LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështimi me Tatim-Doganat/ PD sulmon qeverinë

29 Tetor 2019, 18:01, Politikë CNA
Dështimi me Tatim-Doganat/ PD sulmon qeverinë

Dështimi në realizimin e planit të të ardhurave në buxhet, sipas opozitës, është e gjitha për shkak të punës së dobët të qeverisë.

Eksperti i ekonomisë dhe njëherazi shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, në një inervisë për A2 është shprehur se fajtor për këtë është performanca e dobët e ekonomisë shqiptare dhe informaliteti.

?Shqetësues është fakti që kemi arkëtim të TVSH-së më të ulët sesa vitin e kaluar. Në këndvështrimin tonë kjo ka ardhur për dy arsye kryesore. E para është performance e dobët e ekonomisë shqiptare dhe e dyta është rritur informaliteti?, shprehet Teliti.

?Duhet gjetur zgjidhje urgjente për çështjen e pronës të kemi sa më shpejt një zbatim të shtetit ligjor duke rifutur në sistem sigurinë juridike për rritjen e besimit të biznesit?, shtoi Teliti.

Kujtojmë se, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për muajin shtator, Tatimet dhe Doganat mblodhën 5,8% më pak të ardhura se plani, duke e çuar boshllëkun për 9-mujorin në 7,4 miliardë lekë, shifër e pamundur për t?u kompensuar në 3 muajt e mbetur./CNA.al

Lajmet e fundit nga