Connect with Us

Kërkesa e Prokurorisë vë në lëvizje KQZ-në/ PS braktis Kajmakun: Të përballet i vetëm

Politikë

Kërkesa e Prokurorisë vë në lëvizje KQZ-në/ PS braktis Kajmakun: Të përballet i vetëm

Publikuar

-

KQZ ka nisur nga puna pas kërkesës që Prokuroria e Përgjithshme i bëri këtij institucioni për heqjen e mandatit të kryebashkiakut  të Vorës, Agim Kajmaku, për deklarim të rremë të të dhënave në formularin e dekriminalizimit pasi ishte konfirmuar se ai dhe Jorgo Toto janë i njëjti person.

Burime bëjnë me dije se, Drejtoria Juridike po përgatit materialet për mbledhjen e radhës, ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të Agim Kajmakut.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, vendimmarrja duhet të merret brenda 10 ditëve, por burime nga KQZ thonë se do të veprohet më shpejt, raporton A2.

Ajo që bën habi nga kjo situatë është se, ndërsa demokratët nuk kënaqen me shkarkimin e Kajmakut duke kërkuar deri në 4 vite burg, nga ana tjetër socialistët e kanë braktisur kryebashkiakun e Vorës në fatin e tij, për të zhvilluar betejën ligjore i vetëm.

“Rasti Kajmaku do të trajtohet sipas ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin e dekriminalizimit. Janë çështje që i kemi sqaruar që kur ka hyrë në fuqi ky ligj. Partia Socialiste e ka kryer detyrimin e saj ditën kur ka votuar me konsensus të plotë bashkë me opozitën ligjin e dekriminalizimit”, tha Ulsi Manja.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi / KQZ: 53 këshilltarë s’kanë dorëzuar formuarlin, nis verifikimi për Elvis Rroshin

Referuar kësaj çështje, vetë kryebashkiaku Agim Kajmaku ka pretenduar se nuk ka shkelje të ligjit të dekrimalizimit dhe se një gjë të tillë e ka përsëritur edhe në shkresën e dërguar ndaj Prokurorisë së Përgjithshme të hënën./CNA.al

Dënimi në Greqi dhe ndryshimi i emrit/ Agim Kajmaku vihet nën hetim, sa vite burg rrezikon

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në të njëjtën linjë me presidentin Meta, ndërsa theksoi se mazhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat, pas takimit me presidentin Meta dhe më pas një takim me aleatët në selinë blu, Basha foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti.

LEXO EDHE:  400 akuza për blerjen e votave/ Borschardt nxit Prokurorinë të shpejtojë hetimet

LEXO EDHE:  400 akuza për blerjen e votave/ Borschardt nxit Prokurorinë të shpejtojë hetimet

Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve.”, tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha premton bashkëqeverisje me Kryemadhin/ Nuk ka forcë që na ndalon

Publikuar

-

Nga

Basha në selinë e LSI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas një takimi që zhvilloi sot me aleatët në selinë blu, është shprehur i bindur në rotacionin politik.

Kryedemokrati Basha theksoi se rotacioni nuk mund të ndalet, por e tha qartë se nëse vjen në pushtet do të bashkëqeverisë me Monika Kryemadhin. Pra, me LSI-në, atë që ai vetë dikur e quante “partia e shushunjave”.

“Rotacioni është i pashmangshëm, gjithë beteja e Edi Ramës është të ndalë rotacionin, por nuk do ketë forcë mbi tokë që të ndalojë ardhjen e opozitës së bashkuar në pushtet, me votën e qytetarëve”-tha Basha.

LEXO EDHE:  Kaluan 8 ton drogë drejt Italisë/ Mbyllen hetimet për 25 policë e doganierë

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ KQZ shqyrton të premten formularët e zyrtarëve që nuk janë vetëdeklaruar

Pra, Basha kërkon pushtet edhe për LSI-në, si pjesë e të ashtuquajturës opozita e bashkuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fondet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë/ Ahmetaj zbulon shtetet “surprizë”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka folur për konferencën e donatorëve ku u mblodhën 1.15 mld euro për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj tha në rubrikën “Opinion” se ajo që ndodhi ishte përtej pritshmërive.
I pyetur se cili shtet apo donacion ishte surprizë, Ahmetaj tha se ishin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Banka Islamike.

“Komisioni nuk ishte surprizë sepse KE ishte lokomotiva. Pritej që të ishte donatori i parë në formën e grantit. Emiratet e Bashkuara Arabe ishin një surprizë shumë e këndshme. Patjetër që kontaktet kanë qenë të thella të vazhdueshme me princin e kurorës por nuk e prisnim të ishte ai donacion me 2 mijë banesa, qoftë apartamente, qoftë shtëpi individuale. Surprizë ishte dhe Banka Islamike me 365 mln dollarë të ofruara në kredi të buta. Raporti mes grantit dhe kredisë është shumë dinjitoz. Po kolaudohet shifra. Ato janë angazhime zyrtare por kolaudohet shifra. Është 1.15 mld, 300 mln janë grante, dhurim. Të gjitha shtetet kanë bërë donacione në formën e grantit, kush më pak e kush më shumë”, u shpreh Ahmetaj, në studion e Opinion.

LEXO EDHE:  Ish-drejtuesi Fusha i komanduar si drejtues prokurorie apo për 3 dosje ekonomike?!

LEXO EDHE:  Blofi i Krimeve të Rënda/ Saimir Tahiri gjunjëzon Prokurorinë

Sa i përket Francës, ministri tha se ishte një suport dinjitoz dhe se qëndrimi i Macron ka ndryshuar në raport me Shqipërinë për shkak të reformave por edhe instrumentit të ri të adaptuar nga BE për zgjerimin./CNA.al

LEXO TE PLOTE