LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Ligjeve seancë dëgjimore/ 3 kandidatët për anëtare të Kushtetuese përballen me pyetjet

29 Tetor 2019, 10:09, Politikë CNA
Komisioni i Ligjeve seancë dëgjimore/ 3 kandidatët për

Komisioni i Ligjeve ka thirrur sot në një seancë dëgjimore tre kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të shpallura nga Kuvendi.
Komisioni po dëgjon një nga një tre kandidatët Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, të cilët po i përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Komisionit.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se Besik Muçi u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga lista e propozuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Një nga kandidatet, Arta Vorpsi pohoi se përvoja e gjatë e saj do e ndihmoje në punë për të çuar me tej të drejtën kushtetuese. Ajo u shpreh se nuk kam qenë asnjëherë e angazhuar në ndonjë parti politike apo grupim politik.
Kandidatja e dytë, Elsa Toska u shpreh se eksperienca e saj është e fokusuar tek e drejta kushtetuese.

?Në vizionin tim Gjykata Kushtetuese duhet të orientohet tek respektimi i të drejtave të njeriut, në forcimin e legjitimitetit në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të behet neutralizuese e debateve kushtetuese politike. Objektivat sipas meje që duhet të ketë kjo gjykatë, do jenë në krijimin e një jurisprudence të re postreformë. Ligji për Gjykatën Kushtetuese u ndryshua gjatë reformës në drejtësi, është ndër më të mirët dhe besoj se do i përgjigjet sfidave për të ardhmen në ceshtjen e të drejtave të njeriut dhe cështjeve kushtetuese?, tha ajo në Komision.

Ndërkohë, Fiona Papajorgji u shpreh e bindur se i plotëson kushtet për të qenë pjesë e Kushtetueses, ndërsa shtoi se ky institucion duhet të kalojë në stadin e forcimit të parimeve të vlerave kushtetuese./CNA.al

Lajmet e fundit nga