Connect with Us

“Zgjedhjet në Itali, shuplakë e tmerrshme për qeveritë fiktive”/ Vasili godet mazhorancën

Politikë

“Zgjedhjet në Itali, shuplakë e tmerrshme për qeveritë fiktive”/ Vasili godet mazhorancën

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar përsa iu përket zgjedhjeve në Itali. Përmers një statusi në rrjetet sociale, teksa i bën një krahasim situatës politike në dy vendet, Vasili edhe njëherë, në mënyrë indirekte, ka goditur qeverinë shqiptare, e cila është e vendosur në idenë e saj për të mos zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

“Shuplake e tmerrshme per ata duan te pengojne zgjedhjet e parakohshme dhe nuk lejojne popullin te shprehet. Shuplake per qeverite fiktive te lindura jashte vullnerit te popullit”, shprehet Vasili.

LEXO EDHE:  Vasili “sulmon” raportin e “Freedom House-it”: Shtëpia e fake news-it ...

“Mesim i madh nga Italia, per ata qe guxojne te pengojne zgjedhjet dhe vullnetin e popullit!!!

Votime te jashtezakonshme ne Itali.

Regjioni Umbria pas shume e shume vitesh permbysje historike.

Mateo Salvini,Giorgia Meloni dhe Silvio Berluskoni shemben tabute politike.

Fitojne me rreth 60% ne nje regjion te drejtuar per dekada nga e majta.

Shuplake e tmerrshme per ata duan te pengojne zgjedhjet e parakohshme dhe nuk lejojne popullin te shprehet.

Shuplake per qeverite fiktive te lindura jashte vullnerit te popullit.’, shkruan Vasili/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Donacioni 1.15 miliardë euro/ BE e angazhuar për të mënjanuar korrupsionin

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një bisedë me median gjermane “Dojçe Welle”, krahas të tjerave, ka folur edhe për shumën prej 1.15 miliardë euro të dhenë nga donatorët në Konferencën e djeshme për Shqipërinë të zhvilluar në Bruksel, duke u shprehur dhe për rolin e BE-së në menaxhimin e tyre. Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i korrupsionit, i cili është evident në një administrat të akuzuar sistematikisht për ushtrim të tij.

“Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë”, ka qenë përgjigja e komisionerit Varhelyi për pyetjen: “Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura?”

Ndërkohë për pyetjen tjetër:“Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?”, përfaqësuesi i Zgjerimit të BE-së ka dhenë përgjigjen e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Buxheti 2017/Vasili: Përmirësimet nuk janë kusht, janë domosdoshmëri për një sukses të përbashkët

LEXO EDHE:  LSI shpërthen si kurrë më parë ndaj Ramës/ Kryeparazit, ik!

“Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi mesazh shqiptarëve/ “Rama do dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së ka zhvilluar një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga ky qytet, Kryemadhi foli për paratë e dhuruara dje nga ndërkombëtarët në Konferencën e Donatorëve për ridërtimin.

Kryetarja e LSI-së deklaroi se këto para nuk janë dhënë për kryeministrin Edi Rama, por për shqiptarët, të cilët i paralajmëroi se kreu i qeverisë do t’i dyfishojë tarifat e ujit dhe të dritave.

“Qytetarët e prekur sot qëndrojnë në çadra ose në qira shumë të shtrenjta, gati dyfish. Ajo që të bën përshtypje është që e gjithë kjo bujari e BE është një respekt, mirënjohje por edhe përkrahje dhe solidarizim që të gjitha vendet e BE i dhanë shqiptarëve. Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që do i paguajnë shqiptarët.

LEXO EDHE:  LSI jep alarmin/ Shëndetësia në kolaps

LEXO EDHE:  Buxheti 2017/Vasili: Përmirësimet nuk janë kusht, janë domosdoshmëri për një sukses të përbashkët

Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u xhudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u xhudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet. Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t’i përdorur paratë për interesa të veta”, u shpreh Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ora finale po afron”/ Maliqi paralajmëron “tërmet” në politikë

Publikuar

-

Nga

Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se shpërndarja e Parlamentit është domosdoshmëri jetike për fatet e demokracisë në vend dhe për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Me sa duket ora finale po afron, verdikti si gjithmone qe nga lashtesia deri tani do i takoj sovranit. Sovrani eshte ai qe ka vendosur dhe ai qe do vendos tani. Do vlersoja maksimalisht aktin sublim ne sherbim te interesave te Shqiperise, te demokracise, shperndarjen e ketij parlamenti laraman, pa dinjitet dhe keqdashes ndaj interesave te shqiptareve e Shqiperise.

Nuk ka ndodhur dhe kam bindjen qe nuk do te ndodh as ne te ardhmen qe kuvendi i sovranit aty ku thirren burrat e mencur per ta cuar perpara Shqiperine tone te veproj me bindje ne sherbim te interesave oligarkike te nje grushti njerzish, prandaj shperndarja e parlamentit eshte e vetmja rruge per ta kthyer Shqiperine ne shinat e demoktacise, ne zgjedhje te lira e pluraliste nga Sovrani.

Gjithsesi si antar i ketij parlamenti jam munduar me sa kam pasur mundesi qe te denoncoj hapur cdo afere, uzurpim, mosqeverisje te grupeve te caktuara qe kane pushtuar qeverisjen e Shqiperise. Vlersimin per kete e jepni ju te respektuar elektorat, popull, motra e vellezer qe si asnjehere tjeter jemi te rraskapitur e drobitur, te rrenuar e keqtrajtuar. Mos e humbni shpresen, ajo po vjen shpejt.

LEXO EDHE:  LSI kujtohet për tragjeditë në det pas 4 ditësh/ Mesazh Ramës

LEXO EDHE:  "Festa të trishta, që nuk i meritojmë"/ Deputeti zbulon fajtorin

Dita e bardhe e zgjedhjeve po afrohet nxitimthi, prandaj me mencurine, zgjuarsine, ndershmerine tuaj, mos u mashtroni, mos u joshni nga aktrimet e Rilindjes por te jeni rreth bashkuar me opoziten shqiptare per te larguar kete te keqe te madhe. Sot si asnjeher tjeter nuk eshte betej per forcat politike por betej per mbrojtjen e Kushtetutes dhe per Shqiperin Demokratike.Gjithmone me ju dhe zeri juaj Lefter Maliqi”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE