Connect with Us

Meta takon presidenten kroate/ Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt BE

Politikë

Meta takon presidenten kroate/ Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt BE

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ndodhet për një vizitë në Kroaci, ku ka zhvilluar një takim me Presidenten Kolinda Grabar-Kitarović.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vendosur dhe pa rezerva që Kroacia i ka dhënë rrugëtimit europian të Shqipërisë, siç u dëshmua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian.

“Gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohem me një mike të shquar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Presidenten Kolinda Grabar-Kitarović dhe të vizitoj një vend të rëndësishëm partner strategjik, si Kroacia!

Gjatë bisedës shumë të dobishme që zhvilluam sot, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vendosur dhe pa rezerva që Kroacia i ka dhënë rrugëtimit europian të Shqipërisë, siç u dëshmua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian.

LEXO EDHE:  Meta dënon sulmin ndaj prokurorit/ Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit

Vlerësova shumë faktin që zgjerimi është prioritet në programin e Presidencës për herë të parë kroate të Bashkimit Europian.
Dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kroaci, është tashmë korniza e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë.
Arbanasit dhe komuniteti më i ri shqiptar në Kroaci, janë një urë e mirëfilltë miqësie dhe një garanci shtesë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera.”-shkruan Meta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hiqet si hero se mori kredi të buta!”/ Teliti tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

Drejtorit i kabinetit në PD, Dorian Teliti, ka komentuar situatën pas Konferencës së Donatorëve, zhvilluar dje në Bruksel.

I ftuar në Syri tv, Teliti u shpreh se rreth 70% e 1,15 miliardë eurove janë borxh dhe jo dhuratë.

“Vlera prej 1,15 miliardë nuk është dhuratë. Mbi 70% e saj është borxh.  Çdo dhuratë është e mirëpritur. Kur mund të disbursohen këto grante, që nuk bëhet as për një javë e as për një muaj. Duhen projekte konkrete. Ka procedura tejet të komplikuara dhe zgjasin me muaj dhe vite. Në rastin më të mirë zgjasin 1 deri 2 vite. Paratë nuk kanë ardhur ende dhe nga kalimi nga fjalët te puna është në mes një lum i madh.

Këto janë kredi të buta dhe Rama e shpalli si fitore. Kredinë e butë nuk e ka shpikur as Rama, as Berisha dhe as Basha. Ka 30 vite që Shqipëria ka mundësi të marrë kredi të buta. Të prezantohesh para publikut shqiptar si hero mundësinë që të japin ndërkombëtarët për të marrë kredi me interes të ulët, është nonsens dhe e pakuptueshme. Paratë nuk vijnë për kryeministrat, por për ata që janë të prekur nga tërmeti. Kjo ka ndodhur edhe me Italinë, edhe me Francën, edhe me Turqinë, që janë shtete më të fuqishme se ne. Nuk është risi kjo që ka ndodhur. Ajo që duhet bërë tani është puna për njerëzit. Qytetarët shqiptarë nuk do ti shohin as për një javë, as për një muaj këto para. Në rastin më të mirë në vitin 2021, ose edhe në vitin 2022. Pjesën dërrmuese të dëmeve të tërmetit do ti paguajmë ne”, theksoi Teliti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lejet e ndërtimit në Tiranë/ Zhupa i nxjerr “bojën” Veliajt

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj gënjeiu publikisht kur deklaroi dje në emision me Sokol Ballën se gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike.

Sipas ZHupës, e vërteta është që 80% e lejeve të ndërtimit të Veliajt janë për ndërtesa mbi 13 kate që nuk kanë lidhje me punët publike!

“Po ashtu bumi i lejeve të ndërtimit është në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa lejet e punëve publike të mëdha të Tiranës nuk janë dhënë në këto vite! Punët publike që përmendi Veliaj skanë lidhje me vitet e bumit e lejeve. Konkretisht për Bulevardin e Ri, leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës është në vitin 2013, koha e Lulzim Bashës! Leja për pazarin e ri në 2015 dhe leja për Sheshin Skënderbej në 2016!
Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës janë të verbër edhe nuk i shikojnë pallatet edhe kullat që ndërtohen çdo ditë, duke ju zënë rrugët, trotuaret, sipërfaqen edhe duke ju ndotur tmerrsisht ajrin. Por Veliajt nuk i interesojne qytetaret e Tiranes por oligarkët e ndërtimit”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani krah Palmer për Akademinë e Transparencës/ “SHBA ka kapur demin nga brirët”

Publikuar

-

Nga

ylli manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur deklaratën e zyrtarit të DASH, Mathew Palmer, i cili kërkoi themelimin e një akademie transparence, për administrimin e donacioneve të dhëna për rindërtimin  e banesave të shembura nga tërmeti.

Manjani deklaron se nuk para e vlerëson Palmerin, por nuk i heq asnjë presje propozimit të tij për “Akademi të Transparencës”.

“Fiks ajo që i mungon qeverisjes transparenca. Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.

Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë. Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq”, shkruan ish-ministri në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë/ Arjan Çani zbulon rolin kyç të Shqipërisë në BE

LEXO EDHE:  Takimi me strukturat/ Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohëshme janë afër

Ai thekson se asnjë kacidhe nuk duhet të shkojë në ndihmë të qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE