LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau me çifte kunatin/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali: Më tradhtonte motrën

28 Tetor 2019, 13:08, Kronika CNA
Vrau me çifte kunatin/ Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali:

Zbardhet vrasja e shqiptarit ditën e djeshme në Romë pas një sherri në familje.

Luan Zalta vrau ditën e djeshme me armë zjarri kunatin e tij Shpendi Allushi.
Sipas mediave italiane, autori dhe viktima kohët e fundit kishin pasur debate të shumta dhe të vazhdueshme, pasi Zalta e akuzonte Allushin se i tradhtonte motrën.

Sherri agravoi dhe Luani Zalta ka nxjerrë armën e gjahut që e mbante të fshehur në shtëpi pasi e kishte pa leje dhe ka qëlluar vetëm një herë kunatin e tij, duke e lënë të vdekur.

Luan Zalta është transportuar në spital për ndihmë pasi ka disa plagë si pasojë e përleshjes me kunatin./CNA.al

Lajmet e fundit nga