Connect with Us

Ngjarja në Kavajë/ Mardisa Qatja bën deklaratën e fortë: Duhet të vrasësh 99 shqiptarë që të…

Kronika

Ngjarja në Kavajë/ Mardisa Qatja bën deklaratën e fortë: Duhet të vrasësh 99 shqiptarë që të…

Publikuar

-

Marsida Qatja e cila ka qenë në qendër të mediave, pas ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e saj ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Dritan Haxholli.
Së fundmi, Qatja ka postuar një shprehje , në profilin e saj në Facebook.

“Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99. (George Gordon Byron) ”, shkruan Qatja.

LEXO EDHE:  "Shumë shqiptarë janë pa bukë, ndihmo ata"/Dua Lipa "masakrohet" nga komentuesit

Ndërkohë, pak me herët 30 vjeçarja është thirrur sërish në prokurorinë e Kavajës.
Qatja do të pyetet në lidhje me deklaratat që ka dhënë së fundmi në media ku është shprehur se se ngjarja në Kavajë ndodhi për prishje të pazareve të drogës dhe jo për xhelozinë që Bledar Toçi kishte ndaj saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar

Publikuar

-

Nga

Ish prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas mediave vendase, lajmi është konfirmua nga vetë familjarët, ndërkaq Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e dyshimtë.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante lëndë narkotike/ Arrestohet lushnjari me precedent penal

Publikuar

-

Nga

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi me inicialet K. K nga Lushnja. Ai ishte dënuar më parë  dhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, falë bashkëpunimit të Policisë me qytetarët. Sekuestrohen 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë dhe në vijim të punës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Seksionit të Narkotikëve në DVP Fier, është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bazë të informacioneve të mara nga qytetarët se një shtetasshpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll ndaj shtetasit K. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë. Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Norvegji 2 vëllezër shqiptarë 25 vjet burg për drogë

LEXO EDHE:  “Shqiptarët më thonë që e kanë mësuar italishten nga unë”- moderatorja e njohur italiane rrëfen përshtypjet e saj për vendin tonë

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”. 41 vjecari ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ish-ministri dënohet me dy vite burg

Publikuar

-

Nga

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin e pushtetit lokal në qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviç, me dy vjet heqje lirie, nën akuzën për “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

                             Ivan Todosijeviç

Sipas akuzës ai me 24 mars të vitit 2019 “në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, kishte deklaruar se ‘arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturit mision paqësor në Kosovë e Metohi”.

LEXO EDHE:  Mbarojnë pushimet e Vitit të Ri për “skifterët” shqiptarë në Itali

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 300 kg marijuanë në Itali/ Në pranga disa shqiptarë

Më 9 prill të vitit 2019 ai qe shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili atëbotë tha se “është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes”.

Vetëm pas ditë më herët zoti Haradinaj kishte shkarkuar edhe zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, për shkak të “gjuhës së urrejtjes dhe deklaratave të papranueshme”.

Ajo shkroi më 25 mars në rrjetet sociale se ”para njëzet vitesh aleanca e NATO-s ka ushtruar gjenocid të planifikuar ndaj një shteti sovran që për dekada ka luftuar kundër terrorizmit shqiptar brenda kufijve të vet”.

Qëndrimet e tilla kishin nxitur shumë reagime e veprimtari kundër mohimit të krimeve të luftës.

Veprimtari e reagime kundër mohimit të krimeve të luftës në Kosovë

Në pranverën e vitit 1999 NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh kundër Serbisë, për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Por derisa shqiptarët e vlerësojnë ndërhyrjen e NATO-s me rëndësi vendimtare për historinë e Kosovës, zyrtarët serbë e cilësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”./ VOA

LEXO TE PLOTE