Connect with Us

Influenca ruse në Shqipëri/ Mediu: Diskutimi është i vonuar

Politikë

Influenca ruse në Shqipëri/ Mediu: Diskutimi është i vonuar

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në  “Real Story” u shpreh se diskutimi për influencën ruse në vend është i vonuar.

Sipas Mediut Rusia ka ndryshuar qasje me Ballkanit. Ajo përpiqet që të infiltroj kudo që të jetë e mundur.

“Jemi vonë në diskutimin për influencën ruse. Gjuha e projekt-rezolutës për ndërhyrjet e huaja ëhstë e përgjithshme.

Mendoj se do ishte shumë e rëndësishme që të kishte një burim të qartë informacioni nga strukturat informative. Ka sektor shtetëror që janë shumë vurnerabël ndaj influencave të huaj. Rusia ka ndryshuar qasje me Ballkanit. Ajo përpiqet që të infiltroj kudo që të jetë e mundur, në media, në ekonomi. Paraqitja e kësaj rezolute, do të thotë që ne kemi një kërcënim të sigurisë kombëtare. Një nga problemet më të mëdha janë investimet që vijnë nga Rusia dhe Kina.

LEXO EDHE:  FOTO - Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Lerini xhupat në shtëpi

Në SHBA ka një ligj të veçantë që për investime që cënojnë sigurinë kombëtare të Amerikës, nuk lejohen të zhvillohen. Ne nuk e kemi një filtër të tillë. Nga fjalë ne duhet të kemi institucione që funksionojnë”, tha Mediu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në të njëjtën linjë me presidentin Meta, ndërsa theksoi se mazhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat, pas takimit me presidentin Meta dhe më pas një takim me aleatët në selinë blu, Basha foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti.

LEXO EDHE:  Nuk dha plotfuqishmërinë/ Meta: Hamendësime të medieve, unë…

LEXO EDHE:  Konferenca e SHBA në Ballkanin Perëndimor/ Leyla Moses-Ones: Shqipëria pjesë e BE nëse dyfishon luftën ndaj krimit

Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve.”, tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha premton bashkëqeverisje me Kryemadhin/ Nuk ka forcë që na ndalon

Publikuar

-

Nga

Basha në selinë e LSI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas një takimi që zhvilloi sot me aleatët në selinë blu, është shprehur i bindur në rotacionin politik.

Kryedemokrati Basha theksoi se rotacioni nuk mund të ndalet, por e tha qartë se nëse vjen në pushtet do të bashkëqeverisë me Monika Kryemadhin. Pra, me LSI-në, atë që ai vetë dikur e quante “partia e shushunjave”.

“Rotacioni është i pashmangshëm, gjithë beteja e Edi Ramës është të ndalë rotacionin, por nuk do ketë forcë mbi tokë që të ndalojë ardhjen e opozitës së bashkuar në pushtet, me votën e qytetarëve”-tha Basha.

LEXO EDHE:  Nuk dha plotfuqishmërinë/ Meta: Hamendësime të medieve, unë…

LEXO EDHE:  Vrasjet në Shqipëri/ Ylli Dylgjeri publikon koeficentët e skedinës së jetës

Pra, Basha kërkon pushtet edhe për LSI-në, si pjesë e të ashtuquajturës opozita e bashkuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fondet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë/ Ahmetaj zbulon shtetet “surprizë”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka folur për konferencën e donatorëve ku u mblodhën 1.15 mld euro për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ahmetaj tha në rubrikën “Opinion” se ajo që ndodhi ishte përtej pritshmërive.
I pyetur se cili shtet apo donacion ishte surprizë, Ahmetaj tha se ishin Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Banka Islamike.

“Komisioni nuk ishte surprizë sepse KE ishte lokomotiva. Pritej që të ishte donatori i parë në formën e grantit. Emiratet e Bashkuara Arabe ishin një surprizë shumë e këndshme. Patjetër që kontaktet kanë qenë të thella të vazhdueshme me princin e kurorës por nuk e prisnim të ishte ai donacion me 2 mijë banesa, qoftë apartamente, qoftë shtëpi individuale. Surprizë ishte dhe Banka Islamike me 365 mln dollarë të ofruara në kredi të buta. Raporti mes grantit dhe kredisë është shumë dinjitoz. Po kolaudohet shifra. Ato janë angazhime zyrtare por kolaudohet shifra. Është 1.15 mld, 300 mln janë grante, dhurim. Të gjitha shtetet kanë bërë donacione në formën e grantit, kush më pak e kush më shumë”, u shpreh Ahmetaj, në studion e Opinion.

LEXO EDHE:  “Ballkani, i paaftë për përballimin e tërmeteve”/ NYT: Mësime nga tërmeti shqiptar

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik/ Emiratet e Bashkuara Arabe 3 mln euro ndihmë për të prekurit

Sa i përket Francës, ministri tha se ishte një suport dinjitoz dhe se qëndrimi i Macron ka ndryshuar në raport me Shqipërinë për shkak të reformave por edhe instrumentit të ri të adaptuar nga BE për zgjerimin./CNA.al

LEXO TE PLOTE