Connect with Us

200 forca policie në aksion/ Shoqërohen 7 persona, sekuestrohen vula të falsifikuara dhe armë  

Kronika

200 forca policie në aksion/ Shoqërohen 7 persona, sekuestrohen vula të falsifikuara dhe armë  

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje në lidhje me aksionin e zhvilluar në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Po ashtu mësohet se gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit, doganave dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Në vijim të kontrollit të zhvilluar ditë më parë në Portin e Durrësit, mesditën e sotme kontrolli është përqëndruar në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

LEXO EDHE:  8 deri në 12 mijë euro për trafik drejt Anglisë dhe SHBA/ Shkatërrohet grupi kriminal

Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Për kontrollin e territorit krahas punonjësve të Policisë u përdorën drone dhe qen antidrogë.

U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona.

Policia e Shtetit do vijojë kontrollet  në të gjitha objektet e rëndësisë së veçantë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm./ CNA.al

Policia zbarkon në doganën e Tiranës/ Kontrolle të imtësishme nëpër mjete

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U plagos rëndë në atentat/ 23-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Nga

Është nisur pak minuta më parë me urgjencë drejt spitalit të Traumës A.Uruçi, 23-vjeçari që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në fshatin Përparim të Peqinit.

Mësohet se spitali i Elbasanit e ka nisur drejt Tiranës të riun për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Uruçi u plagos mbrëmjen e sotme në Peqin nga disa të shtëna me armë, ku mbeti viktimë edhe i riu Andi Zylyfi.

LEXO EDHE:  Policia la të lirë të dënuarin/ Artan Hoxha zbardh skandalin

LEXO EDHE:  8 deri në 12 mijë euro për trafik drejt Anglisë dhe SHBA/ Shkatërrohet grupi kriminal

Dyshohet se plumbat ndaj dy personave të sipër cituar, janë hedhur për larje hesapesh. Viktima Andi Zylyfi kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që konfimohet se asnjëri prej të dyve nuk rezulton të ketë precend penal të mëhershëm.

Sakaq, grupi hetimor po vazhdon hetimet mbi këtë çështje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hetimi i ngjarjes tragjike/ Dyshimet e para mbi motivet

Publikuar

-

Nga

Përveç postblloqeve të ngritura në pika kyçe për të kapur atentatorët ndaj dy personave, 26-vjeçarit Andi Zylyfi dhe 23-vjeçarit Ardit Uruçi, policia ka shoqëruar edhe 13 persona që kanë qenë deshmitarë në ngjarje, për t’i marrë në pyetje.

Dyshohet se plumbat ndaj dy personave të sipër cituar, janë hedhur për larje hesapesh. Viktima Andi Zylyfi fi kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që konfimohet se asnjëri prej të dyve nuk rezulton të ketë precend penal të mëhershëm.

LEXO EDHE:  Të shtënat me armë zjarri në Tiranë/ Policia zbardh të tjera detaje

LEXO EDHE:  Atentat me armë zjarri në Bulqizë/ Plagoset 41-vjeçari, dy në kërkim

Viktima mësohet të ketë lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë, Endrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet mbi këtë çështje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati tragjik/ Viktima kishte të atin polic burgu

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja po plotësojnë ngjarjen e atentatit me fund tragjik në fshatin e Peqinit që i mori jetën një personi dhe një tjetër u plagos.

Mësohet se viktima, 26-vjeçari Andi Zylyfi kishte të atin polic në burgun e Peqinit.

Viktima mësohet të ketë lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë, Endrit Alibej 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç./CNA.al

LEXO TE PLOTE