LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Kurtit/ Fatos Lubonja zbulon detaje nga takimi

28 Tetor 2019, 19:11, Politikë CNA
Vizita e Kurtit/ Fatos Lubonja zbulon detaje nga takimi

Analisti Fatos Lubonja nga studio e ?Opinion? ka komentuar  vizitën e Albin Kurtit në Tiranë dhe takimet e tij me politikanët dhe gazetarët.

Sipas Lubonjës, lajmi i takimit të Kurtit me Ramën është bërë më i madh nga ç’duhej pasi kreu i Vetëvendosjes gjatë vizitës së tij  në Tiranë është takuar me shumë politikanë majtas dhe djathtas.

Si i pranishëm në një nga takimet me Kurtin, Lubonja është shprehur  se gjatë bisedimeve me liderin e Vetëvendosjes është folur edhe për kryeministrin Edi Rama dhe roli që ai ka në një sistem politik, ku një grusht të pasurish, sundojnë politikën dhe kanë bërë shtetin armik me qytetarët.?

?Vizita e Albin Kurtit në Shqipëri, ku ishit edhe  ju. Çfarë u diskutua, u fol për Ramën?

Te ne është një parim që e ka korruptuar shumë media në përgjithësi, sidomos portalet për klikime. Ka më shumë rëndësi klikimi se lajmi dhe brendësia e lajmit. Kurti është politika i njohur prej kohësh. Ka ardhur në Shqipëri, ka takuar politikanë majtas e djathtas, edhe gazetarë, do të informohet.

Sa u fol për kryeministrin?

Ajo që u fol dhe për kryeministrin është se këtu nuk është çështje kryeministri. Kurti ka disa sfida të rëndësishme, u fol për sfidat që ai ka. Ky sistem që kemi ngritur, ku një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët. Kryeministri ynë është pjesë dhe ndërtues i këtij sistemi. Kurti dëgjon, flet, ka marrë një angazhim dhe kjo sfidë është shumë komplekse dhe u fol për të, pra për të çliruar shtetin nga këta, ku hyn dhe roli i Ramës. Kaq.?, ka deklaruar Lubonja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga