LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet 1 ton drogë/ Ja destinacioni që kishte

29 Tetor 2019, 19:40, Kosova & Bota CNA
Kapet 1 ton drogë/ Ja destinacioni që kishte

Rreth një ton drogë me destinacion Belgjikën është sekuestruar në Kost Rika. Sipas mediave ndërkombëtare, mësohet se kokaina ishte fshehur në një kontejner me pure bananeje.

Droga u zbulua gjatë inspektimit të kontenierit. Ato ishin ndarë në paketa të presuara prej një kilogramësh dhe ishin vendosur në 29 valixhe, të fshehura gjithashtu mes bidonëve të mëdhenj me pure bananesh.

?Që prej fillimit të vitit, policia anti-drogë ka zbuluar në zonën portuale të Limon-it nëntë kontejnerë ku ka qenë fshehur drogë?, ka theksuar ministri i Brendshëm, Michael Soto./CNA.al

Lajmet e fundit nga