Connect with Us

AKU me “dorë të hekurt” në Durrës/ Gjobiten dy biznese, bllokohen 2.67 ton produkte ushqimore

Sociale

AKU me “dorë të hekurt” në Durrës/ Gjobiten dy biznese, bllokohen 2.67 ton produkte ushqimore

Publikuar

-

Autoriteti Kombetar i Ushqimit gjatë periudhës 17-25 tetor ka ushtruar në Durrës 71 kontrolle zyrtare tek Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve),

Ndër to 50 inspektime janë kryer për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim (13 miratime kërkesash dhe 37 refuzime për: mungesë dokumentacioni, mos implementim të planit të vetëkontrollit (HAÇP), mungesë e personit përgjegjës, mospërputhje e aktivitetit që subjekti kryen me aktivitetin që kërkon të licencohet etj.),

Janë vendosur 2 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 450,000 lekë,

Është vendosur masa administrative “ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit për 1 subjekt,

Janë marrë 12 mostra për kryerjen e analizave laboratorike në kuadër të zbatimit të planit për monitorimin e pesticideve,

LEXO EDHE:  Mbytet një person në plazhin e Durrësit

Janë asgjesuar me kërkesë të subjektit 52.6 litra (pije freskuese, pije aloolike) dhe 2.67 ton produkte ushqimore të dëmtuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon pandërprerë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e interest të konsumatorëve

AKU falenderon të gjithë konsumatorët që janë bërë pjesë e sfidës së përbashkët të sigurisë ushqimore si dhe nxit vijimin e bashkëpunimit duke u bërë pjesë e Rubrikës “Denonco” .

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Hedhja me parashutë shkon keq për pushuesin nga Tirana/ Nga Llogaraja përfundon në përrua

Publikuar

-

Nga

Hedhja me parashutë shkon keq për pushuesin nga Tirana/ Nga Llogaraja përfundon në përrua

Një 39 vjeçar që është hedhur me parashutë nga Qafa e LLogarasë ka shpëtuar për mrekulli, pasi është rrëzuar në përroin e Palasës.

39 vjeçari L.A ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.



“Rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet në njoftimine policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Morën pjesë në dasma dhe ceremoni mortore/ 13 të infektuar me Covid-29 në Fier

Publikuar

-

Nga

Morën pjesë në dasma dhe ceremoni mortore/ 13 të infektuar me Covid-29 në Fier

Pavarësisht se janë të ndaluara gjatë pandemisë, ceremonitë mortore deh dasmat vazhdojnë të zhvillohen në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 8 raste në Fier të cilët dyshohet të jenë infektuar në një dasmë në Zharrës. Ndërsa në Roskovec është konfirmuar një rast me Covid-19, edhe ky kontakt i të infektuarve në dasme.



LEXO EDHE:  Durres, grabitet emigranti, i thyejne makinen

Ndërkohë në Fier, kanë rezultuar pozitivë edhe katër raste të reja të cilët janë pjesë e zinxhirit të infeksionit nga vatra e krijuar nga një ceremoni mortore në Çakran./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Mos shkoni në dasma apo ceremoni mortore, rrezikoni shëndetin!

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sërish apel për ndalimin e grumbullimeve në dasma dhe ceremoni festive apo mortore, duke i cilësuar burim të përhapjes së infeksionit.

Ministria rikujton edhe thirrjen për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura si dhe respektimin e distancës dhe rregullave të higjienës.



“Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.
Kujtojmë se ditën e sotme janë konfirmuar 136 raste pozitive me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 6 pacientë në dy spitalet COVID./CNA.al

LEXO TE PLOTE