Connect with Us

“14 miliardë borxhe të pa paguara të sigurimeve shoqërore”/ Ish-ministri Malaj: Shteti (nuk) ka rënë

Politikë

“14 miliardë borxhe të pa paguara të sigurimeve shoqërore”/ Ish-ministri Malaj: Shteti (nuk) ka rënë

Publikuar

-

Ish ministri socialist i Financave Arben Malaj ka ngritur shqetësimin mbi borxhet e papaguara në 2018 të sigurimeve shoqërore, që arrijnë shifrën e 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Sipas Malajt, mospagesat vazhdojnë të përkeqësohen në rreth 1100 institucione.

“Qartësimi i kësaj situate, transparenca maksimale me punonjësit e sektorit publik që nuk u paguhen sigurimet shoqërore, prezantimi i nje plani konkret se si dhe deri kur do të shlyhen këto detyrime, qartëson nqs shteti nuk ka rënë”, shkruan Malaj.

Sipas ish ministri i Financave shprehet se kjo mund të konsiderohet “vjedhje” e parave të tyre deri atëherë kur këto shuma vërtetohet se janë derdhur në sigurimet shoqërore.

“Njëkohësisht mos-pagesat fshehin deficitin buxhetore dhe borxhin publik të një vendi, kjo prodhon pa qartësi dhe pasiguri për të ardhmen. Mospagesat cënojnë rëndë kredibilitetin e qeverisje”, shkruan mes të tjerash Malaj.

Reagimi i plotë:
Shteti (nuk) ka rene. Ne media eshte deklaruar se ” Në fund të vitit 2018 borxhet e pa-paguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro. Një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Mospagesat vazhdojne te perkeqesohen ne rreth 1100 institucione. Qartesimi i kesaj situate, transparenca maksimale me punonjesit e sektorit publik qe nuk u paguhen sigurimet shoqerore, prezantimi i nje plani konkret se si dhe deri kur do te shlyhen keto detyrime, qarteson nqs shteti nuk ka rene. Kjo eshte nje ceshtje sociale shume kritike per te gjithe punjonjesit. Disa institucione nuk kane derdhur as pjesen e sigurimeve shoqerore qe ju kane mbajtur nga paga e tyre. Kjo mund te konsiderohet “vjedhje” e parave te tyre deri atehere kur keto shuma vertetohet se jane derdhur ne sigurimet shoqerore. Njekohsishte mos-pagesat fshehin deficitin buxhetore dhe borxhin publik te nje vendi, kjo prodhon pa qartesi dhe pasiguri per te ardhmen. Mospagesat cenojne rende kredibilitetin e qeverisjes. Ne nje vend te qeverisur me pergjegjesi morale dhe ligjore sapo keto shifra te beheshin publike, qeveria, dhe bashkite duhet te benin sqarim publik per saktesine e shifrave dhe planin konkrete te shlyerjes se tyre. Heshtja i bene pergjegjes edhe ligjore. Disa hapa te menjehershme duhen te ndermerren pa vonese :
(1) Interpelance parlamentare me kryeministrin.
(2) Verifikim i shifrave nga KLSH.
(3) Identifikimi i drejtuesve te institucioneve qe kane shkelur ligjin duke mos paguar ne te njejten kohe pagat dhe sigurimet shoqerore dhe penalizimi per shperdorim detyre;
(4) identifikimi i pergjegjegjesise per punonjesit thesarit qe kane lejuar pagimin e pagave pa paguar ne te njejten kohe sigurimet shoqerore;
(5) bllokimi i menjehershem i cdo shpenzimi operative dhe i investimeve per zyra, makina, pajisje, sherbime brenda dhe jashte vendit deri ne shlyerjen e detyrimeve te prapambetura;
(6) Bllokimi i cdo shpenzimi per udhetim e dieta per aktivitete nderkombetare duke e deleguar perfaqesimin ne nivel ambasadori.
(7) Detyrimi i institucioneve pergjegjese qe brenda 15 diteve te paraqesin programin e shkurtimit te shpenzimeve operative dhe afati i shlyerjes se detyrimeve te prapambetura per sigurimet shoqerore. (8)
Nje analize e thelluar per eleminimin e fryrjes se numrit te punonjesve per motive politike e nepotiste ne institucionet qe nuk kane paguar sigurimet shoqerore;
(9) Qartesimi publik nga qeveria i hapave konkrete ligjore dhe administrative te nderprerjes se mos pagimit ne te njejten kohe te pagave dhe sigurimeve shoqerore dhe te shlyerjes se detyrimeve te prapambetuar brenda afateev konkrete. Pensionistet e sotem dhe ata te viteve te ardhshme si edhe taksapaguesit shqiptare nuk duhen renduar me kostot e renda te mos pagimit te sigurimeve shoqerore. Pensionistet penalizohen nga mos rritja reale e pensioneve, taksapaguesit do te rendohen nga rritja e taksave per te mbyllur gropen e madhe dhe ne rritje te deficitit te skemave sociale, deficitit buxhetore dhe rritjen ne nivele kritike te borxhit publik zyrtar dhe te fshehur,
Dite te mbare!
Arbeni
( Ky reagim publik nuk shpreh qendrim te BSH-se)/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Njohja e patentave shqiptare/ Ambasada gjermane del me njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Një delegacion gjerman ndodhet në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procedurat mbi dhënien e patentave nga shteti ynë.

Pala gjermane ka konstatuar se janë bërë përparime në rrugën e njohjes së patentave shqiptare, por shton se  për këtë do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale.

Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, është e rëndësishme marrja e të tjerave masa për të përmirësuar sigurinë rrugore në vendin tonë.

“Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani

Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë.

Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm.

Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e plotë të ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Hiqet si hero se mori kredi të buta!”/ Teliti tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

Drejtorit i kabinetit në PD, Dorian Teliti, ka komentuar situatën pas Konferencës së Donatorëve, zhvilluar dje në Bruksel.

I ftuar në Syri tv, Teliti u shpreh se rreth 70% e 1,15 miliardë eurove janë borxh dhe jo dhuratë.

“Vlera prej 1,15 miliardë nuk është dhuratë. Mbi 70% e saj është borxh.  Çdo dhuratë është e mirëpritur. Kur mund të disbursohen këto grante, që nuk bëhet as për një javë e as për një muaj. Duhen projekte konkrete. Ka procedura tejet të komplikuara dhe zgjasin me muaj dhe vite. Në rastin më të mirë zgjasin 1 deri 2 vite. Paratë nuk kanë ardhur ende dhe nga kalimi nga fjalët te puna është në mes një lum i madh.

Këto janë kredi të buta dhe Rama e shpalli si fitore. Kredinë e butë nuk e ka shpikur as Rama, as Berisha dhe as Basha. Ka 30 vite që Shqipëria ka mundësi të marrë kredi të buta. Të prezantohesh para publikut shqiptar si hero mundësinë që të japin ndërkombëtarët për të marrë kredi me interes të ulët, është nonsens dhe e pakuptueshme. Paratë nuk vijnë për kryeministrat, por për ata që janë të prekur nga tërmeti. Kjo ka ndodhur edhe me Italinë, edhe me Francën, edhe me Turqinë, që janë shtete më të fuqishme se ne. Nuk është risi kjo që ka ndodhur. Ajo që duhet bërë tani është puna për njerëzit. Qytetarët shqiptarë nuk do ti shohin as për një javë, as për një muaj këto para. Në rastin më të mirë në vitin 2021, ose edhe në vitin 2022. Pjesën dërrmuese të dëmeve të tërmetit do ti paguajmë ne”, theksoi Teliti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lejet e ndërtimit në Tiranë/ Zhupa i nxjerr “bojën” Veliajt

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se kryebashkiaku Erion Veliaj gënjeiu publikisht kur deklaroi dje në emision me Sokol Ballën se gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike.

Sipas ZHupës, e vërteta është që 80% e lejeve të ndërtimit të Veliajt janë për ndërtesa mbi 13 kate që nuk kanë lidhje me punët publike!

“Po ashtu bumi i lejeve të ndërtimit është në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa lejet e punëve publike të mëdha të Tiranës nuk janë dhënë në këto vite! Punët publike që përmendi Veliaj skanë lidhje me vitet e bumit e lejeve. Konkretisht për Bulevardin e Ri, leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës është në vitin 2013, koha e Lulzim Bashës! Leja për pazarin e ri në 2015 dhe leja për Sheshin Skënderbej në 2016!
Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës janë të verbër edhe nuk i shikojnë pallatet edhe kullat që ndërtohen çdo ditë, duke ju zënë rrugët, trotuaret, sipërfaqen edhe duke ju ndotur tmerrsisht ajrin. Por Veliajt nuk i interesojne qytetaret e Tiranes por oligarkët e ndërtimit”, shkruan Zhupa./CNA.al

LEXO TE PLOTE