Connect with Us

Akuzat e forta ndaj Kajmakut/ KQZ bën lëvizjen e radhës për shkarkimin e kryebashkiakut

Politikë

Akuzat e forta ndaj Kajmakut/ KQZ bën lëvizjen e radhës për shkarkimin e kryebashkiakut

Publikuar

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë në lëvizje pas marrjes së shkresës nga Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.

Drejtoria Juridike po përgatit materialet për mbledhjen e radhës, ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të Agim Kajmakut.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, vendimmarrja duhet të merret brenda 10 ditëve, por burime nga KQZ thonë se do të veprohet më shpejt.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ KQZ zhvendos Qendrat e Votimit në ambiente private

“Rasti Kajmaku do të trajtohet sipas ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin e dekriminalizimit. Janë çështje që i kemi sqaruar që kur ka hyrë në fuqi ky ligj. Partia Socialiste e ka kryer detyrimin e saj ditën kur ka votuar me konsensus të plotë bashkë me opozitën ligjin e dekriminalizimit”, tha Ulsi Manja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lejet e ndërtimit në Tiranë/ Zhupa i nxjerr “bojën” Veliajt

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj gënjeiu publikisht kur deklaroi dje në emision me Sokol Ballën se gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike.

Sipas ZHupës, e vërteta është që 80% e lejeve të ndërtimit të Veliajt janë për ndërtesa mbi 13 kate që nuk kanë lidhje me punët publike!

“Po ashtu bumi i lejeve të ndërtimit është në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa lejet e punëve publike të mëdha të Tiranës nuk janë dhënë në këto vite! Punët publike që përmendi Veliaj skanë lidhje me vitet e bumit e lejeve. Konkretisht për Bulevardin e Ri, leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës është në vitin 2013, koha e Lulzim Bashës! Leja për pazarin e ri në 2015 dhe leja për Sheshin Skënderbej në 2016!
Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës janë të verbër edhe nuk i shikojnë pallatet edhe kullat që ndërtohen çdo ditë, duke ju zënë rrugët, trotuaret, sipërfaqen edhe duke ju ndotur tmerrsisht ajrin. Por Veliajt nuk i interesojne qytetaret e Tiranes por oligarkët e ndërtimit”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani krah Palmer për Akademinë e Transparencës/ “SHBA ka kapur demin nga brirët”

Publikuar

-

Nga

ylli manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përshëndetur deklaratën e zyrtarit të DASH, Mathew Palmer, i cili kërkoi themelimin e një akademie transparence, për administrimin e donacioneve të dhëna për rindërtimin  e banesave të shembura nga tërmeti.

Manjani deklaron se nuk para e vlerëson Palmerin, por nuk i heq asnjë presje propozimit të tij për “Akademi të Transparencës”.

“Fiks ajo që i mungon qeverisjes transparenca. Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.

Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë. Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq”, shkruan ish-ministri në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  KQZ dënon Partinë Socialiste/Pse i vendosi 1 milionë lekë gjobë?

LEXO EDHE:  KQZ do t'i verifikojë formularin/Halimi: Jo për të dhëna kriminale, por ...!

Ai thekson se asnjë kacidhe nuk duhet të shkojë në ndihmë të qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Do hasin në rezistencën më të madhe

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në të njëjtën linjë me presidentin Meta, ndërsa theksoi se mazhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

Në një prononcim për mediat, pas takimit me presidentin Meta dhe më pas një takim me aleatët në selinë blu, Basha foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton dy projektvendime

LEXO EDHE:  KQZ marrëveshje me AMA-n/ Bashkëpunim për zgjedhjet

Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve.”, tha Basha.

LEXO TE PLOTE