LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen detajet/ Ku ndryshon takimi i Albin Kurtit me Bashën, nga takimet e tjera?

28 Tetor 2019, 12:23, Satire Politike CNA

Dje në rrjetet sociale u publikua fotoja e një dreke ku shihej kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet që të marrë detyrën e kryeministrit të Kosovës, i cili gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime intensive në Tiranë, me faktorët zyrtarë dhe opozitarë në Shqipëri. Përfshirë këtu edhe një takim të gjatë me kryeministrin Edi Rama.

Më pas me presidentin Meta, me ish-kryeministrin Meta. Ndërsa dje ka takuar edhe Lulzim Bashën.

Por, ku ndryshon takimi i Albin Kurtit me Bashën, nga takimet e tjera?

Të gjitha takimet e tjera kanë qënë zyrtare, konfidente, në Presidencë apo në Kryeministri, etj.

Kurse takimi me Lulin ka qënë një drekë, ku në krye ishte Çimi.

Luli, edhe pse ka shumë para, njihet si mashtrues, nuk ka denjuar që ta paguajë vetë drekën, prandaj ka lënë Çimin në krye. Ky i fundit, si mik dhe bashkëpunëtor i Ilir Metës nuk ka shkuar pa qëllim në atë drekë. Ka shkuar si i deleguar i Metës për të parë nëse Luli do ta shajë apo jo tek Albini.

Se Luli, tjetër bën e tjetër thotë. Kështu që Likja e ka zgjedhur ?trimin? e ka vënë në krye të tavolinës, i ka dhënë edhe lekët që të paguajë drekën, se kanë edhe një hall të madh. Kanë hall se hanë drekën dhe Luli ikën pa paguar. Dhe duhet ta paguajë miku pastaj.

Kështu që edhe Çimi shkon, edhe dreka paguhet, edhe bisedat i dëgjon, edhe Ilir Metës ia raporton pastaj.

Ndryshe nga të gjitha takimet që dukeshin serioze dhe zyrtare, ky i fundit është më jo zyrtari. Hajt të hamë e hajt të pimë. Luli kështu ka katandisur tani, dhe së shpejti pritet të merret me tallava tani se me politikën duket se ?dështoi me sukses?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga