Connect with Us

Tentoi të përdhunonte të renë/ Arrestohet 36 vjeçari

Kronika

Tentoi të përdhunonte të renë/ Arrestohet 36 vjeçari

Publikuar

-

I akuzuar për pengmarrje/ Kapet më Kosovë 33 vjeçari shqiptarë

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një 22-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, shtetasin O. C., 36 vjeç, banues në Elbasan pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare.
36 vjeccari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentative.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E mitura e kallëzoi për ngacmim seksual/ Arrestohet 56 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar një 56 vjeçar pasi një shtetase e mitur ka bërë kallëzim për të për akuzën e ngacmimit seksual.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

10 ish-gjyqtarë të nivelit të lartë nën hetim/ Rrethohet pasuria e tyre

Publikuar

-

Nga

Skandali i ‘Ndragheta’/ SPAK hetim për tenderët që nga 2013-ta

Për herë të parë në historinë e pluralizmit, në Shqipëri ka nisur procesi i sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe të fshehura të ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, një detyrim ky ligjor, por edhe një nga kushtet e Bundestagut Gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE.

Vetëm disa muaj pas themelimit, SPAK ka rrethuar pasuritë e fshehura dhe të dyshimta të 10 ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtuese.

Fillimisht, në 28 prill 2020, SPAK ka hapur një dosje për 20 ish gjyqtarë të shkarkuar nga Vetingu, emra të njohur të drejtësisë.

20 ish gjyqtarët VIP dyshohen për kryerjen e veprave penale të përvetësimit të pasurive publike dhe publike përmes mashtrimit, fshehja e pronësisë mbi pasuri të pabujshme, fshehja e të ardhurave, mospagim taksash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie, refuzim për deklarim dhe mashtrim me deklarimin e pasurisë, shkruan Shqiptarja.com.

Sipas të njëjtës media, në 7 maj 2020, SPAK ka ndarë dosjen, ku çështjen për 10 ish gjyqtarë të apelit dhe shkallës së parë, i ka kaluar në kompetencë të prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Për 10 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, SPAK ka nisur hetimet për fshehje dhe mashtrim me pasuritë.

LEXO EDHE:  Përplasën për vdekje 61 vjeçarin/ Vihen në pranga dy të rinjtë

LEXO EDHE:  Arrestohet “Maradona” shqiptar/ Aksidentoi dy persona i dehur

Prokurorët e SPAK kanë administruar dokumentacionet, kontratat e energjisë elektrike, dokumentet për të ardhurat e ligjshme si dhe kanë marrë në pyetje mirëmbajtësit e rezidencave të ish gjyqtarëve, të afërmit e tyre etj.,për të provuar para Gjykatës Speciale fshehjen dhe mashtrimin me pasurinë, në kuadër të kërkesave për sekuestrim.

Në rast kur një ish gjyqtar e ka regjistruar pasurinë në emrin e një të afërmi të tij, SPAK është angazhuar në terren, duke pyetur fqinjët se kush e ka frekuentuar banesën, banorë të tjerë të zonës që mund kenë dijeni, administratorët e firmave ndërtues etj.

Hetimet janë shtrirë tek familjarët e ish gjyqtarëve, në emër të të cilëve ish gjyqtarët kanë deklaruar dhurata, hua apo pasuri.

Deri më tani, SPAK ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish anëtarit të kësaj gjykate Fatos Lulo dhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Kërkesa është pranuar nga Gjykata Speciale. Në vijim, SPAK do të marrë vendim për pasuritë e 7 ish gjyqtarëve të tjerë, nëse do të kërkojë apo sekuestrimin.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U ekzekutua në mes të qytetit/ Zbardhen lidhjet e biznesmenit me politikën

Publikuar

-

Nga

Kamer Idrizi, biznesmeni 43-vjeçar i ekzekutuar një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut ishte një person i njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.

Nga ana tjetër në profilin e tij në rrjetet sociale ai duket se ka pasur lidhje të afërta me pjesëtarë të Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoni me të cilët ka ndarë edhe foto në rrjetet sociale, raporton ABC

Idrizi u vra me breshëri plumbash teksa po udhëtonte me makinën e tij ndërsa i plagosur mbeti edhe nipi i tij 22-vjeçar i cili si pasojë e 6 plumbave të marrë në trup ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

LEXO EDHE:  Lushnje/Kapet hajduti

LEXO EDHE:  Me armë dhe kokainë me vete/ Arrestohet 30 vjeçari në Tiranë

Në drejtim të makinës me të cilën ata po udhëtonin autorët qitën më shumë se 90 plumba. Në vitin 2019 Idrizi i kishte shpëtuar një tjetër atentati në një hotel në Shkup./CNA.al

LEXO TE PLOTE