinë që asnjë zgjidhje nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e saj?.

Kësisoj, si stërvitja e përbashkët ushtarake, ashtu edhe vizita e Medvedevit në Beograd, duhet të interpretohet si një përpjekje e Serbisë për të fituar hapësira ??manovrimi me Perëndimin. Nga ana tjetër për Moskën, ky është thjesht një shans tjetër me një kosto të ulët, për të provokuar dhe irrituar Perëndimin.

Vakuumi i pushtetit në Ballkan, që ka ekzistuar që nga viti 2008, i ka dhënë mundësi Rusisë dhe lojtarëve të tjerë jo-perëndimorë, që të marrin një rol më të madh në Serbi dhe Ballkan. Vizita e Medvedev, ishte në parim një vizitë rutinë dypalëshe. Por ajo përkoi me zhgënjimin që shkaktoi në rajon, vetoja franceze kundër çeljes së bisedimeve të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Sikurse u shpreh Vuçiç për ?Financial Times?, vendimi i BE-së për t?i mohuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut çeljen e negociatave të pranimit në union, e vërteton drejtësinë e politikës së tij për një partneritet të ngushtë me Rusinë dhe Kinën. Në këto kushte, Serbia do të vazhdojë të përdorë Rusinë dhe fuqitë e tjera jo-perëndimore, si një mënyrë për të mbrojtur interesat e saj, dhe si një lloj kompensimi për mbetjen ende jashtë BE-së.

Politika e brendshme në Serbi, shkon në favor të Rusisë. Si një lloj reagimi emocional ndaj politikave perëndimore të viteve 1990 dhe pavarësisë së Kosovës, popullariteti i Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin, është shumë i lartë në mesin e segmenteve të mëdha të publikut serb.

Për politikanët serbë, mbajtja e një pozicioni balancues midis Rusisë dhe Perëndimit, është një mënyrë e mirë për të marrë votat si të zgjedhësve pro-perëndimorë, ashtu edhe të atyre pro-rusë. Në fakt, Moska është përdorur shpesh si një mjet nga politikanët serbë për të marrë vota, dhe vizita e Medvedev ishte një mundësi e shkëlqyer, që qeveria serbe të prekte ndjenjat pro-ruse të disa votuesve serbë.

Vizita e Putinit në Beograd në janar të këtij viti, kur Vuçiç po përballej me protesta të shpeshta pro lirisë së medias dhe sundimit të ligjit, ishte edhe më efektive, për sa i përket kurimit të marrëdhënieve me publikun (PR). Vuçiçit i duhej një tubim i madh, për të lënë në hije protestat anti-qeveritare.

Dhe vizita e Putinit ishte një rast i shkëlqyer. Sipas mediave serbe, 120.000 njerëz morrën pjesë në tubimin para Kishës Ortodokse të Shën Savës në Beograd. Tani stërvitjet e përbashkëta ushtarake, janë sërish një mundësi e mirë për të prekur ndjenjat pro-ruse, të një pjese të madhe të mbështetësve të partisë së Vuçiçit, SNS.

Përkundër gjithë kësaj, prania ruse në Serbi dhe në Ballkan është e kufizuar. Dhe kjo pasi ajo bazohet në 3 faktorë specifikë. E para është mosmarrëveshja e pazgjidhur e Kosovës, që i jep mundësi Rusisë të tregojë, se s?ka ndërmend të heqë dorë nga ndikimi i saj në rajon, dhe bashkë me të rivaliteti që ka me Shtetet e Bashkuara.

E dyta është energjia. Edhe pse Serbia ka nënshkruar disa marrëveshje tregtare me Rusinë, si ajo për modernizimin e të rrjetit hekurudhor serb, ndikimi ekonomik rus në Serbi mbetet i kufizuar. BE-ja mbetet partneri kryesor ekonomik i vendit. Fusha e vetme ekonomike, ku Rusia do të vazhdojë të dominojë është furnizimi me energji.

Dhe kjo u pa edhe gjatë vizitës së Medvedev, ku çështja kryesore ishte ndërtimi i gazsjellësit ?TurkStream?. Faktori i tretë është popullariteti i Rusisë, në mesin e segmenteve të caktuara të popullatës lokale. Sidoqoftë, përkundër kufizimeve të fuqisë ruse, Serbia nuk do të heqë dorë nga partneriteti i saj me Rusinë, pasi beson se kjo i jep vendit një hapësirë të madhe manovruese në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Për sa kohë që Serbisë i mungon një zgjidhje për mosmarrëveshjen që ka me Kosovën, të cilën ajo të mund t?ja ?shesë? si partnerëve të saj ndërkombëtarë ashtu edhe serbëve në vend, dhe për sa kohë që Serbisë i mohohet një rrugë e qartë për integrimin në BE, ajo do të vazhdojë të mbajë?kartën ruse? si një as nën mëngë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga