LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Arratisja” e shqiptarëve/ Çdo ditë nga Durrësi, 8 autobusë drejt Italisë

29 Tetor 2019, 21:08, Politikë CNA
“Arratisja” e shqiptarëve/ Çdo ditë nga

Vijon eksodi i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian. ?8 autobus me shqiptar nisen çdo ditë nga qyteti i Durrësit drejt vendeve të unionit?, kjo është ajo çka na konstatojnë në një raportim të thjesht agjensitë turistike, ndërsa bëhet me dije se destinacioni kryesor është Italia.

Udhëtarët, të cilët janë burra, gra dhe kryesisht të rinj kanë marrë rrugët e Europës për të punuar qoftë edhe 3 muaj në të zezë me qëllim që të fitojnë të ardhura për mbijetesë apo ndoshta edhe për sigurimin e ndonjë leje qëndrimi.

?Ka pothuajse çdo ditë autobusë të linjave me Italinë të pronotuar, me qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit, që presin bileta vajtje- ardhje ose vetem vajtje drejt qyteteve italiane dhe nga andej shkojnë në Francë, Gjermani, Suedi etj.

Shumica e tyre shkojnë me shpresëe të gjejnë një mundësi për leje qëndrimi, por edhe për të punuar 3 muaj andej për të sjellë para për familjet.

Ata që mbushin autobusët nuk janë thjesht turistë, por qytetarë që kërkojnë punë dhe para për të mbajtur familjet e tyre në qytetet e ndryshme të vendit?, shprehen agjensitë e udhëtarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga