Connect with Us

Gara për kryeprokuror/ KLP zyrtarizon emrat e kandidatëve

Kronika

Gara për kryeprokuror/ KLP zyrtarizon emrat e kandidatëve

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot në mbledhjen e radhës e zhvilluar në sallën e mbledhjeve në Prokurorinë e Përgjithshme listën me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak.

Mbledhja është mbajtur në praninë e 9 anëtarëve dhe në mungesë të anëtarëve Besnik Cani dhe Nurihan Seiti.

Në bazë të nenit 148/a të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit 17/pika 4 të rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të cilët plotësojnë kushtet ligjore sipas rendin alfabetik si më poshtë:

1. Arta Marku

2. Fatjona Memçaj

LEXO EDHE:  Skandali me sigurinë ushqimore/ Marku kërkesë urgjente prokurorisë

3. Olsian Çela

Kandidatët të listuar në këtë vendim do të vazhdojnë garën e mëtejshmë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky vendim është miratuar me shumicë votash.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se në datën 13 nëntor 2019 duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik.  Në zbatim të nenit 19, pika 1 te rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhen tre vjedhje banesash/ Arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37 vjeçar pasi kryente vjedhje banesash.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 1, si rezultat i punës hetimore të kryer dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e personit që dyshohej si autor i vjedhjes së banesave, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
– B. Ç., 37 vjeç, banues në Babrru/Tiranë . I dënuar më parë për “ Vjedhje”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre rasteve të tjera të vjedhjeve të banesave të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë vitit 2019.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çantë shpine me disa prej sende të vjedhura.

LEXO EDHE:  Skandali me sigurinë ushqimore/ Marku kërkesë urgjente prokurorisë

LEXO EDHE:  Skandali me sigurinë ushqimore/ Marku kërkesë urgjente prokurorisë

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Banda e Krishtlindjes”/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë që grabisnin shtëpi në Itali

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një bande që kryente grabitje në Reggio Emilia.

Ata janë quajtur si “Banda e Krishtlindjes” pasi kanë bërë një numër të madh grabitjes gjatë kësaj periudhe dhe ndërrimit të vitit.
Të arrestuarit janë M. Kishta, 21 vjeç dhe I. Fisti, 32 vjeç, me banim në Reggio Emilia.

Atyre iu sekuestruar një sërë të mirash materiale, qysh nga varëset deri te paratë e thata.
Dy të rinjtë shqiptarët kishin shfrytëzuar periudhën e Krishtlindjes për të vjedhur nga shtëpitë para, bizhu dhe kompjutera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plas arma në Vorë/ Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit, në pranga 3 persona

Publikuar

-

Nga

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konfikti mes disa personave në Vorë.

Disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin në rrugën “Rinia”dhe njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë përdorën sende të forta gjatë konfliktit.

Blutë kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit me iniciale L. B., 28 vjeç, banues në Vorë, në tentativë për t’u larguar, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Ai akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

I riu në bashkëpunim edhe me shtetasit A. E. dhe G. SH, në rrugën” Rinia”, në Vorë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T.

LEXO EDHE:  Mblidhet KLP-ja/ Në rend dite “fati” i Arta Markut

LEXO EDHE:  Kaosi në drejtësi/ Shtyhet ngritja e institucioneve të reja

Në përfundim të veprimi u bë arrestimi në flagrancë edhe i të rinjve A.E., 29 vjeç dhe G.SH., 32 vjeç, të dy banues në Vorë, të akuzuar për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE