Connect with Us

Sot jemi 6 vite më pas/ Çfarë paralajmëroi Sokol Olldashi në parlament

Politikë

Sot jemi 6 vite më pas/ Çfarë paralajmëroi Sokol Olldashi në parlament

Publikuar

-

Shtatë nëntori i 2013-ës do të ishte seanca e fundit plenare për ish-ministrin e ndjerë të Transporteve, Sokol Olldashin.

Pak ditë më pas ai ndërroi jetë nga një aksident automobilistik në rrugën Tiranë – Elbasan.

Në këtë fjalim shfaqen qëndrimet e hapura të tij ndaj situatës politike në vend, ndërsa PD vinte pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në 23 qershor dhe koalicioni i majtë PS-LSI, ishte në muajin e dytë të qeverisjes.

Fjalimi i Olldashit 6 vite më parë, do të marrë kontekstin historik në të ardhmen të perceptimit të pushtetit, politikës dhe raportit të tyre me zgjedhësit shqiptarë.

Por, fjalimi i Olldashit kishte edhe një paralajmërim të fortë, ndërsa theksonte se “Më vonë filluam të paguajme komisionerët, më pas filluam të paguajme makinat për t’i sjellë njerëzit të votojnë, më pas filluam të paguajmë grupet e margjinalizuara per t’u marë votat.
Akoma më pas, e cuam përtej. Pse të lodhemi dhe të paguajmë makina, zgjedhës që të vijnë dhe të votojnë, komisionere?!?!?! Me mirë i biem drejt, paguajmë zgjedhës në një proces që nuk eshte më zgjedhor, por një treg kërkesë-ofertë për blerje votash me shumicë dhe pakicë.
Paguajmë zgjedhësit direkt dhe kjo është “demokracia direkte”!
Por kjo nuk është demokracia direkte e vullnetit të njerëzve, por është “demokracia direkte” e xhepave. Por kjo, nuk është demokracia për të cilën kanë nevojë shqiptarët.

E cuam më pas më tutje, ndonëse ne të gjithë bëjmë sikur e harrojmë këtë gjë. E cuam edhe te tregtimi i deputeteve. E nisi Nano në parlamentin e 2001, e vazhduam ne, kur do zgjidhnim presidentin në 2007. Dhe bëjmë prapë sikur nuk e shikojmë dhe nuk e dime këtë gjë.”.

Fjalimi i plotë i Sokol Olldashit në 2013:

E vërteta e Korcës, sic është jo sic na pëlqen ( fjala e mbajtur sot në parlament)

Nuk hyj tek deputetet e vjetër të këtij Parlamenti, por, gjithësesi, m’u bë një periudhë kohe prej 12 vjetësh tashmë këtu dhe, kurrë, nuk e kam ndjerë veten më keq sesa sot, në këtë seancë. Është një seancë e pështirë, e turpshme!

Është një seancë ne të cilën, në qoftëse do të kemi grimcën me të vogël të përgjegjësisë, duhet të ndërpresim kalendarin e dites dhe të merremi thelbësisht me këtë cështje.

Ajo që ka ndodhur në Korcë, gjej rastin të falenderoj median që e transmetoi, është vërtet shumë e rëndë. Por, nuk është vetëm kaq! Problemi është shumë më i madh sesa 20.000 lekë që iu dhanë studentëve në Korcë! Problemi është kthyer në sistem dhe, nëqoftëse ne duam të meremi seriozisht me te, duhet të kuptojmë dhe pranojme atë cka realisht po ndodh.

Reagimi ynë, pas asaj që u pa në Korce, është i pritshëm, është normal. Ne jemi opozitë dhe nuk mund të pranojmë që të shikojmë enturazhin e pushtetit me para në dorë duke blerë vota.
Nëqoftëse nuk bëjmë këtë reagim, ne nuk e meritojmë fare të jemi këtu. Detyra jone është pikërisht kjo.

Por a mbaron detyra jonë këtu?!

Dhe a mbaron detyra juaj tek mbrojtja?!E prisja edhe reagimin e Partisë Socialiste që do të gjente një artificialitet për të dalë nga kjo situatë, duke thënë që po paguanin autobuzin.
Por, nga ana tjetër dua t’i drejtohem shumë deputetëve, të djathtë dhe të majtë, gjithëkujt qe ka nje grimcë përgjegjshmërie – ka plot njerëz për të cilët kam konsiderata pozitive njerëzore, pavarësisht se nuk i besoj apo pranoj aresyetimin apo vokacionin e tyre politik – a do të merremi ne me ketë problem? Apo do të bejmë sikur nuk shikojmë?

Kjo që po ndodh është e tmerrshme!

Nëse kthehemi mbrapa, në vitin 1991 dhe 1992, kur janë bërë zgjedhjet e para pluraliste në këtë vend, nuk është paguar askush, nuk është harxhuar asnjë qindarkë e vetme, as nga kandidatët as nga komisionerët! Askush nuk ka paguar askënd. Pse? Sepse njerëzit kishin një zemër, kishin një moral dhe kishin një shpirt. Vinin dhe e bënin gjithëcka me dëshirë. Si tanët, si tuajt.

LEXO EDHE:  Kërcënuan me jetë gjyqtarin/ Shoqërohen në polici dy autorët

Cfarë ndodhi më vonë?

Më vonë filluam të paguajme komisionerët, më pas filluam të paguajme makinat për t’i sjellë njerëzit të votojnë, më pas filluam të paguajmë grupet e margjinalizuara per t’u marë votat.
Akoma më pas, e cuam përtej. Pse të lodhemi dhe të paguajmë makina, zgjedhës që të vijnë dhe të votojnë, komisionere?!?!?! Me mirë i biem drejt, paguajmë zgjedhës në një proces që nuk eshte më zgjedhor, por një treg kërkesë-ofertë për blerje votash me shumicë dhe pakicë.
Paguajmë zgjedhësit direkt dhe kjo është “demokracia direkte”!
Por kjo nuk është demokracia direkte e vullnetit të njerëzve, por është “demokracia direkte” e xhepave. Por kjo, nuk është demokracia për të cilën kanë nevojë shqiptarët.

E cuam më pas më tutje, ndonëse ne të gjithë bëjmë sikur e harrojmë këtë gjë. E cuam edhe te tregtimi i deputeteve. E nisi Nano në parlamentin e 2001, e vazhduam ne, kur do zgjidhnim presidentin në 2007. Dhe bëjmë prapë sikur nuk e shikojmë dhe nuk e dime këtë gjë.

E nisi Nano, e prefeksionoi LSI-ja por, per hir të së vërtetës, jo vetëm LSI. Edhe parti të tjera, të vogla, në koalicion me ju apo në koalicion me ne.

Edhe ne të PD-se bëmë sikur s’e pamë.

Dhe vijmë sot, në Korcë.

Por, përpara Korces kemi qënë në 23 qershor. Nuk ka pasur gjë më të turpshme, gjë më të felliqur sesa fushata e 23 qershorit.
Shkonim nëpër zonat elektorale dhe u thonim zgjedhesve: “kemi bërë këto punë, kemi këtë projekt”.
Dhe përgjigjia që na vinte ishte: “ky ka dhënë 20; ky ka premtuar 30; ky tjetri 50. Sa jep ti?”

Ne u detyrohemi një ndjesë dhe një përgjigje qytetareve shqiptare.
Dhe, në qoftë se duam seriozisht te merremi me këtë problem, duhet të fillojmë të merremi që sot.

Nuk mund te fusim thjesht kokën në rerë si struci dhe thjesht të themi që fajin e ka PS-ja. Sigurisht që ju e keni fajin për atë që keni bërë në Korce! Pa asnje dyshim! Jeni përgjegjës moralisht, politikisht dhe ligjërisht! Perpara njerezve dhe ligjit.

Por, faj kemi sigurisht edhe ne qe kemi bërë sikur s’e kemi parë këtë fenomen kur e bënin partitë në koalicion me ne.

Ne tetë vjet, ne e futëm Shqiperine ne NATO, hoqëm vizat, ndërtuam 1300 shkolla, 10 mijë kilometra rrugë dhe 799 ujësjellës. Po pse humbëm?!

Në mënyrë figurative humbëm për shkak të emisionit “Fiks Fare”! Sepse ne nuk e pamë, apo bëmë sikur nuk e pamë dy vjet e kusur me parë. Ndërsa ju e patë atë emision, madje edhe e “hëngret” ne 1 prill.

Kemi vertet vullnet dhe dëshire për t’u marë me këteë cështje?? Shpresoj që po! Por, nëse duam vërtet të merremi me këtë cështje dhe t’u japim një përgjigje shqiptareve, duhet të ndajmë mendjen që në këtë paralament disa do të vazhdojnë të jenë deputetë, ndërsa të tjerë duhet të lenë karriget. Nuk mundet që në këtë sallë të paralamentit të bashkëjetojnë të patrazuar, deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend për një kategori; ose për deputetët, ose për blerësit. Të dyja palët këtu, bashke, nuk mund të rrinë dot.

Duhet te merremi dhe duhet te fillojme qe sot!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon Gazment Bardhi/ “Një kryebashkiak socialist i dënuar për vrasje”

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme, teksa foli për kryebashkiakët socialistë që, deri më tani, kanë kaluar në “sitën” e tyre.

Denoncimin Gazment Bardhi e bëri nga studioja e TV “ABC NEWS” ku deklaroi se opozita ka në proces verifikimi 12 kandidatë për Bashki dhe kryebashkiakë socialistë.

“Kemi në proces rishikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës. Jemi duke pritur dokumentacionet që vërtetojnë krimet që ata kanë kryer. Nuk është detyra jonë të verifikojmë që x kandidat ose kryetar i pranishëm, ka qenë i dënuar dhe ka gënjyer në formularët e dekriminalizimit. Çdo person me rekorde kriminale është zbuluar nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga hetimet tona. 12 socialistë kemi aktualisht në proces verifikimi. Sapo marrim dhe provojmë me dokumentacion se të dhënat që kemi siguruar rezultojnë të vërteta, i publikojmë”, u shpreh ai në emisionin “Mbrëmje në Abc”.

Bardhi denoncoi se kryetari i një Bashkie të rëndësishme është dënuar në një nga vendet e BE-së për vrasje, por nuk preferoi të zbulojë emrin për momentin.

LEXO EDHE:  Tre qëndrime të ndryshme në Bundestagun gjerman për negociatat ndaj Shqipërisë/ Çfarë pritet të ndodhë sonte

LEXO EDHE:  Tre qëndrime të ndryshme në Bundestagun gjerman për negociatat ndaj Shqipërisë/ Çfarë pritet të ndodhë sonte

“Në një rast një person është i dyshuar pasi në një nga vendet e BE është i dënuar për vrasje, sikundër ka edhe disa raste kur dyshohen për trafik droge. Nëse është i dënuar, sigurisht që e ka vërtetuar gjykata, ajo që pres unë është që të marr dokumentacionin e gjykatës, nëse rezulton që është i dënuar sigurisht që e ka kryer atë krim. Është bashki e rëndësishme, nuk mund të jap më shumë informacione, sigurisht që është njeri publik, pavarësisht se është emëruar nga Edi Rama”, theksoi demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do ti hap BE negociatat me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Komisioneri për Zgjerimin

Publikuar

-

Nga

Përveç menaxhimit të shumës prej 1.15 miliard euro që ka përfituar Shqipëria nga Konferenca e djeshme e donatorëve, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka dhene përgjigje edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarja e medias gjermane “Dojçe Welle”, nëse mendon se pas dhenies së donacionit në mars do të kemi dhe hapjen e shumëpërfolur të negociatave, Varhely u përgjigj:

“… Sot Shqipërisë i duhej ndihmë dhe ne e ndihmuam. Sa i përket procesit të zgjerimit, Shqipëria ka dhënë rezultate dhe ne jemi duke punuar me ata, por edhe me vendet e BE që të jemi të gatshëm ‘ti hapim negociatat e anëtarësimit. Por këto janë dy gjëra të ndryshme që nuk duhen përzier”.

Mirëpo a është optimist vetë Komisioneri?

LEXO EDHE:  Kufoma e dekompozuar në Korçë/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Kujt i trembet Rama?/ “Vesh jelek antiplumb në Parlament”

“Unë jam optimist, por i matur, kemi shumë punë përpara nesh dhe është shumë herët për të thënë diçka. Por çfarë mund të them është, se ne në Komisionin Europian jemi shumë të përkushtuar për të arritur këtë, Shqipëria po ashtu është gjithashtu shumë e angazhuar të arrijë rezultate. Unë kuptoj sinjale pozitive nga vendet anëtare, por sërish e them, ne duhet të punojmë shumë dhe fort!”, ka qenë përgjigja e Oliver Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Donacioni 1.15 miliardë euro/ BE e angazhuar për të mënjanuar korrupsionin

Publikuar

-

Nga

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një bisedë me median gjermane “Dojçe Welle”, krahas të tjerave, ka folur edhe për shumën prej 1.15 miliardë euro të dhenë nga donatorët në Konferencën e djeshme për Shqipërinë të zhvilluar në Bruksel, duke u shprehur dhe për rolin e BE-së në menaxhimin e tyre. Në mënyrë që të mënjanohet rreziku i korrupsionit, i cili është evident në një administrat të akuzuar sistematikisht për ushtrim të tij.

“Sigurisht implementimi do të jetë çelësi, parimet, për të cilët kemi rënë dakord me Bankën Botërore dhe me institucionet e tjera financiare duhet të respektohen. Kemi vendosur marrëdhënje të mira pune me qeverinë e Shqipërisë deri më tani, e do të sigurojmë që paratë të përdoren arsyeshëm. Do punojmë edhe që të aftësohet Shqipëria për përballimin e tërmeteve në të ardhmen. Tani na duhet t’i investojmë me mençuri këto para. E do t’i ndihmojmë Shqipërisë ta bëjë këtë”, ka qenë përgjigja e komisionerit Varhelyi për pyetjen: “Cili do të jetë roli i BE-së në menaxhimin e fondeve të mbledhura?”

Ndërkohë për pyetjen tjetër:“Si do mund të mënjanohet rreziku i korrupsionit?”, përfaqësuesi i Zgjerimit të BE-së ka dhenë përgjigjen e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Kujt i trembet Rama?/ “Vesh jelek antiplumb në Parlament”

LEXO EDHE:  CNA.al e paralajmëroi/ E premte e “zezë” për qeverinë

“Korrupsion nuk do të ketë dhe nuk do të tolerohet. Ne do të jemi të përfshirë në implementimin dhe është shumë e qartë se ku janë nevojat më të mëdha, në sektorin e strehimit dhe ndërtesat publike. Aty do të fokusohemi edhe ne. Dhe sigurisht, që nëse do mundemi t’i modernizojmë këto rajone në Shqipëri, do ta bëjmë këtë. Por siç thashë, ne do të jemi shumë të përfshirë në implementimin e fondeve dhe do të sigurojmë që të gjitha parimet dhe rregullat tona të respektohen”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE