Connect with Us

 Horoskopi i ditës, 29 tetor 2019

Sociale

 Horoskopi i ditës, 29 tetor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite me shume fat ka për te qene kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te do jete me e bukur. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite mjaft euforike. Ata do ndihen me gati për te hedhur edhe hapa me tej. Marsi mund t’iu shtyje te kryeni me shume shpenzime gjate kësaj dite kështu qe duhet te bëni kujdes.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jupiteri do ua beje gjerat shume me te thjeshta sot ju te dashuruarve. Do arrini te merreni vesh edhe me sy me partnerin dhe do kaloni momente te ngrohta se bashku. Beqaret nga ana tjetër do marrin disa ftesa nga persona ne dukje shume te qeshur e te ëmbël. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Do jeni tejet impulsive gjate gjithë kësaj dite dhe mund te bëni gabime te pafalshme ndaj atij qe keni ne krah. Mundohuni te mos mendoni vetëm për veten qe gjerat te fillojnë te rregullohen. Beqaret do ndryshojnë shpesh mendim dhe nuk do mund te vendosin dot për asgjë. Ne planin financiar do i keni idetë disi me te qarta dhe do e organizoni me mire situatën.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e mbushur me te papritura te shumta do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete shpesh e brishte. Beqaret do dine t’i shprehin ndjenjat e tyre dhe mundet te afrohen disi me personat qe pëlqejnë prej kohesh. Me planin financiar Neptuni do arrije ta përmirësojë situatën. Do keni edhe me shume besim tek vetja dhe do i kufizoni shpenzimet.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Merkuri do jete i mire pozicionuar ne qiellin tuaj te dashurisë. Do keni imagjinate me te zhvilluar dhe do e bëni partnerin te ndihet si neper ëndrra. Për beqaret situata do jete paksa me e trazuar, megjithatë nuk duhet te dorëzoheni për te bere për vete atë qe pëlqeni. Buxhetin do arrini ta konsolidoni me tepër. Tashme mund te kryeni edhe ndonjë investim me tepër nga zakonisht.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Gjate kësaj dite ju do mund te zgjoheni si vullkan dhe do e bëni partnerin te ndihet si neper ëndrra. Nuk do mundojnë për asnjë moment surprizat. Beqareve, edhe pse mund t’iu dalin mundësi te kënaqshme, mire është te mos nxitohen aspak. Plani financiar do ndikohet negativisht nga planetët dhe gjendja nuk do jete si do e kishit dashur. Merrni sa me pare masat e nevojshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj me atë qe keni ne krah do jete pasionante dhe emocionuese sot. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi te forta dhe ndonjëherë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret duhet t’i shprehin pëlqimet e tyre sepse përndryshe nuk kane si ta ndryshojnë statusin. Për financat mos e dëgjoni aspak mendimin e njerëzve rreth e rrotull përveçse te specialisteve te fushës.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite plot diell ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni te plotësuar dhe te bekuar njëkohësisht. Beqaret me mire te mos krijojnë iluzione te kota sepse vetëm sa do lëndohen. Për ta nuk ka ardhur ende koha e ndryshimeve te mëdha. Sektori i financave do jete i mire. Gjithë kujdesi i kohëve te fundit do shpërblehet me ne fund.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume me te qete pasi do i zgjidhni një e nga te gjitha problemet qe keni pasur. Për beqaret do ketë plot mundësi për takime, por jo te gjithë do mund te bëjnë zgjedhjen përfundimtare. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne jetën tuaj kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me te madh.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Mundohuni t’i shtoni dozat e imagjinatës sot ne jetën tuaj ne çift dhe ta bëni ambientin ne lidhje sa me te animuar. Vetëm ne këtë mënyrë do ndiheni te lumtur. Beqaret do kenë një dite te mbushur plot e përplot me takime interesante dhe nuk do dine për ke te vendosin. Edhe për financat do jete dite shume e begate. Jo vetëm qe do i shlyeni huat, por do mund te bëni edhe investime.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Dite shume sensuale do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni pozitive dhe te buzëqeshur gjate gjithë kohës. Nga ana tjetër, ne mbrëmje do kaloni edhe çaste romantike. Beqaret do kenë disa takime, por vetëm një qe do realizojnë ne mesdite do ju pëlqejë tej mase. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe gjendja ka për te qene shume me e mire nga me pare.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Sot do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur me partnerin dhe do ndiheni shume me te qete. Edhe ai do mundohet t’iu beje surpriza dhe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do e kenë shume te vështirë ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik te mbeten serish vetëm. Ne planin financiar do keni fat te padiskutuar dhe situata do normalizohet me shpejt nga sa e kishit menduar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Radhë e gjatë në Kakavijë/ Qytetarët në pritje për të bërë tamponin

Publikuar

-

Nga

Radhë e gjatë në Kakavijë/ Qytetarët në pritje për të bërë tamponin

Radhë të gjata me qytetarë janë krijuar në pikën kufitare të Kakavijës.

Shkak i kësaj situate është bërë marrja e tamponëve nga pala greke në këtë pikë doganore. Çdo person, para se të futet në tokën helene, i merret tamponi si dhe të adresa dhe numri i telefonit.



Kujtojmë se pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës janë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Meta në aktivitetin e Shkodrës/ Kërcet vallja, s’ respektohet asnjë masë anti Covid

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër ku ka marrë pjesë në Panairin e Artizanatit.

Meta ka publikuar  foto nga aktiviteti në Shkodër, ku merrte pjese edhe kryebashkiakja Voltana Ademi si dhe një numër i madh qytetarësh. Mirëpo, ajo që bie në sy është grumbullimi i njerëzve në këtë kohë pandemie dhe mosrespektimi i masave anti Covid.



As Meta dhe as Ademi nuk kishin vendosur maska, ndërsa distanca sociale nuk është respektuar aspak. Madje nuk kanë munguar as vallet gjatë këtij aktiviteti, ku kapja dorë për dore mes vallëtarëve mund të jetë burim infeksioni.
Presidenti Meta është ai që shpesh herë bën thirrje për respektim të masave për parandalimin e Covid, ndërsa në këtë rast nuk i ka respektuar as vetë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 6 mars 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 janar 2018

Kujtojmë se Shkodra është një nga vatrat e nxehta të Covid, nga ku janë regjistruar një numër i madh të infektuarish./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“E kuptoj indiferencën e moshës”/ Manastirliu mesazh të fortë rinisë: Bëni një “sakrificë”, ua keni borxh prindërve!

Publikuar

-

Nga

“E kuptoj indiferencën e moshës”/ Manastirliu mesazh të fortë rinisë: Bëni një “sakrificë”, ua keni borxh prindërve!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ajo apelon të rinjtë të zbatojnë masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.



Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Manastirliu i kërkon të rinjve të reflektojnë pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, unë kam një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë:
Ju lutem, zbatojini masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.
Bëhuni ju mbrojtësit e vetes, të prindërve, të të afërmve, të më të dobtëve.
Pak më shumë kujdes sot, shmang pasoja që nesër mund të rezultojnë fatale.
Sa herë të dëgjoni deklarata të gënjeshtërta, të atyre që pandeminë e shohin jo si rrezik nga i cili duhet të mbrojnë njerëzit, por si shansin që duhet rrokur në ajër për të çoroditur dynjanë me sulme të paprincipta, ndaluni dhe dëgjoni pak edhe thirrjet e ekspertëve të shëndetit, mjekëve, që dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë dhe që, e kanë treguar me vepra, se i shërbejnë me përkushtim vetëm interesit tuaj.
Sa herë të dëgjoni deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, mendoni ju lutem për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë. Mendoni pak për të afërmit, që presin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur.
Mendoni për gjithë ata mjekë, infermierë, në Spitalin Infektiv në QSUT dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, e që nuk i shohin të afërmit, qysh kush e di se kur.
Mendoni pak: A është vërtet një sakrificë kaq e madhe, të heqësh dorë nga festat e mbipopulluara, nga vendgrumbullimet në plazhe dhe bare, pa distancim fizik dhe masa higjene? Vende që më pas shndërrohen në vatra, ku virusi përhapet me shpejtësi marramendëse?
A nuk ia vlen që edhe për ca kohë, të përshtatemi të gjithë bashkë me një normaliteti të ri, ku kryefjala është KUJDESI, HIGJENA, DISTANCIMI?
E kuptoj indiferencën e moshës, ndaj thirrjeve për një virus që nuk shihet me sy. Por kjo nuk e pengon që ai, virusi ta shndërrojë trupin tuaj në bartës, në rrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve tuaj. Të cilët, ndryshe nga ju, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin në gjendje ta përballonin sëmundjen.
Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një “sakrificë” të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve!
Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.
Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë.
Gëzuar Festën dhe kalojeni këtë ditë, ju lutem, duke reflektuar pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria”, shkruan Manastiliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE